Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një hetimin pasuror për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita. Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja.
Author: tirana
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Serbia ende vijon që të bëjë shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Sipas saj, Serbia ripërsërit krimin e saj duke e fshehur vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. “I bëj thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar, aleatëve dhe miqve të Kosovës që të mendojnë pak për familjarët e atyre fëmijëve të zhdukur që ende janë në varreza masive në të cilat po fle Serbia edhe 25 vite pas lufte”, tha Osmani. Po ashtu Presidentja kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të mendojë për nënat që ende shkojnë te varri i zbrazët, e…
Eslit Sala duket se do ti kushtojë shtrenjtë Vllaznisë. Valleta në Maltë, ish-skuadra e mbrojtësit ka paditur në FIFA shkodranët, teksa organizmi botëror i futbolli i ka dhënë të drejtë Valletas, me Vllazninë që do detyrohet të paguajë 80 mijë euro për mbrojtësin. FIFA i ka dhënë të drejtë ishullorëve, ndërsa te Vllaznia nuk kanë ndenjur duarkryq duke e dërguar çështjen në CAS e Lozanës. Shkodranët kanë një argument të fortë për të hequr “gjobën” 80 mijë euroshe, duke treguar se lojtari kishte mbushur 23-vjeç kur hodhi firmën te Vllaznia. I datëlindjes 9 maj 2000, Sala debutoi me Vllazninë në…
Michael Jackson sot do të kishte festuar ditëlindjen e tij të 65-të. Me rastin e kësaj dite, Naomi Campbell ka bërë një postim kushtuar “mbretit të popit”. Modelja me famë botërore ka postuar në Instagram një sërë fotosh së bashku me Michael Jackson, për të nderuar kujtimin e tij. Ajo i ka uruar ditëlindjen dhe shprehet se do e ketë gjithmonë në zemër. “Gëzuar ditëlindjen mbreti i popit. Sot do të kishit ditëlindjen tuaj të 65-të. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj. View this post on Instagram A post shared…
Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike të degës së Durrësit dhe ish-zëvendës ministri i Arsimit, Edmir Kapidani. Lajmi për vdekjen e tij e ka dhënë Sali Berisha në Facebook. Sipas tij, Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi. Berisha i shpreh ngushëllimet familjes, miqve, të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit. Edmir Kapidani ka qenë drejtues i PD-së në Degën e Durrësit për 3 mandate, vitet 1992-1994, 1998-2001, 2001-2004 dhe anëtar i Këshillit…
Në prangat e Policisë së Srandës ka rënë Adil Duka, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë, ndërsa në makinë veç lëndës narkotike iu gjet edhe një pistoletë. Në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, pranë gjirit të Hartës, policia lokalizoi makinën e dyshuar tip “Benz” dhe kanë ndërhyrë për ta bllokuar. Njoftimi Pas bllokimit të mjetit është arrestuar në flagrancë e drejtuesin, Adil Duka, 21 vjeç banues në Rusan, Delvinë, dhe e pasagjerin Amarildo Basha, 22 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit fizik të Adil Dukës dhe në makinë, policia gjeti dh sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me…
Këtë të shtunë, Partia Demokratike ajo e vulës, ose zyrtare mbledh Kuvendin Kombëtar. Mbledhja do të bëhet në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. PD-ja me kryetar Lulzim Bashën, shkruan se ky takim vjen në një moment vendimtar për vendin dhe se PD-ja ka zgjedhur reformimin dhe modernizimin e partisë opozitare. Postimi i plotë Të shtunën, 2 shtator, ora 10:00 Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një…
Një fond prej 32 milionë lekë të reja është akorduar nga qeveria për dëmshpërblimin financiar për familjet e 9 ish-të dënuarve politike nga regjimi komunist mes tyre dhe 2 të pushkatuar pa gjyq. Bëhet fjalë për Razip Zeqir Zenelaj i pushkatuar pa gjyq për motive politike, më 20 gusht 1947, në Kutë të Fierit dhe Ali Selfo Demko (Panariti) i pushkatuar pa gjyq në nëntor të vitit 1944. Fondi i miratuar si dëmshpërblim financiar është për secilën familje 4.9 milionë lekë. Për 7 të tjerë Gjysho Shefit Sadikaj, Mufit Ilmi Hoxha, Iljas Telha Serjani, Pavlo Ziso Memo, Neim Selfo Haxhiaj,…
Aksidenti para 37 viteve në centralin bërthamor të Çernobilit vijon që të ketë hetime nga ana e shkencëtarëve, për pasojat shkatërruese që ai pati në shëndetin e atyre që patën fatën e keq të ekspozoheshin nga rrezatimi. Patologjia neoplazike e tiroides është forma më e zakonshme e kancerit që lidhet me tragjedinë e Çernobilit, por një studim i ri ka zbuluar se kjo gjëndër nuk është e vetmja e prekur. Ata që janë diagnostikuar me karcinoma papilare e tiroides pas shpërthimit në central janë të rrezikuar nga shfaqja e një tjetër kanceri në organet e tjera, përfshirë këtu edhe gjëndrat…
Një shqiptar është plagosur me një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Menidi të Athinës. Të shtunën e kaluar, shqiptari nga Fieri, ka shkuar në një festë në këtë lagje në momentin që po mblidheshin karriget. Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë. Në sherr ka hyrë dhe një 35-vjeçar grek, i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin. Sherri u mbyll atë ditë, por dje shqiptari shkoi i armatosur në të njëjtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjecarit grek dhe duke e plagosur në këmbë. Duke u larguar, ai është përplasur me…
Policia e Tiranës ka arrestuar Marlen Guticin, pasi ka thyer masën e “arrestit shtëpiak”, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. 37-vjeçari është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas verifikimeve ka rezultuar se Marlen Gutici kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Podhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës…
Policia e Tiranës ka gjoditur një shofer autobusi, kjo për përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit. Shoferi është filmuar nga një pasagjer dhe video ka rënë në dorën e policisë. Ai u ndëshkua me masën administrative 15000 lekë, ku përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit është në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.