Author: tirana

Nga 26 monumente natyrore për të cilat janë mbajtur statistika të vizitorëve, të paktën 50% të totalit i kanë marrë dy prej tyre. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raportoi se Shpella e Shënandoit në Kurbin arriti të tërhiqte në pjesën e parë të vitit të paktën 27% të vizitorëve. Në vendin e dytë renditen Banjat e Bënjës në Përmet me 23% të vizitorëve. E treta në listë, Rana e Hedhun në Shëngjin. “Në kategorinë Monumentet e Natyrës, janë të shpallura 26 zona dhe vetëm në 25 prej tyre janë vizituar prej 44,790 vizitorë. Nga këta 65% janë vizitorë vendas dhe…

Read More

34-vjeçari Michael Zanera është një prej pesë punëtorëve që humbën jetën në tragjedinë në Brandizzo, teksa u shtypën nga treni i linjës. Ai punonte si saldator që nga viti 2019 për Sigifer. Pak para se të ndodhte tragjedia, i riu kishte postuar në TikTok një foto gjatë punës, ku në momentin kur saldonte shinën e hekurudhës është shfaqur imazhi i një kryqi. “Është hera e parë që më ndodh kjo. Teksa po balancoja hekurudhën, doli një kryq. Zoti kërkon patjetër të më thotë diçka edhe pse kohët e fundit e thërras dhe i lutem çdo ditë sepse nuk po kaloj…

Read More

Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së në kuadër të strategjisë së opozitës për t’u përballur me mazhorancën gjatë sesionit të ri parlamentar që pritet të nis më 4 shtator. Ai theksoi se Rithemelimi do të shumëfishojë përpjekjet dhe denoncimet për të përballur me atë që ai e cilësoi si regjimi i kryeministrit Rama. “E nisim këtë sesion paralamentar, në sesionin e betejave më të fuqishme kundër këtij rregjimi të damkosur në shkallë maksimale, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Unë e kuptoj që për mënyrën si funksionon parlamenti, ai funksionon si një parlament cubash,…

Read More

Fatos Nano prej 9 ditësh është i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS-së, i kanë vendosur një tub plastik në fyt, që e ndihmon në furnizimin me oksigjen. Fatos Nano vuan nga SPOK-u, një sëmundje që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive.

Read More

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Ditën e Sotme ajo ka takuar Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të vendit Olta Xhaçka. Takimi mes tyre u zhvillua rreth orës 10:00. Në deklaratë për mediat, Xhaçka tha se ministret diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme. “Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të përbashkët. Vizita e Ministres kanadeze është shprehje e vullnetit për ta zhvilluar në mënyrë intensive bashkëpunimintonë. 35 vite marrëdhënie diplomatike,…

Read More

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj ka komentuar deklaratat e bëra nga avokati Spartak Ngjela, i cili ka folur për periudhën e trazirave të 1997-ës, kohë kur lideri i PS-së Fatos Nano u burgos. Ngjela kujtoi takimin e parë me Nanon kur ishte në burg, ndërsa rrëfeu se dërgoi makinën e tij në Burgun e Tiranës për ta nxjerrë e për ta çuar të sigurt deri në shtëpinë e tij. Malaj thotë se Fatos Nano ndonëse e dinte që jeta e tij ishte në rrezik nuk pranoi që të arratisej nga burg, kurse Ngjela, i cili asoj kohe mbante…

Read More

Sali Berisha ka mbledhur këtë të premte grupin parlamentar të Rithemelimit, ku ndër të tjera tha se kryeministri Edi Rama po mban në burg Fredi Belerin, në mënyrë që t’i skadojë afati 90 ditë për të mos u betuar si kryetari i ri i bashkisë së Himarës. “Nuk u prit në Athinë sepse samiti ishte për vlerat europiane që duhet të ndajnë vendet e rajonit. Mban në burg Belerin që të skadojë afati i 90 ditëve që ai të mos betohet si kryetari i bashkisë së Himarës”,-tha Berisha. Pjesë nga fjala e Berishës: E nisim këtë sesion parlamentar, në sesionin…

Read More

Për herë të parë, Pentagoni ka hapur një faqe të re për t’i ofruar publikut të gjerë të gjitha informacionet e mundshme të deklasifikuara mbi UFO-t. Faqja e re e internetit u zbulua më 30 gusht dhe do të ofrojë gjithashtu video dhe foto, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve më të zakonshme rreth UFO-ve. “Ne jemi të përkushtuar ndaj transparencës”, tha Pentagoni. Faqja është ende në ndërtim, ajo përmban një seksion ku zyra do të “pranojë raporte nga punonjësit aktualë ose të Qeverisë së SHBA-së, anëtarët e shërbimit ose kontraktorët me njohuri të drejtpërdrejta të programeve ose aktiviteteve të…

Read More

Këtë të premte, rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata të cilit i është caktuar masa “detyrim paraqitjeje” lidhur me hetimin e koncensionit të sterilizimit është paraqitur në SPAK. Po ashtu në SPAK është paraqitur edhe Genc Byrazeri. Sipas masës së sigurisë së vendosur nga GJKKO procedura e përcakton se Gjata duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të premten e fundit të çdo muaj. Rektori i Mjekësisë në dhjetor të vitit 2015, kohë kur u nënshkrua kontrata midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë koncesionare “SaniService”, ka pasur detyrën e anëtarit…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, një 50-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar pasi ishte në kërkim prej 5 vitesh. A. K, banues në fshatin Trebisht i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 31.12.2017 pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O. “Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës “Shqiponja”, të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim,…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, Policia rrugore e Elbasanit po ushtron kontrolle masiv në disa akse rrugore. Kontrollet synojnë rritjen e sigurisë në rrugë dhe shlyerjen e detyrimeve, si gjobat e papaguara. Postblloqet janë ngritur në akset, ku ka fluks të shtuar mjetesh.

Read More

Ish-banorja e “BBVip 2”, Dea Mishel ka dhënë një mesazh të fortë me anë të një postimi në Instagram, ku flet për veten dhe për të gjitha vajzat që gjykohen në shoqërinë tonë. Ajo shkruan se në jetë e ka arritur çdo gjë vetë, por sërish është përballur me paragjykime se prapa arritjeve të saj fshihet një mashkull dhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Dea Mishel shprehet se ka zgjedhur të jetë një vajzë e lirë, e pathyeshme dhe që të gjitha mundësitë po ja krijon vetë vetes. Postimi i plotë Është e çuditshme se si që nga 1400…

Read More