Zjarrfikësit kanë shpëtuar 25 emigrantë të paligjshëm të cilët ishin të rrethuar nga zjarri në një zonë pyjore midis vendbanimeve Dadia dhe Giannouli. Pas lokalizimit të tyre, Brigada e Zjarrfikëses bëri përpjekje mbinjerëzore, duke krijuar një kalim, për nxjerrjen e tyre. Më pas, në bashkëpunim me policinë, emigrantët janë dërguar në fshatin Dadia në vend të sigurt. Ndërkaq kujtojmë se më 22 gusht janë gjetur 19 emigrantë të vdekur nga zjarret vdekjeprurëse. Ashtu siç duket këtë herë një tjetër tragjedi është evituar ndërsa shprehet frika se mund të ketë të tjerë të bllokuar brenda pyllit të djegur. Ndërkaq prej 14…
Author: tirana
Dhjetë vjet qëndrim në Francë, një diplomë profesionale, dy punë “me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit”… Por për prefekturën e Haute-Vienne, 25 vjeçari nga Shqipëria, Antoine* (emër që mediat franceze i kanë vënë të riut shqiptar për të mos i zbuluar identitetin) nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez. 25 vjeçari shqiptar pas refuzimit më 25 korrik e ka apeluar rastin dhe historia i tij tashmë ka marrë vëmendjen e mediave franceze dhe është kthyer në një çështje politike. Le Parisien, ishte e para që zbuloi këtë histori që më pas u shpërnda…
“Love Island Albania” është programi më i ri i Luana Vjollcës, që nis të dielën në TV Klan. Një reality show i dedikuar dashurisë, por nuk do të mungojnë as argëtimi, emocionet dhe surprizat. Së fundmi faqja zyrtare e “Love Island Albania” ka zbuluar konkurrenten e parë që do të nisë rrugëtimin e saj të dashurisë, në vilën luksoze në jug të Shqipërisë. Ajo quhet Ilda, një influencere e njohur në Tik Tok, ku numëron mbi 89 mijë ndjekës. Bukuroshes brune i pëlqen bota e televizionit dhe është “e etur” për sfidat që do ketë në nisje të spektaklit. Janë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe grupimi i tij nuk e njeh Kuvendin e 2 shtatorit, i thirrur nga kryedemokrati, Lulzim Basha. Në një komunikim me gazetarët, ai tha se ndjek statutin e partisë dhe jo agjendën e Bashës në Facebook-un e tij. “Kuvendi njeh vetëm rregulloren e Kuvendit që është ligji mbi të cilin vepron Kuvendi i Shqipërisë. Nuk ka rëndësi se çfarë bën secili prej deputetëve, e rëndësishme është se çfarë bëjnë shumica e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Cilido mund të çojë edhe letra, edhe shkresa, edhe pse unë nuk besoj që kemi nevojë…
Ministri i mbrojtjes së Rusisë ka thënë se do të bllokojnë deklaratën përfundimtare të samitit të G20 të fundjavës së ardhshme nëse ajo nuk pasqyron qëndrimet e Moskës për Ukrainën dhe çështje të tjera. Mediat e huaja shkruajnë se Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë që nga viti 2004, do të përfaqësojë vendin në samitin e Grupit të 20 vendeve të industrializuara dhe në zhvillim më 9 dhe 10 shtator në Nju Delhi. Ndërkohë Putin nuk ka udhëtuar jashtë vendit që kur Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti kundër tij marsin e kaluar për dyshimin për krime lufte në…
Pas largimit të mesfushorit turko-gjerman, Ilkay Gundogan dhe dëmtimit të “arkitektit” belg, Kevin de Bruyne, “qytetarëve” të Manchester City u lindi nevoja për të nënshkruar me një tjetër lojtar të mesit të mesfushës, para përfundimit të merkatos së vereës. Sipas raportimeve me të fundit të mediave britanike, kampionët e Evropës kanë arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit të talentuar “luzitan”, Matheus Nunes, nga “ujqërit” e Ëolverhampton, duke shtuar kështu numrin e portugezëve në “Etihad”. Përsa i përket marrëveshjes, “qytetarët” do të derdhin në arkat e “ujqërve” rreth 60 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, ndërsa detajet nga kontrata personale e…
Blero duket se është shumë i lumtur me lidhjen e re të dashurisë, aq sa gjërat i ka bërë serioze. Këngëtari ka prezantuar partneren e re me vajzën e tij, Tara. Ai ka publikuar një foto nga ashensori ku shfaqet me vajzën, Tarën dhe partneren misterioze. Fytyrën e saj e ka mbuluar sërish teksa ato i ka konsideruar ‘dy të përjetshmet’ e tij.
71 vite jetë të 77-vjeçarit Paul Alexander nuk kanë qenë kurrë të lehta. Ai ishte vetëm gjashtë vjeç kur u godit nga poliomieliti, i cili e la të paralizuar nga qafa e poshtë. Në pamundësi për të marrë frymë vetë, Paul u vendos brenda një tubi të veçantë të quajtur “mushkëria e hekurt”, e cila e ka mbajtur gjallë që nga viti 1952. Edhe pse Paul jeton i varur nga makina, ai ka arritur të zhvillojë mënyrën e tij të frymëmarrjes , të cilën ai e quan “frymëmarrje bretkosash” dhe që i lejon atij të dalë jashtë makinës. “Mushkëria e…
Policia e Vlorës ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Selenicë, ku pas një shpërthimi humbi jetën një 50-vjeçar. “Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së Durmish Glluçaj. 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz”. Njoftimi Dokumentohet me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së Durmish Glluçaj, ka shpëthyer bombola e një sobe të vogël me gaz. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, dhe nga eskpertët…
Katër shtetas të rinj, tre prej të cilëve nga Kosova, u betuan dhe morën nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Mes tyre dhe Driton Kuka, trajneri kampion olimpik i Majlinda Kelmendit në xhudo që ka nxjerrë kampione bote dhe europe. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në fjalën e tij, tha se për të qenë një nënshtetas i mirë sot nuk kërkohet ndonjë sakrificë, por mjafton të jesh një qytetar i mirë dhe të flasësh mirë për vendin tënd. Ai nënvizoi se Shqipëria dhe Kosova po njohin sot ditët e tyre më të mira, duke e vënë theksin…
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka komentuar ndër të tjera edhe gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos, të cilit i uroi shërim sa më të shpejtë. “Komenti im është ky: me gjithë sinqeritetin e me zemër i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë, ta kalojë këtë situatë, jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij”. Ndërkohë, kujtojmë se ish-kryeministri është shtruar në spital për shkak të problemeve me mushkëritë. Nano është shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet private në Tiranë ku ndodhet në reanimacion.
Fenomeni i “Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli ka publikuar një foto me djemtë e “Threedots”, Klajdin dhe Brunon dhe kjo jo pa arsyje. Kompozitori i njohur Flori Mumajesi, po përgatit një baladë për Luizin, e cila do publikohet në vjeshtë dhe me siguri do të prekë zemrat e gjithë shqiptarëve. Për një javë do të dalë kënga e re ritmike e Luizit me titullin “Amaneti”, e cila ka të bëjë me amanetin që nëna i jep. Nëna më tha vetë, amanet, amanet.Duaje sa të kesh jetë, amanet, amanetMë kujtohet dita kur i pashë ata dy syMe shpirt e…