Author: tirana

Policia e Sarandës ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi akuzohet si autor i plagosjes me thikë të një 21-vjeçari pas një konflikti të çastit. “Plagosi me mjet prerës thikë një 21-vjeçar, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës një 21-vjeçar, pas konfliktit me një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 20 vjeç,…

Read More

Avokatja e Alma K, 40-vjeçarja e cila u shfaq në videon intime të Safet Gjicit në zyrën e bashkisë së Kukësit, ka folur sot për mediat. Alma ka kërkuar ndryshim mase, ndërsa seanca është shtyrë për një datë tjetër në mënyrë që Prokuroria të depozitojë të gjitha hetimet që janë kryer deri tani. Në një dalje për mediat, avokatja tha se nuk ka asnjë qëndrim ndryshe nga klientja e saj megjithatë u shpreh se do të ketë të dhëna të reja në të ardhmen. “Gjykata e ka shtyrë për një datë tjetër, ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që…

Read More

Ish-deputeti dhe shefi i Organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vend. Balliu thotë se përveç naftës, në vend janë rritur edhe çmimet e shportës, taksat, kostot e sterilizimit dhe ato të kilometrave në rrugë, por vetëm rrogat dhe pensionet nuk kanë pësuar rritje. Për të varfëria e shqiptarëve është qëllim dhe interes direkt i Edi Ramës. Postimi i plotë: Gjithçka rritet përveç rrogave dhe pensioneve. Nafta 197 lekë për litër. Në pak javë çmimi i naftës është rritur 4 herë. Sot është rritur me 5 lekë përsëri. Në Shqipëri rriten…

Read More

Në një shëtitje në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, në rrugët kryesore e dytësore të tij, transformimi i fasadave të ndërtesave të Tiranës nga Bashkia i ka shndërruar ato gati-gati në kanavacë për artin bashkëkohor të rrugës. Kështu shprehet Agjencia Kombëtare e Turizmit në një postim në rrjetet sociale, ku edhe ndau pamje nga muralet në pallatet e kryeqytetit. “Ndërtesat e vjetëruara të periudhës së realizmit socialist janë tashmë si piktura të gjalla duke zbukuruar dhe sjellë një dimension të ri në jetën së banorëve të kryeqytetit po edhe turistëve që vizitojnë Tiranën, e cila zhvillohet dita ditës”, tha AKT.…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën për liri të të arrestuarve të operacionit “Metamorfoza”. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Edmond Preka ankimuan vendimin e Shkallës së Parë që i la pas hekurave. Avokati Ylli Manjani, në një prononcim për median jashtë gjykatës e quajti të papranueshme dhe se do i drejtohet gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. “Gjykata nuk arrin të jetë në nivelin e kolegeve në perëndim. Edhe si minsitër jam shprehur kundër arresteve për show. Nëse duan të hetojnë të hetojnë por me këtë…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën për liri të të arrestuarve të operacionit “Metamorfoza”. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Edmond Preka ankimuan vendimin e shkallës së parë që i la pas hekurave. Por Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e miratoi kwrkeswn e tyre. Një ditë më parë, SPAK nisi hetimin pasuror për të arrestuarit, të cilët akuzohen se vepronin si grup i strukturuar kriminal. Përveç 12 veprave penale të cilat po hetohen nga SPAK, paralelisht po zhvillohet një hetim pasuror për personat e përfshirë në këtë…

Read More

Ivana Knoll, e cila u bë e njohur si “tifozja më seksi” e Botërorit të Katarit 2022 vazhdon pushimet në Mykonos. Ish-Miss Kroacia, e cila ra në sy në tribunat e Botërorit të fundit, prej disa ditësh ndodhet në ishullin e Erërave, prej nga po poston vazhdimisht foto në rrjetet e saj sociale. 30-vjeçarja bëri një turne në Matogiannia, ku u prit nga kamera e Mykonos Live TV, e cila i bëri disa pyetje. Influencuesja me 3.2 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram zbuloi se çdo vit e viziton ishullin dhe se ka një dobësi të veçantë për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar sot me medaljen e Mirënjohjes publike, ish kryeministrin Fatos Nano, I cili prej disa ditësh ndodhet I shtruar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore “Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi…

Read More

Fatah Melloul, 27-vjeçari algjerian i cili vrau ë riun shqiptar Klajdi Bitri para disa ditësh në Itali do të mbetet në burg pa afat. Algjeriani ka refuzuar të flasë për autoritetet duke mos dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë, ku ai i mori jetën me një shtizë peshkimi të riu shqiptar Klajdi Bitri pas një konflikti të çastit. Pas vrasjes algjeriani është larguar me makinë me të dashurën e tij, por u kap vetëm disa orë më pas nga autoritetet italiane. Sipas mediave italiane i riu shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin ku ishte përfshirë shoku i…

Read More

Ben Wallace i ka shkruar zyrtarisht kryeministrit Rishi Sunak duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij si sekretar i mbrojtjes. Në letër, Wallace vlerësoi forcat e armatosura dhe shërbimet e inteligjencës me të cilat ka punuar që nga viti 2016. Ai vlerësoi gjithashtu reagimin e qeverisë ndaj luftës në Ukrainë dhe falënderoi Rishi Sunak për investimin e tij në forcat e armatosura si kancelar dhe më pas kryeministër. “Ministria e Mbrojtjes është kthyer në rrugën për të qenë edhe një herë e klasit botëror me njerëz të klasit botëror. Mbretëria e Bashkuar është e respektuar në mbarë botën për Forcat…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur sot projektligjin për dhënie amnistie. Në një postim në rrjete sociale ku ka postuar dhe fotot duke firmosur, Manja shkruan: “premtimet nuk harrohen”. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret. Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.

Read More

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti ku një 78-vjeçar, kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat. Procedohet penalisht në gjendje të lirë 78-vjeçari. 78-vjeçarit i gjenden dhe sekuestrohen në banesë 1 armë gjahu dhe një saai municioni luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit mes një banori të kësaj lagjeje dhe punonjëses së Ujësjellësit, kanë organizuar menjëherë punën, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u shoqërua në Komisariat shtetasi S.M.,…

Read More