Tranjeri i ekipit kuqezi ka zbuluar listën me 25 lojtarë, që ka ftuar për të përfaqësuar kombëtaren në dy sfidat kualifikuese të shtatorit për kampionatin europian “Gjermani 2024”. Rikthehet mbrojtësi Arlind Ajeti, që ka veshur fanellën kuqezi si titullar i padiskutueshëm në Europianin 2016. Po ashtu është rikthyer në kombëtare “raketa” Odise Roshi, i cili luan për Sakaryaspor në ligën e dytë të Turqisë. Ka risi në sulmin kuqezi pasi do ti shtohen reapartit ofensiv dy bomberë nga Kosova si Mirlind Daku dhe Arbnor Muja. Sulmuesi i Rubin Kazan dhe ai i Antwerp janë pajisur prej ditësh me pasaportën shqiptare…
Author: tirana
Në konferencën e përjavshme me gazetrët, kreu i Rithemelimit, ka komentuar ndër të tjera edhe gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos, të cilit i uroi shërim sa më të shpejtë. “Komenti im është ky: me gjithë sinqeritetin e me zemër i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë, ta kalojë këtë situatë, jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej se po të shkoj do të dënoja, me ashpërsi më të madhe, fasadën e Jagos. Nëse kishte një Jago, Rama ishte Jago i Fatos Nanos, dhe të të qajë Jagoja. Zoti është i…
Mbledhja e grupit parlamentar të Sali Berishës sapo ka përfunduar dhe ish-kryeministri ka dalë në një konferencë me gazetarët. Mësohet se gjatë mbledhjes është vendosur ndër të tjera që të vazhdohen negociatat me Gazmend Bardhin dhe grupin e tij, për të bërë të mundur një bashkim të dy palëve. “E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gaz Bardhin, kryetarin e grupit dhe të tjerë, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi. Kjo pasi konstatohet se ky vullnet…
Sali Berisha gjatë mbledhjes me grupin e Rithemelimit, përsëriti akuzat ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Një përgjigje për të ka pasur kryetari i PD Lulzim Basha i cili në një reagim në Twitter, shkruan se Rama dhe Berisha sipas tij “janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin” ndërsa ka përmendur dhe kullën. “Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë…
1. Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika. 2. Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të. Mësoni numrat e telefonit. Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë…
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndodhet në spital prej 9 ditësh, nuk është përmirësuar. Ish-kryeministri socialist vazhdon të jetë i intubuar pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator, që në gjuhën mjekësore njihet si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive. Burime nga spitali bëjnë me dije se mjekët i kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale duke i vendosur një tub plastik, që po e ndihmon në furnizimin me oksigjen. SPOK është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe zakonisht është progresive dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jonormale kronike…
Një taksi elektrike me përmasa reale, stacioni i saj dhe një maket i Tiranës ku bien në sy korsite e biçikletave, janë vendosur para sheshit të bashkisë. Nisma e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit fokusohet tek ndërgjegjësimi i fëmijëve me rregullat e të qenit një udhëtar i përgjegjshëm dhe i informuar. Jo më kot, projekti është titullar “Luaj me Taksi”, pasi fëmijët ftohen të luajnë dhe vendosen në rolin e pasagjerit, shoferit si dhe të inspektorit të Bashkisë. “Ne fokusohemi gjithmonë në fushata të ndryshme ndërgjegjësuese dhe pika jonë e preferuar janë fëmijët, si konsumatorë të së ardhmes. Në këtë…
Një 50-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Selenicë të Vlorës, ku u dyshua se në banesën e tij kishte plasur një bombol gazi. Nga veprimet paraprake hetimore, rezultoi se shpërthimi ka ndodhur në territorin e jashtëm të banesës së 50-vjeçarit D.G. Por nuk ka qenë bombola e gazit e cila ka shpërthyer, por një granatë e cila ndodhej në oborrin ngjitur me banesën e 50-vjeçarit. Nga shpërthimi ka marre plage në gjithë trupin dhe gjatë transportit në spital, ai ka humbur jetën.
Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, prezantuan masat për të garantuar sigurinë e fëmijëve në institucionet arsimore. “Kur prindërit dhe gjyshërit i çojnë fëmijët në shkolla, ata ia dorëzojnë shtetit”, që premtoi se fëmijët nuk do të jenë të përfshirë në akte dhune, bullizimi, konflikti, aksidentesh apo konsumi të lëndëve narkotike. Sipas Ballës, askush nuk duhet të guxojë të kryejë veprime të paligjshme në perimetrin e sigurisë së shkollave. “Ministritë tona, e arsimit sportit, dhe ministria e brendshme kanë një rol të drejt për drejt dhe…
Pas shkollave “Bajram Curri”, “Ismail Qemali” dhe “Kongresi i Manastirit” edhe në dy shkolla të tjera ka nisur puna për vendosjen e impiantit fotovoltaik, falë projektit “Sunny School”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën me dije se po punohet për vendosjen e impiantit fotovoltaik në shkollat “Gustav Meyer” dhe “Gjergj Canco”. “Mirënjohje për OSFA! – Falë këtij bashkëpunimi do të rritet pavarësia energjike e shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Krahas ndërtimit të shkollave të reja, Bashkia e Tiranës ka punuar gjatë gjithë verës dhe për rehabilitimin e institucioneve arsimore ekzistuese që gjithçka të…
Një 60-vjeçare nga Milano, e quajtur Sylvie ka humbur 200 mijë euro pasi ra në dashuri me një “ushtar amerikan” në rrjetet sociale. Gjithçka nisi kur mori një mesazh në Messenger nga një i huaj i quajtur Eric, i cili pretendonte se ishte një ushtar amerikan që shërbente në Siri. “Nuk u përgjigja menjëherë, sepse nuk e njihja. Rreth dy muaj më vonë rihapa bisedën në Facebook dhe ai mesazh ishte ende aty. E shtyrë nga kurioziteti, iu përgjigja. Ai më shkroi dhe tha se ndodhej në Idlib, një nga zonat më të rrezikshme në Siri. Lidhja jonë nisi të…
Me ardhjen e shtatorit dhe rikthimin në rutinën normale, është koha për të marrë atletet dhe për të përqafuar një mënyrë jetese të shëndetshme. Por sa ditë stërvitje në javë ju nevojiten për t’u rikthyer në formë? Për një mirëqenie më të madhe psikofizike, ekspertët rekomandojnë ushtrime çdo ditë. Nëse synimi juaj është të vini në formë pas teprimeve të pushimeve verore, atëherë duhet të përpiqeni të ushtroheni tre deri në katër herë në javë. Një këshillë që ekspertët rekomandojnë është shpërndarja e stërvitjes tuaj në mënyrë të barabartë gjatë gjithë javës për të shmangur teprimin e çdo aktiviteti energjik…