Ka përfunduar puna për riasfaltimin e rrugëve në lagjen “Partizani” blloku nr 1 në qytetin e Burrelit. Lajmin e mirë e ka dhënë Kryetari i Bashkisë Agron Malaj, i cili ka publikuar dhe fotot nga transformimi i tyre. Prej 4 vitesh, Bashkia Mat ka nisur punën për rehabilitimin e shumë prej rrugëve të qytetit të Burrelit por dhe në zonat rurale. Kjo ndërhyrje ka nisur për shkak të amortizimit të rrugëve ndër vite.
Author: tirana
Kur ju keni një udhëtim të gjatë me avion, gjëja e fundit që dëshironi është që t’ju trazohet stomaku. Me zgjedhjet e duhura të dietës, ju mund ta shmangni këtë siklet. Për këtë arsye ne ju sjellim më poshtë ushqimet që nuk duhet të hani përpara se të udhëtoni me avion. Shmangni, brokolin, lulelakrën dhe lakrën e Brukselit Këto ushqime janë shumë të mira për shëndetit, por për shkak të fibrave do ju shkaktojnë fryrje dhe gazra. Prandaj është mirë t’i shmangni. Alkooli zakonisht shkakton dehidratim dhe lodhje pas udhëtimit. Ju do të ndiheni shumë të përgjumur. Ashtu sikurse alkooli…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson një sakrificë të përbashkët të qytetarëve, por edhe Qeverisë arritjen e synimit për uljen e konsumit të energjisë elektrike. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministrja shprehet se arritja e këtij rezultati është rezultat i implementimit të strategjisë së diversifikimit të burimeve energjetike, e cila po aplikohet tashmë prej disa vitesh në vendin tonë, por edhe politikave të efiçencës së energjisë. Balluku thekson se këto rezultatet lidhet me fuqinë energjetike të instaluar tashmë nga abonentët familjarë, por edhe bizneset që arrijnë në mbi 120 MWH. Në këtë pikë, Ministrja…
Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale dhe njëkohësisht ka zbardhur një tjetër krim. Një 29-vjeçar i dënuar më parë për dhënie ndihmë 4 shtetasve, për largim nga IEVP-ja është arrestuar pasi është kapur me 2 çanta me lëndë plasëse artizanale (rreth 21.3 kilogramë), të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse (benzinë), në 2 automjete. Gjithashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e 29-vjeçarit, me të cilët ky shtetas do të kryente ngjarjen kriminale, me lëndë plasëse. “29-vjeçari i arrestuar me çanta me lëndë plasëse, dhe një 25-vjeçar i shpallur…
Albi Mecini, njeriu që konsiderohet si organizator dhe pjesëmarrës në rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Krasniqit (Sulovarit) është një prej njerëzve të besuar të Admir Tafilit, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Në 2013, Mecini ndihmoi Tafilin dhe miqtë e tij të arratiseshin nga burgu i sigurisë së Lartë në Drevonë. Kujtojmë se ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar 29-vjeçarin Meçini dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, Arafat Manërkolli, 27 vjeç, banues në Dibër dhe Ervis Cukali, 25 vjeç, banues në Tiranë. Këta persona ishin nisur për të kryer…
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç e cila në forumin e Bled, që u mbajt në Slloveni, ka deklaruar se shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë të drejta dhe se ata askush nuk i vret. “Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled, e paska dërguar Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë”, ka qenë reagimi i Kamberit pas deklaratave të Brnabiçit. Kamberi tha se deklarata e kryeministres së Serbisë “është vazhdimësi e…
Kremlini ka thënë të mërkurën se hetuesit janë duke e konsideruar mundësinë që avioni, i cili po e barte shefin mercenar Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht. Kjo është hera e parë që Rusia e pranon në mënyrë kaq të qartë se ka mundësi që Prigozhini u vra qëllimisht. “Është e qartë se po konsiderohen versione të ndryshme, përfshirë versionin – ju e dini se për çfarë e kam fjalën – të themi, një ligësi e qëllimshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov më 30 gusht kur u pyet për hetimin. I pyetur nëse Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil do…
Alket Hatija, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar. Prangosja, njoftoi këtë të mërkurë policia, u krye në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinjë. Aksioni për kapjen e tij u krye nga policia e Durrësit dhe Interpol Tirana dhe sipas burimeve zyrtare erdhi “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative”. Atija ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. “Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e…
I detyruar për të mbrojtur studentët nga kërcënimi i raketave hipersonike ruse me rreze të shkurtër veprimi, qyteti lindor i Ukrainës, Kharkiv, ka ndërtuar dhjetëra klasa në stacionet e metrosë, në mënyrë që disa studentë të mund t’i kthehen mësimit të përjetshëm. Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, kishte një popullsi prej më shumë se 1.4 milionë banorësh përpara se Rusia të pushtonte në shkurt 2022. Disa pjesë të qytetit janë më pak se 32 kilometra nga kufiri rus, rrethinat e saj veriore kanë pësuar dëme të mëdha nga lufta. Shkollat në Kharkiv janë detyruar të kalojnë…
Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç, rendit disa arsye se pse konsumi i energjisë në tremujorin e dytë të vitit është ulur, pavarësisht sezonit turistik dhe fluksit të lartë të vizitorëve. Sipas tij konsumi është ulur sepse janë ulur humbjet teknike dhe jo teknike, ose siç preferon ta quajë ai “thënë më thjesht janë ulur vjedhjet”. Referuar publikimit të botuar në disa media, sipas të dhënave të INSTAT, eksperti shprehet se përllogaritja e kryer nga mediat është e gabuar, pasi është ulur konsumi i energjisë nga abonentët familjarë dhe është rritur konsumi i jo familjarëve, ku përfshihen bizneset. Eksperti thotë se…
Kryetari i partisë së vulës Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim informal me kreun e PAA-së Agron Duka dhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehi. Në takim ka qenë dhe deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku. Referuar raportimeve mediatike, në takim është folur për një bashkëpunim mes palëve si dhe çështje politike si listat e hapura, rajonet zgjedhore, votën e emigrantëve, votimin elektronik dhe vettingu në politikë.
Zbarkimi i Leo Messit tek Inter Miami jo vetëm që ka nënkuptuar revolucion total në nivelin sportiv, duke marrë titullin e parë në historinë e ekskluzivitetit të Floridas dhe pa njohur humbjen në nëntë ndeshjet e tij të para, por ka gjeneruar gjithashtu një ndikim të madh në nivelin ekonomik. Që nga mbërritja e yllit argjentinas, klubi i drejtuar nga David Beckham ka arritur shifrën e madhe të 265 milionë dollarëve nga shitja e biletave. Një shumë rekord që nuk mbaron me kaq. Që kur Leo iu bashkua MLS, “Apple TV”, platforma që ka të drejtat për ligën e Amerikës…