Një 60 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur duke shpërndarë drogë pranë një lokali në Punta Marina. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari është ndaluar nga Skuadra e Policisë. Oficerët e policisë kanë vënë re burrin duke shkëmbyer dy doza kokainë me një blerës italian, i cili gjithashtu është arrestuar. Atij i janë gjetur 200 euro kesh dhe dy doza të tjera. Gjatë kontrollit në banesën e tij autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 400 euro të tjera cash, një peshore precize, dy doza kokainë dhe një plumb i kalibrit 38.
Author: tirana
Mos ki frikë të vdesësh. Ki frikë të mos jetosh jetën që duhet të jetoje. Kur e jeton jetën me kënaqësi dhe në maksimum, do të jesh tepër i zënë për të menduar çdo gjë tjetër përveç vdekjes. Mendo se duke mos e ditur se çfarë të pret, e ardhmja do të rezervojë gjëra të mira për ty. Ajo që ke tani, në këtë moment, është e tashmja. Ndaj, nëse je duke lexuar këto rreshta, je i lirë të mendosh dhe ta kalosh kohën, siç e mendon më të arsyeshme. Pse shqetësohesh për të ardhmen? Ky moment që po jeton…
Ka shkuar në 63 numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet. Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se mbi 40 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili u ndez në orët e hershme të 31 gushtit. “Tani i kemi 63 të vdekur dhe 43 të lënduar, të cilën janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore”, tha zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi. Mulaudzi tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet. Në mesin…
Shqipëria, e quajtur së fundmi “Karaibet e Evropës”, është destinacioni i ri i nxehtë i udhëtimeve, të cilën nomadët digjitalë nuk duan ta humbasin, shkruan në një artikull Miriam Partington të botuar në “Sifted”, e mbështetur nga “The Financial Times”. Një grup i vogël por në rritje punonjësish të largët, po vërshojnë drejt kësaj perle të fshehur të rajonit të Ballkanit që ofron diellin, detin dhe çmimet konkurruese, për të mos përmendur ushqimin e mirë, pamjet piktoreske dhe vendasit miqësorë. “Në qershor, numri i pasagjerëve të linjave ajrore në Shqipëri u dyfishua në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit…
Petraq Xhaçka Qëllimi i këtij libri, është të bashkojë ndihmesën në përpjekjet që bëhen, për të paraqitur të vërtetat dhe tmerret e diktaturës komuniste në Shqipëri. Qëllimi kryesor i librit, nuk është t’i tregojë popullit tonë e kujtdo tjetër, se ne naftëtarët kemi qenë të pafajshëm, sepse kjo është bërë e njohur nga botime në shtypin tonë, nga televizionet e huaja, si dhe nga takimet direkte me Forumin Ndërkombëtar dhe atij shqiptar të të Drejtave të Njeriut. Dëshira e autorit, është që nëpërmjet kësaj historie, së bashku me tregime të tjera, të luftohet çdo shfaqje në çfarëdo forme, qoftë dhe…
Si pasojë e rreshjeve të shiut, mbrëmjen e djeshme ka pasur përmbytje të disa akseve rrugore dhe shesheve në qendër të qytetit të Shkodrës. Për disa minuta, intensiteti i shiut ka qenë aq i lartë, sa kolektorët shkarkues e kanë patur të pamundur të përballojnë nivelin e madh të ujit. Lëvizja e qytetareve ishte e vështirë.
Aksidentoi me pasojë vdekjen një 59-vjeçar, pak ditë më parë dhe u largua nga vendi i aksidentit, pranga drejtuesi i automjetit. Ngjarja në fjalë ndodhi më 25 gusht në Durrës. “Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga…
Këtë të enjte vendi ynë do jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit në mënyrë të herëpashershne me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në pjesën veriore dhe në qendër, pastaj reshjet do të shpërndahen dhe në pjesën tjetër me intensitet të ulët.
Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, u duk i ngrirë teksa fliste me gazetarët. Në një dalje publike në Covington, Kentaki, 81-vjeçari ndaloi për më shumë se 30 sekonda kur u pyet nëse do të kandidonte për rizgjedhje në vitin 2026. Ndihmësit u përpoqën të nxisnin senatorin, por iu deshën disa sekonda të tjera që z. McConnell të reagonte. Më pas ai iu përgjigj dy pyetjeve të tjera, të cilat duhej të përsëriteshin nga stafi. Ai nuk bëri asnjë koment për shëndetin e tij, përpara se të largohej me ndihmësit. Një punonjës i stafit tha se ligjvënësi “ndihet mirë, por…
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës. Kreu i qeverisë, thotë se si segment i parë i rrugës së Dukagjinit, do të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse. “MIRËMËNGJES dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë…
Një tragjedi ka ndodhur në Itali. Pesë punëtorë humbën jetën në zonën e Torinos, pasi u përplasën nga një tren në linjën konvencionale Torino-Milano, ndërsa dy të tjerë shpëtuan për mrekulli. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate në afërsi të stacionit hekurudhor Brandizzo. Treni udhëtonte me 160 kilometra në orë dhe punëtorët po kryenin punë mirëmbajtjeje pranë stacionit të trenit, kur kaloi autokolona teknike, me disa vagonë. Makinisti është në gjendje shoku, ai u kontrollua nga një ambulancë dhe u dërgua në shtëpi. Ai po lëvizte me një koleg të dytë në kabinë. Rrjeti hekurudhor italian ka reaguar duke i shprehur…
Dashi Ditët e fundit keni lënë mënjanë disa situata të vështira ose keni debatuar me njerëz me qëndrime të paqarta. Nga ana e punës, ndryshimet janë në rrugë e sipër, ju jeni në rikuperim, po ndiheni më mirë dhe nuk po kërkoni mosmarrëveshje apo debate. Demi Tregohuni të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët, në marrëdhëniet me persona që mund të shkaktojnë bezdi këto ditë. Jeni shumë të prekshëm dhe të lodhur dhe kjo do të tregohet. Dëshira për të bërë ndryshime të thella në jetën tuaj mbetet. Binjakët Kushtojini vëmendje çështjeve që lidhen me fizikun. Keni një qiell të…