E arta e Shqipërisë, Luiza Gega nuk njeh limite dhe vendos një rekord të ri kombëtar, në garën e 3 mijë metrave me pengesa që u zhvillua në Zyrih të Zvicrës. Në “Diamond League”, Gega tejkaloi dëmtimin që pësoi tre javë më parë, duke shënuar kohën 9 minuta, 9 sekonda e 64 të qindtat, thuajse një sekondë më shpejt nga rekordi i mëparshëm që e mbante po vetë (9:10.27). Me këtë kohë në “Diamond League”, Luiza Gega u pozicionua në vendin e katërt në botë për këtë kategori. Kujtojmë se Gega thyen rekordin kombëtar të vendosur nga ajo një vit…
Author: tirana
Një teori konspirative se Papa Françesku nuk është kreu legjitim i Kishës Katolike, është përhapur në Itali. Kjo pasi mesazhe të çuditshme u shfaqën me avionë të vegjël mbi plazhet e Italisë. Avionët me mesazhe të çuditshme për Benediktin XVI, ish-kreu i Kishës Katolike, i cili dha dorëheqjen në vitin 2013 për shkak të problemeve shëndetësore, janë shfaqur në qiell mbi plazhet më të populluara të Italisë këtë verë. “Benedikti ishte në sedes impedita”,-shkruhej në një aeroplan të vogël që fluturoi më 27 gusht. Sedes impedita është një term i njohur brenda Vatikanit që përdoret për të treguar se një…
50 Cent, reperi me famë botërore u acarua në një moment gjatë performancës së tij live, pasi mikrofonat që i dha produksioni nuk funksionuan siç donte ai. Tejet i revoltuar, ai hodhi njërin prej tyre në publik, duke plagosur një vajzë. Siç bëri të ditur TMZ, vajza në fjalë kishte nevojë për qepje pasi mikrofoni i ra me forcë në ballë. Deri më tani nuk ka pasur deklarata as nga reperi, dhe as nga vajza e plagosur.
Jahti i themeluesit të Amazon, Jeff Bezos mbërrin në Durrës. Teksa çmimi i naftës në treg njeh rritje të vazhdueshme, jahtet turistike vijojnë ta shohin vendin tonë si stacionin më të preferuar në rajon për furnizimin me karburant. Superjahti ka kërkuar të ndalojë në portin më të madh shqiptar për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant, para se të rinisë lundrimin drejt Italisë. Jahti u dorëzua në Mallorca në prill të këtij viti dhe përdor energjinë kinetike të gjeneruar nga velat, por si shumica e jahteve me vela, ai përdor dhe fuqinë motorike.
Një 34-vjeçar që prezantohej si punonjës i depove farmaceutike dhe vidhte farmacitë në Tiranë, ka rënë në pranga të policisë. K.XH banues në Tiranë, prezantohej në farmaci si punonjës i depove farmaceutike. “2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht: Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.
Një 21-vjeçare ka goditur me thikë një të moshuar, pasi ky i fundit sipas vajzës ka tentuar që ta përdhunojë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Deje, të bashkisë së Vaut të Dejës në banesën e 21-vjeçares, e cila ka qenë vetëm në shtëpi. Sipas rrëfimit të të resë, 68-vjeçari ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj saj dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë. E reja ka pranuar autorësinë në policinë e Shkodrës dhe ka rrëfyer ngjarjen. I moshuari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për…
Albi Mecinit i është caktuar masa “arrest me burg” nga Gjykata e Fierit. Nën masa të rrepta sigurie, 29- vjeçari me banim në Kamzë u shoqërua paraditen e djeshme në Gjykatën e Fierit. Mecini u dërgua në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë i veshur me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra, ndërsa duart i kishte të lidhura prapa. Mecini u arrestua para dy ditëve në aksin “Mbrostar-Fier” me 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në…
Evropa është një kontinent plot diversitet, kulturë dhe histori, por edhe destinacione shumë të njohura dhe të shtrenjta. Megjithatë, ka vende që ofrojnë një përvojë unike dhe autentike, vende që nuk janë të mbipopulluara dhe të përballueshme për xhepin tuaj, sipas televizionit spanjoll “Telecinco”, e mbështetur nga “Mediaset Espana”. Midis disa vendeve turistike më të lira në Evropë, gazeta ka renditur edhe Shqipërinë si destinacionin ideal për udhëtarët që kërkojnë aventurën, natyrën dhe traditën. Shqipëria Ky vend i vogël ballkanik ka një vijë bregdetare spektakolare, me plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta, asgjë për t’i pasur zili…
Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia thotë se ka marrë një telefonatë nga komshiu i shtetasit D.G, për të cilin thuhet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital. “Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin…
Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me lajmin që nga sot nis shpërndarja e teksteve falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Po ashtu Rama thekson se këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor. “MIRËMËNGJES dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas…
Kjo e premte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku në verilindje dhe juglindje të territorit do të gjenerojnë reshje të pakta shiu por pas mesdite, pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira më të dendura por pa reshje pritet moti në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në…
Dashi Kjo e premte është ditë e mirë për beqarët që do kenë disa mundësi për të takuar shpirtin binjak. Në punë duhet të vlerësoni me kujdes çdo projekt të ri të propozuar. Dikush mund të jetë vërtet i duhuri për ju. Demi Të premten do jeni në një periudhë disi kaotike nga pikëpamja e ndjenjave, por mos u shqetësoni sepse gjithçka do të qetësohet së shpejti. Në punë nuk është një ditë e mirë për të marrë rezultate. Binjakët Të premten duhet të përgatiteni për t’u përballur me hënën e cila do të bëhet përballë. Në punë ka shumë…