Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në shkollën e rikonstruktuar të Hoteleri-Turizëm në Tiranë. Kreu i qeverisë tha se vëmendja për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë do të jetë në fokus kryesor. “Duhet ta bëni mirë llogarinë përpara se ta mendoni për të ikur sepse llogaria bëhet sa të ngel në fund. Llogaria del që edhe nga ana financiare edhe nga ana e gjendjes së humorit , ka filluar të dalë në barazim, dhe sidomos në turizëm edhe pas disa vitesh do të jetë akoma edhe më mirë”, u shpreh Rama gjatë një bashkëbisedimi me gjimnazistët.
Author: tirana
A është kërcënuar kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe ndaj tij është shtuar siguria? SPAK ka reaguar në lidhje me një lajm që po qarkullon në mediat, se Altin Dumani është marrë në mbrojtje nga Garda e cila ka marrë masa shtesë për mbrojtjen e tij. Sipas SPAK-ut nuk ka asnjë masë shtesë dhe se mbrojtja që kryhet për drejtuesin e prokurorisë është konform procedurave dhe standardeve të miratuar. “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”,-thekson…
23-vjeçari Klajdi Bitri ndërroi jetë, pasi pushka e peshkimit që e goditi në gjoks i dëmtoi dy organe vitale, zemrën dhe mushkërinë. Këto janë rezultatet e para të autopsisë, të të riut shqiptar që humbi jetën të dielën e kaluar në komunën e Sirolosë në Itali. Melloul Fatah, 27-vjeçari algjerian, ndodhet në paraburgim nën akuzën “vrasje për motive të dobëta”. I riu shqiptar pati një konfilkt për lirimin e rrugës. Shtetasi algjerian pas sherrit, shkoi në makinë dhe mori pushkën e peshkimit duke e goditur me shtizë Bitrin. Avokati i tij pretendon se ai ka reaguar për vetë mbrojtje pasi…
Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama me deklaratat për koncesionin e sterilizimit faktoi se ai dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se sterilizimi i ka kushtuar shqiptarëve deri sot 79 mln euro dhe ka rritur çmimin e sterilizimit, duke e bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se në Gjermani. Sipas tij, Rama mori një akt të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila pasi njohu dosjen kërkoi anulimin e kontratës si vepër e mirëfilltë penale. “Edi Rama sapo zbriti dje nga autobusi…
Talenti shqiptar Arijon Ibrahimoviç është përforcimi i radhës te klubi italian. Futbollisti 17-vjeçar ishte pjesë e akademisë së Bayern Munchen, por kërkonte më shumë hapësira. Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, shqiptari dhe skuadra italiane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe në ditët në vijim pritet vetëm zyrtarizimi. Sulmuesi konsiderohet një lojtar premtues për të ardhmen, ndërsa vlera e kartonit të tij arrin 1 milion euro. Tek Frosinone, Ibrahimoviç do të gjejë dhe tre shqiptarë të tjerë si Marvin Çuni, Serxhi Kalaj dhe Justin Ferizaj.
Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e hapave që u është kërkuar atyre për t’i krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut, por nuk ka dashur të përmendë afate kohore se kur mund të ndodhë një takimi i nivelit të lartë në Bruksel. Këto qëndrime i ka shprehur për Radion Evropa e Lirë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë. “Puna në dialog po vazhdon. Ne e kemi përsëritur vazhdimisht javëve të fundit se ka një pritje të qartë nga ana e BE-së që palët t’i ndërmarrin hapat e…
Një përgjigje të prerë i ka thyer presidentja Vjosa Osmanit, homologut francez Emmanuel Macron, i cili deklaroi se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi. Osmani tha se nëse pezullohet vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, kjo do të nënkuptojë fundin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të…
Zjarri që ra pasditen e djeshme në fshatin Ndershenë, të njësisë administrative Lurë, në bashkinë Dibër është shumë afër shuarjes. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se me ndërhyrjen e menjëhershme nga ajri dhe punë intensive nga terreni, tashmë janë izoluar vatrat dhe jemi shumë afër shuarjes përfundimtare të zjarrit që ra pasditen e djeshme në fshatin Ndershenë, të njësisë administrative Lurë, në bashkinë Dibër. Grupet e punës janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm për shuarjen e vatrave të fundit aktive dhe mbajtjen në monitorim të gjithë situatës, theksoi Peleshi. Ai shprehu mirënjohje për çdo…
Një investigim i të përditshmes kolumbiane “El Tiempo”, zbulon sesi hetuesit e Europol dhe Interpol ranë në gjurmët e Besnik Nikolli i njohur në botën e krimit si “Niko” apo “El Gordo” që nga spanjishtja përkthehet “Bullafiqi”. Ai kshte vendosur në vitin 2021 në Kolumbi, kjo për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë atje dhe jetonte në një lagje të njohur të Santa Marta dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar. Ishin një seri fotosh që ua dërgonte online vajzave ë cilat ndihmuan për të zbuluar vendndodhjen e personit më të kërkuar në Francë për trafik droge…
Për sigurinë e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani janë marrë masa shtesë. Prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar. Po kështu mësohet se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim një delegacion me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai u shpreh i lumtur që Shqipëria, e cila me hapjen e Piramidës, do të kthehet së shpejti në epiqendrën digjitale për Ballkanin, ka përkrah Japoninë, një prej vendeve më të përparuara sa i takon teknologjisë. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të presim për një vizitë pune në Tiranë deputetin Hirai Takuya [Anëtar i Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Kryetar i Delegacionit], ambasadorin e jashtëzakonshëm të Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, dhe delegacionin shoqërues…
Pas ditëve të nxehta, kjo javë solli reshje shiu dhe temperatura të ulëta. Rrebeshet do të mbeten prezente në qarqet Shkodër, Lezhë dhe më të pakta në zonat qendrore megjithatë nuk priten problematika të përmbytjeve. Era do jetë një parametër problematik në të gjithë vijën bregdetare shqiptare deri mesditën e së enjtes kur parashikohet përmirësim i motit në vend dhe nga e premtja e në vijim parashikohen kthjellime dhe rritje të temperaturave mbi 32 gradë, duke rikthyer në territorin shqiptar, motin tipik të stinës së verës.