Ibsen Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ironizoi thirrjen e Sali Berishës për nisje të protestave me qëllim rrëzimin e qeverisë. Në një intervistë për Euronews Albania, Elezi u shpreh se Berisha është duke përdorur të njëjtën strategji me Bashën, duke premtuar protesta vetëm për të fituar kohë deri sa të vijnë zgjedhjet e radhës. “Jam dakord që duhet të ketë protesta të forta kur qeveritë janë në kolapse të tilla morale. Një opozitë mund ta rrëzojë përmes protestave qeverinë. Berisha ka një model si Basha; e fillon revolucionin në shtator, e shtyjnë në fund tetori, vjen dhjetori, dita…
Author: tirana
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se incidenca e infektimeve po vjen në rritje. Disa prej të infektuarve kanë pasur nevojë për hospitalizim. Rovena Daja specialiste në ISHP tha se: “Incidenca ka shkuar nga 2.65 në 2.9 gjatë muajit gusht për 100 mijë banorë. Nuk kemi pasur shumë raste të rënduara por për momentin duhet të kemi më shumë kujdes sepse rastet kanë filluar të rriten”. Mes të prekurve shumica janë foshnje dhe të sapolindur. “Vëmë re që fëmijët e vegjël janë të infektuar me COVID-19 sepse nënat e tyre gjatë shtatzënisë nuk kanë aplikuar një vaksinë COVID-i dhe…
Ish-oficeri i Forcave Speciale, Astrit Martiri ka treguar të tjera detaje në lidhje me largimin e ish-kryeministrit Fatos Nanos nga burgu në vitin 1997, teksa thuhej se i rrezikohej jeta. Ai rrëfen dëshminë e një prej ish-pjesëtarit të RENEA-s dhe Gardës, duke sjellë në vëmendje lëvizjet, nga marrja e Fatos Nanos nga burgu, ndalesa në Tiranë e më pas dërgimi i tij në Kavajë, nën forca të shumta sigurie. Ai tha se Nano u transportua bashkë me Ramiz Alinë në një ambulancë, duke lënë kështu burgun. Reagimi i plotë: Fatos Nanos i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë!!! Një…
Dashi Optimizmi dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjatë gjithë këtij muaji Do gjeni kohën e nevojshme për të kaluar me të afërmit, me miqtë dhe me personat e zemrës. Nëse keni një lidhje, mos ju besoni aspak atyre që ju rrethojnë sepse do ju shkaktojnë vetëm vuajtje dhe mund të nxisin tensionin me partnerin. Ju beqarët më në fund do bini në krahët e një personi sharmant, i cili do ua bëjë çdo moment edhe më të bukur. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime. Mund të ndieni dhimbje gjunjësh, dhëmbësh apo edhe kockash. Këshillohuni me specialistet dhe merrni kurat…
Ish-platforma Twitter, tashmë e njohur si “X”, do të mbledhë të dhënat biometrike të përdoruesve të saj. Konkretisht, rrjeti social do të mbledhë fotografitë e fytyrës së përdoruesve, në kuadër të një prej politikave të tij për përditësimin e privatësisë. Personat e regjistruar në shërbimin “X Premium” mund të zgjedhin të ofrojnë krahas fotos një selfie për verifikim, raporton BBC. Politika e re e privatësisë do të hyjë në fuqi më 29 shtator. “Ne mund të mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale (të tilla si historia juaj e punësimit, historia e arsimit, preferencat e punësimit, aftësitë dhe aftësitë, aktiviteti…
Nxënësit rusë kanë nisur vitin e ri shkollor me fjalë inkurajuese nga presidenti, Vladimir Putin, dhe me një libër të ri të historisë, që sipas kritikëve synon të “nxisë zemërim ndaj ukrainasve” dhe ua shpjegon rekrutëve të ardhshëm “pse duhet të veshin uniformën ushtarake”. Duke folur përmes video-lidhjes, Putin përmendi një listë arritjesh nga Qeveria, duke u thënë nxënësve se shteti po jep një shembull “në krijimin e kushteve për arsimimin e gjeneratës së re”. Por, ai nuk përmendi librin e ri të historisë për shkollat e mesme, që veç tjerash, justifikon pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Libri…
350 automjete janë kontrolluar gjatë ditës së sotme nga Policia Rrugore e Elbasanit. Në një njoftim thuhet se prej tyre, 125 automjete janë konstatuar me masa administrative të pashlyera. Për drejtuesit e automjeteve është bërë tërheqja e lejes së qarkullimit. 15 makina janë konstatuar “Alert” nga radari automatik për tejkalim shpejtësie. Për këto raste është tërhequr dokumentacioni i automjetit. 12 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 10 drejtues automjetesh janë kapur duke përdorur celularin gjatë drejtimit të makinës. 28 drejtues automjetesh janë ndëshkuar administrativisht, pasi janë konstatuar pa kryer kontrollin teknik të automjetit. 15 drejtues të…
Roja bregdetare e Algjerisë ka qëlluar për vdekje dy turistë franko-marokenë që po pushonin në Marokun fqinjë, pasi kishin kaluar në ujërat algjeriane teksa shëtisnin me motorë uji. Viktimat besohet se ishin mes katër qytetarëve franko-marokenë që po pushonin në rezortin maroken të Saidia. Një anëtar i tretë i grupit u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin e mbyllur mes dy shteteve. Dy kombet kanë një histori tensionesh, të lidhura me pretendimet e Marokut për rajone të kontestuara të Saharasë Perëndimore. Kufiri mes dy vendeve është mbyllur në 1994 pas një sulmi terrorist ne Marok, ndërsa dy vjet më…
Data 1 shtator është shumë e veçantë për familjen e Arbanës dhe Eduartit. Si sot 1 vit më parë, erdhi në jetë vajza e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Zoi. Për këtë ditë speciale, Arbana vendosi që të na zbulonte disa foto të adhurueshme me vogëlushen, Eduartin dhe djemtë. Ata pagëzuan Zoin në kishë dhe e gjithë familja ishte aty. Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ‘ëngjëll’. “Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna…
Një zjarr i madh ka rënë këtë të premte në pyllin e Sodës në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës. Bëhet me dije se zjarri është afruar pranë banesave e disa bizneseve aty pranë, duke i rrezikuar ato. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Filiali i një banke të nivelit të dytë në Prishtinë ka rënë pre e një grabitjeje. Në pranga ka rënë një person, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për mediat se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. “Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë…
Për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/s kryesisht ditën e diel. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.