Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis për çështjen “Beleri”. Xhaçka thotë se organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu, se kjo çështje është vetëm e drejtësisë dhe e asnjë prej qeverive të dy vendeve. Reagimi i plotë: Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë,kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është…
Author: tirana
“Demat e kuq” të Partizanit duket se janë të vendosur për të arritur fazën e grupeve të Conference League, teksa që nga minuta e parë kanë “piketuar” portën kundërshtare, me goditje nga çdo pozicion i mundshën i fushës. Pas 25 minutash përpjekje ka ardhur dhe goli i “të kuqve” të Zoran Zekiç. Një ekzekutim perfekt i goditjes së këndit nga Arinaldo Rrapaj kapet bukur me kokë nga “bomberi” kongolez, Archange Bintsouka, i cili çon topin në rrjetë, duke nisur festën në “Elbasan Arena”. Rezultati shkon në 1 me 0.
Rrjetet indiane të lajmeve po ankohen se një hartë e lëshuar nga Ministria e Burimeve Natyrore të Kinës tregon Arunachal Pradesh dhe Pllajën Aksai Chin si territor kinez. “Këto pretendime nuk kanë asnjë bazë,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme indiane Arindam Bagchi. Ai theksoi se me lëvizje të tilla, Kina e bën të vështirë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kufitare. Nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga Pekini. Ministri i Jashtëm indian S Jaishankar e quajti pretendimin e Kinës “të pabazë”. “Kina ka publikuar në të kaluarën harta që pretendojnë zona që i përkasin vendeve të tjera. Kjo nuk është asgjë…
Luizi dhe Kiara po shijojnë romancën e tyre pas përfundimit të “Big Brother VIP” dhe duken më të lumtur se kurrë. Por përveç kohës që kalojnë me njëri tjetrin, ata nuk ndahen as nga familjet e tyre. Këtë e ka vërtetuar edhe këngëtari sot, teksa ka postuar një foto, ku shfaqet duke folur në një video-call me moderatoren dhe nënën e tij njëkohësisht. Kjo tregon edhe njëherë se marrëdhëniet e Kiarës me vjehrrën e saj janë shumë të mira, teksa janë parë shpesh së bashku edhe duke bërë shoping. Disa ditë më parë, prondërit e Kiarës festuan 30-vjetorin e martësës…
Gazetari Eni Ferhati paralajmëron se komunikimet në aplikacionin “SKY ECC” do të zbardhin shumë ngjarje të tjera kriminale dhe korruptive, pasi ka 16 mijë përdorues shqiptarë, mes të cilëve politikanë, biznesmenë dhe zyrtarë. Në një intervistë në Euronews Albania, Ferhati deklaroi se zbërthimi i bisedave mund të tronditë organet ligjzbatuese në Shqipëri. “Është një sfidë për SPAK-un që këto biseda komprometuese t’i kthejë në provë, pra t’i faktojë. SPAK-u ka administruar biseda shqetësuese për mënyrën e mendimit kriminal, deri ku shkonte guximi i grupeve kriminale”, deklaroi Ferhati. “Presim që nga zbërthimi i bisedave të tjera të këtij aplikacioni ‘Sky’, ku me…
Pediatrit dhe prindërit në SHBA po u bëjnë thirrje autoriteteve që të ndalojnë tregtimin pijeve energjike te fëmijët dhe të miturit. Efektet anësore për fëmijët që konsumojnë kafeinë përfshijnë rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës dhimbje koke, dridhje, shqetësime në stomak dhe efektet negative emocionale në shëndetin mendor. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) aktualisht po shqyrton një kërkesë të udhëheqësit të shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer për të hetuar përmbajtjen e kafeinës te këto pije të reja që kanë dalë në treg, pasi në etiketa nuk tregohet përmbajtja e vërtetë, tha një zëdhënës. Në SHBA…
Në Montecarlo po ndahen çmimet e trajnerit dhe lojtarëve më të mirë të vitit. Pas përfundimit të shortit të UEFA Champions League, Pep Guardiola është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2022/23 nga UEFA. Tekniku spanjoll fitoi gjithçka me Manchester City këtë sezon, tripletën e famshme si dhe Superkupën e Europës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se themeli nga duhet të ngrihet strukutra e re e PD-së është bashkimi i kësaj force politike. Komentet Gjekmarkaj i bëri përmes një postimi, ku thuhet se shoqëria shqiptare nuk i afrohet PD për interesa personale të disa individëve. Ai thotë se kryeministri Edi Rama po i ndërsen kundër njëra-tjetrës palët në PD, ku sipas tij, secila palë akuzon tjetrën si shërbëtore të Ramës. Sipas Gjekmarkaj, këto përçarje e shkatërrojnë çdo mundësi për t’u përballur me kundërshtarin dhe e bëjnë PD-në një forcë politike joserioze. Reagimi i Gjekmarkajt: Demokratet prej dy vitesh…
Një grup qytetarësh kanë dalë në protestë para Presidencës kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Dritan Goxhajn, ish anëtar i UÇK-së, i arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale. Gjatë protestës qytetarët janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm, ndërsa kanë kundërshtuar ekstradimin e tij. “Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaj protestë që shoqëron qytetarët. Avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.
Dua Lipa është parë duke bërë blerje në Ibiza të mërkurën me të dashurin Romain Gavras dhe familjarët e saj. 28-vjeçarja dukej në formë me një bluzë me dekolte të hapur dhe një palë xhinse. Pas udhëtimit për blerje, grupi më pas u nis për një drekë në Casa Jondal. Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet e saj sociale. Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjini kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeçe dhe djalin Gjin, 17 vjeç.
Shorti i fazës së grupeve të Champions League për sezonin 2023-2024 u hodh në “Grimaldi Forum” në Monaco. Ishin 32 skuadra, 26 të kualifikuara direkt në këtë fazë dhe 6 të tjera të mbërritura nga eliminatoret, të cilat u ndanë në tetë grupe me nga katër skuadra. Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet në Wembley, më 1 qershor 2024. Spikat në Grupin A dueli Bayern – Manchester United dhe në Grupin C Real Madrid – Napoli. Me fat Interi, që kundërshtarin më të fortë në Grupin D ka Benfikën, ndërsa Milani duhet të shtrëngojë dhëmbët në Grupin F me…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen me 14 shtator. Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell nga një konferencë për shtyp në Spanjë. Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash. Më 30 gusht, BE-ja përsëriti thirrjen për të dyja që të krijojnë një klimë…