Ngritja e skemave të detyrueshme të sigurimit nga katastrofat mund të motivohet nga një mungesë e një kulture masive të sigurimit vullnetar ose, në raste të veçanta, nga pamundësia për të siguruar një mbulim të plotë të rreziqeve me mekanizmat privatë të sigurimit dhe risigurimit. Në rastin e Shqipërisë, sigurisht që shtysa kryesore për projektligjin e propozuar nga qeveria “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” është mungesa një kulture të zhvilluar të sigurimit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar tregu i sigurimit të pronës nga katastrofat, i shprehur sipas primeve të shkruara…
Author: tirana
Dashi Do keni vështirësi dhe probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni që gjërat të bëhen sipas mënyrës suaj dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqaret do ndihen mirë edhe ashtu si janë prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Financat mund të kenë ndonjë përmirësim të vogël, megjithatë ende nuk është koha për të bërë investime të mëdha. Demi Nëse jeni në një lidhje, do bënit mirë të hiqnit disa nga zakonet tuaja të vjetra dhe të mendoni të provoni eksperienca të reja me partnerin. Do iu duket…
Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale të gjata me kthjellime në bregdetare dhe zonat e ulëta por me kthjellime dhe kalime vranësirash paraqiten në zonat malore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Gjatë orëve të pasdites; vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të në zonat malore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten si në dhe në mesditë tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C. Era do të fryjë e…
Policia rrugore me dorë të hekurtë në Vlorë.Jo vetëm policia rrugore e Vlorës por edhe efektivë të Tiranës kanë ardhur në qytet sot për kontrolle. Janë vendosur në rrugët kryesore të qytetit një ndër to edhe rruga e unazës së madhe. Po kontrollojnë automjetet kryesisht të shtrenjtat, ato me xhama të zinjë. Foksi i kontrolleve janë zbulimini eksponentëve të krimit të organizuar, personat në kërkim si dhe ata që mbajnë me vete armë dhe mjetet të ftohta apo sende të forta. Kontrollet gjithashtu edhe për dokumentacionin e automjetit si dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Në zbatim të planit…
Qindra azilkërkues kanë mbetur të bllokuar në rrugët e Brukselit, pasi qeveria ka vendosur vijon t’i qëndrojë vendimit për të ndaluar strehimin e emigrantëve në ndërtesat e posaçme, pavarësisht kritikave të shumta. Sekretarja e Shtetit për Migracionin, Nicole de Moor, argumentoi se vendimi duhej marrë për shkak të fluksit të paprecedentë të refugjatëve që mbingarkuar sistemin belg të azilit. “Objektivi mbetet dhe ka qenë gjithmonë, të mirëpresim të gjithë. Por sot, realiteti është se ne nuk kemi vende, kështu që më duhet të marr vendime shumë të vështira. Mbi të gjitha, duhet të shmangim situatat që nuk kanë kthim mbrapa”,…
Ma do mendja, nëqoftëse do të më lejoni në mënyrë figurative të shpreh se çfarë pret opinioni ose elektorati shqiptar nga Partia Socialiste, apo përgjithësisht nga faktorë politikë, sentencën e një gjimnazisteje, që më shkruante, se konsideronte që ‚ “Partia Socialiste është një qyp me flori, ku duhet të gërmosh disa guralecë për të gjetur përmbajtjen reale të këtij qypi”. Pra, ka guralecë në grykën e qypit. Pra, unë jam i bindur se ‛florinjtë‛ intelektualë të Partisë Socialiste do ta mbështesin këtë mocion, sepse brezi i ri, brezi i së ardhmes së Shqipërisë, kërkon që potenciali i kësaj partie të…
Prokurorët gjermanë kanë akuzuar një 98-vjeçar për bashkëpunim në vrasjen e 3300 personave në një nga kampet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Personi, emri i të cilit nuk dihet, ishte adoleshent kur shërbente si roje në Sachsenhausen në periudhën Korrik 1943-Shkurt 1945. Ai akuzohet se ka ndihmuar në vrasje “mizore dhe torturuese” të të burgosurve. Çështja do të shqyrtohet nga një gjykatë për të rinj duke qenë se i pandehuri ishte adoleshent në kohën e kryerjes së krimeve. Tani ai jeton në Main-Kinzig, një vend rural në Gjermaninë qendrore. Prej vitit 2011, Gjermania ka ndjekur edhe çështjet e ish-nazistëve…
Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka zbuluar një krater të ri të vogël në Hënë, që me gjasë është krijuar nga përplasja e një sonde ruse, që tentoi të ulej në sipërfaqen hënore rreth dy javë më parë. Këto gjetje i bëri sonda Lunar Roconnaissance Orbiter (LRO), që krahasoi imazhet para dhe pas në pikën e impaktit. Imazhet u ofruan nga agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos. Sonda Luna-25 u rrëzua më 19 gusht, duke shuar shpresat e Moskës që të ringjallë programin e saj për udhëtimet drejt Hënës, pasi Rusia synonte të bëhej shteti i parë që…
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut këtë javë pati një tendencë në rënie, pas rritjes së fortë të javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 108.42 lekë. Megjithëse shënoi një rritje të lehtë krahasuar me ditën e enjte, në harkun e një jave Euro ka humbur afërsisht 2.2 pikë në kursin e këmbimit me Lekun. Ecuria e kursit të Euros ngelet përcaktuese edhe për kursin e valutave të tjera. Dollari Amerikan këtë javë pati një tendencë në rënie dhe të premten këmbehej me 100.73 lekë, në rënie me…
Një video e publikuar së fundmi që tregon minjtë duke ngrënë mbeturina pranë Koloseut në Romë ka bërë xhiron e botës duke shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë vendit. Brejtësit mund të shihen duke shëtitur të pashqetësuar në hapësirën që rrethon monumentin e amfiteatrit para vizitorëve të habitur, ndërsa lulet përreth duken të çrregullta, të pista dhe të ndotura. Gazeta Corriere della Sera, e cila e publikoi videon në faqen e saj, komenton se është “turp”, ndërsa turistët e intervistuar pyesin nëse bashkia ka ekipe pastrimi dhe thonë se nuk e prisnin kurrë ta shihnin këtë imazh në “Qytetin…
Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të premteje në Kamëz. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të lënduar tre fëmijë të mitur, pasagjerë në një prej makinave. Fëmijët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D. Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e…
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur këtë të premte ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly. Kreu i qeverisë ka ndarë në “Facebook” edhe disa momente nga takimi në Kryeministri që zhvilluan gjatë ditës. “Kënaqësi të mikprisja sot Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly”, shkruan Rama. Marrëdhëniet politike dhe diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar akoma më shumë gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë. Të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe si aleate në NATO janë të angazhuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe…