Author: tirana

Prindërit e Kiara Titos kanë festuar mbrëmë 30 vjetorin e martesës. Ata kanë mbledhur në një mbrëmje njerëzit e tyre të dashur për të festuar këtë ditë të rëndësishme. Kiara dhe Luizi kanë shkëlqyer me pamjen e tyre dhe këngëtari direkt nga festa postoi një foto të tyre duke marrë të gjithë vëmendjen. Pas disa orësh Luizi postoi edhe një tjetër foto, këtë herë me nënën e tij dhe pikërisht ky postim ka thyer rekord. Fotoja e Luizit me nënën ka arritur mbi 140 mijë pëlqime ndërsa fotoja me Kiarën 135 mijë.

Read More

Deputeti demokrat, Dashnor Sula shprehet se PD po humbet shansin që të jetë një alternativë qeverisëse. Lëvizjet e fundit të bëra nga Basha, sipas tij, thellojnë përçarjen e PD duke keqpërdorur sakrificën e demokratëve për interesa personale. Reagimi i plotë i deputetit Sula Parti politike apo biznes familjar? Të dashur dhe të nderuar qytetarë dhe ju demokratë të angazhuar, po bëhen afro dy vite që Partia Demokratike është në situatën e saj më të vështirë. Është e përçarë që në kokë e deri në strukturat më të thjeshta. Arsyet tashmë i dimë. 6 marsi i vitit 2022 dhe 14 maj…

Read More

Lojtari me origjinë shqiptare, Admir Mehmedi ka bërë të ditur se do largohet nga futbolli profesionist në moshën 32-vjeçare. Ky lajm, u tha nga Mehmedi përmes një letre emocionuese që e ndau në rrjetin social “Instagram”. “Të dashur miq dhe tifozë të futbollit. Javën e kaluar shoqërova djalin tim në klasë të parë dhe vajzën time në kopsht, një ngjarje që më solli gëzim të madh. Së bashku me familjen time, mora vendimin për tu kthyer në Zvicër para disa kohësh. Dëshiroj të shpall zyrtarisht përfundimin e karrierës sime aktive në futboll. Gjatë javëve dhe muajve të fundit, pas diskutimeve…

Read More

Prefektura e Stambollit ka vendosur të ndalojë shitjen dhe konsumimin e pijeve alkoolike në parqe, plazhe e hapësira të tjera publike, një vendim që ka shkaktuar zemërim te shumë njerëz. Ndalesa nuk përfshin lokalet dhe restorantet që kanë licence për shitjen e pijeve alkoolike, ndërkohë që shkelësit do të gjobiten deri në 20 euro. Në një deklaratë për publikun, prefektura shpjegon se vendimi erdhi për të parandaluar ngjarje që mund të kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Lajmi ka sjellë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku shumë e cilësojnë këtë censurim si nisjen e aplikimit të ligjit të fortë islamik…

Read More

Lulzim Basha do të mbledhë mbrëmjen e kësaj të mërkure Kryesinë e Partisë Demokratike. Në mbledhjen e thirrur nga Basha, do të kalohet në shqyrtim statuti i ri dhe listën e re të emrave të kandidatëve të Këshillit Kombëtar. Në këtë mbledhje do të mungojnë sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe 8 anëtarë të kryesisë, të cilët nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetarin e demokratëve. Ndërkohë, të pranishëm në mbledhje do të jenë:

Read More

Autoritetet iraniane njoftuan këtë të mërkurë një pezullim të përjetshëm të peshëngritësit Mustafa Rajaei, pasi ky i fundit i zgjati dorën kundërshtarit izraelit gjatë një gare në Poloni. “Federata e Peshëngritjes ka pezulluar përgjithmonë Mustafa Rajaein nga të gjitha garat në vend”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Mustafa Rajaei dhe izraeliti Maksim Svirsky, respektivisht i dyti dhe i treti, u ngjitën në podium në një garë në Poloni, kur Svirsky mori iniciativën për të përshëndetur iranianin, duke përfunduar të dy duke bërë një foto së bashku, me flamujt e vendeve përkatëse në mbrapa. Ky veprim shkaktoi polemika në Iran,…

Read More

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi, foli sot lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD-së që d mbahet ditët në vijim. Ai tha se kuvendi do i japë formë, strukturës së partisë ndërsa theksoi se ajo nuk ka qenë një alternativë serioze deri tani duke mos pasur vizion afatgjatë e bosh ideologjik. I ftuar në News24, Zekthi theksoi se deputetët që janë pjesë e grupit të Gazment Bardhit nuk kanë nevojë për ftesë pasi janë pjesë e PD-së. “Kuvendi do përpiqet të formësojë strukturën e kësaj partie që për herë të parë të kemi një PD nga A në…

Read More

Partneri i kryeministres italiane Giorgia Meloni, gazetari Andrea Giambruno ka befasuar me një deklaratë që bëri lidhur me keqtrajtimin e femrave. Në një emision në televizionin Rete 4, Giambruno sugjeroi se gratë mund të shmangin keqtrajtimin duke mos konsumuar alkool gjatë daljeve nëpër klube të natës. “Nëse vallëzoni, keni të drejtë të deheni. Megjithatë, nëse shmangni pirjen e alkoolit, atëherë me siguri do të shmangni që të futeni në telashe”, tha Giambruno. Shumë nga opozita kanë dënuar këto deklarata, dhe i kanë bërë thirrje Melonit që të distancohet nga deklarata e partnerit të saj.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë gjatë pasdites së sotme një intervistë për median greke, ERT News, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe raportet e Shqipërisë me Greqinë Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ai e vlerëson dhe respekton minoritetin grek në Shqipëri, por sipas tij, ka disa persona që flamurin grek e përdorin si kartë krediti. Ai shtoi gjithashtu se ka 80 vite që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore dhe akoma sot Greqia ka në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, gjë që sipas tij, është një arkaizëm i madh. Intervistë e Kryeministrit…

Read More

Rita u martua një vit më parë me regjizorin e famshëm, Taika Waititi. Cifti sigurisht janë shumë të lumtur, të paktën nga ajo që tregojnë dhe thonë në rrjetet sociale e intervista. Megjithatë, në episodin e fundit të “The Voice Australia”, ku këngëtarja është pjesë e jurisë, ajo nuk ishte edhe aq e sigurtë për orgjininë e bashkëshortit, duke bërë një gabim për vendin nga i cili ai vjen. Për të qenë më të qartë, një konkurrent këndoi “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder, një performancë që u pëlqye nga të gjithë gjyqtarët, ndërsa ku u pyet për formimin…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të ketë dy drejtësi lidhur me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në një intervistë për ERT, Rama u shpreh se Beleri do të përgjigjet përpara ligjit si çdo qytetar shqiptar. Sipas kreut të qeverisë, nëse drejtësia nuk është e përsosur, nuk është e përsosur për të gjithë. “Zotëria është një qytetar i Republikës së Shqipërisë, që duhet të jetë i barabartë përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, por njëkohësisht duhet të përgjigjet përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të ketë…

Read More

Nga 4 shtatori, nisin regjistrimet për akomodimin e studentëve për vitin e ri akademik 2023-2024, pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 dhe Rezidencat e Universitetit Bujqësor.Në 22 godinat e Rezidencën Studentore Universitare nr.1 përfshirë edhe 7 Rezidencat e Universitetit Bujqësor mund të akomodohen në total 6506 studentë.Rezervimet për akomodim, mund të bëhen në platformën online, “Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, Tiranë”. Rezervimet online do të jenë te hapura gjatë gjithë vitit akademik dhe kryhen në linkun e mëposhtëm: https://qytetistudenti.tirana.al/Për t’u regjistruar, studentët duhet të paraqesin kartën e studentit /vërtetim fakulteti; ID; 2 foto dhe mandati i pagesës.Godinat janë të rikostruktuara së fundmi…

Read More