Author: tirana

Arthur Lee Cofield, një i burgosur në një burg të sigurisë maksimale në Xhorxhia të SHBA-ve është ai që e ka realizuar të pamundurën. 31-vjeçari arriti të grumbullojë të paktën 11 milionë dollarë duke “aktruar” si një manjat miliarder, por pa dalë kurrë nga qelia. Ky rast i pabesueshëm mashtrimi ka bërë xhiron e rrjetit, duke ndezur kureshtjen e të gjithëve, pasi është e jashtëzakonshme sesi i burgosuri i ka kryer mashtrimet. I riu drejtoi një operacion grabitje brenda burgut të Xhorxhias, ku mashtroi përfaqësuesit e shërbimit të klientit në “Charles Schwab” duke i bërë të besonin se ai ishte…

Read More

Mbrëmë rrjeti social Instagram është “pushtuar” nga festa e 30-vjetorit të martesës së prindërve të Kiara Titos, me foto dhe video të pafundme. Sigurisht që kryefjalë ishin Luizi dhe Kiara, që dukeshin të magjishëm me veshjen dhe me kërcimet e tyre. Një prej suprizave u realizua nga babai i Kiarës, i cili këndoi këngë për bashkëshorten e tij. Çifti bëri edhe një kërcim në mes të skenës, e më pas nisi festa. Pjesë e saj ishte edhe “dhëndri”, Luizi, i cili shkoi në festë bashkë me nënën e tij.

Read More

Prej 3 muajsh, kryetari Lulzim Hetimi është ngujuar në Komunën e Leposaviqit. Që nga ora 06:00 e mëngjesit të 29 majit i pari i Leposaviqit po qëndron brenda këtij objekti. Për të komuna është shndërruar në objekt banimi. Brenda komunës, me kryetarin Hetemi për më shumë se një javë ishte zv/ministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arber Vokrri, i cili ka folur për kushtet e jetës në komunë. “Ushqimi është siguruar nga ushtria e Kosovës. Ai e di se në rast se nuk i sigurohet rikthimi aty, ka pasoja të mëdha, se humbet autoriteti shtetëror i Kosovës. Sipas…

Read More

Molloul Fatah është algjeriani që vrau 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri në Itali. Ai ka deklaruar para hetuesve se e ka qëlluar Klajdin për vetëmbrojtje. Ai ka thënë se nuk ka qëlluar për ta vrarë e madje nuk e ka kuptuar se e ka vrarë. Ai ka marrë armën me shtizë vetëm për tu mbrojtur dhe plagosja aksidentale ka qenë fatale. Pasi e ka goditur ka nxjerrë shtizën nga gjoksi dhe është larguar. Nëse algjeriani ishte në dijeni të krimit, ajo që ndodhi menjëherë më pas është edhe më e habitshme. Ai ka shkuar në plazh me të fejuarën e tij.…

Read More

Në Forumin e Bledit në Slloveni, ka pasur një përplasje mes Kosovës dhe Serbisë. Pas përplasjes që pati kryeministri Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, kësaj here polemika ka pasur edhe mes ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, Donika Gërvallës dhe Ivica Daçiç. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë, më së largu deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Me këtë konstatim u pajtua edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se normalizimi mund të ndodhë brenda…

Read More

Rusia ka raportuar një natë sulmesh me dronë në territorin e saj duke filluar nga jugu në veriperëndim. Një goditje në aeroportin Pskov, qindra milje larg zonës së luftës në Ukrainë, i vuri zjarrin dy avionëve ushtarakë të mallrave. Mediat ndërkombëtare raportojnë se aeroporti Pskov në Rusi do të mbyllet për fluturimet civile sot, sipas agjencisë ruse të transportit ajror. Ushtria ruse thotë se ka rrëzuar dronët ukrainas mbi rajonet Bryansk, Kaluga, Oryol dhe Ryazan. Dronët ukrainas që goditën Rusinë në sulmet gjatë natës që dëmtuan avionët ushtarakë dhe ndërprenë trafikun ajror, thanë zyrtarët rusë të mërkurën, disa orë pas…

Read More

Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë të madhe në YouTube përmes krijimit të videove lidhur me jetën në Afganistan. Edhe pasi talibanët morën pushtetin më 2021, 25-vjeçarja vazhdoi të gjeneronte përmbajtje multimediale për më shumë se 300.000 ndjekësit e saj, pavarësisht përpjekjeve të grupit militant që të zhdukin gratë nga jeta publike. Javën e kaluar, llogaritë në rrjetet sociale të Sadatit ranë në heshtje. Ajo dyshohet se është helmuar për vdekje pasi mori pjesë në një ngjarje private në kryeqytetin afgan, Kabul, më 21 gusht. Talibanët thanë se kanë arrestuar dy persona – një burrë dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, e ka nisur me pamje nga poligoni i parë publik që po ngrihet në Fushë-Prezë. Ai tregon se kjo do shërbejë për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që do marrin patentën, por edhe për aktivitete edukative. “MIRËMËNGJES dhe nga puna për poligonin e parë publik që po ngrihet në Fushë-Prezë, një hapësirë prej 6 mijë m2, e cila do të shërbejë për orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që pritet të marrin rishtazi patentat, por edhe për aktivitete shtesë edukative që kanë të bëjnë me…

Read More

Hëna e plotë do të jetë sonte në orën 21:36. Hëna do të jetë e plotë dhe me e ndritshme se asnjë ditë tjetër e vitit 2023. Ajo do të jetë më afër se zakonisht, veç 222,043 milje larg, natën e 30 gushtit, duke e bërë atë të duket më e zakonshme dhe më e madhe. Për shkak se është hëna e dytë është në përfundim, ajo quhet “super hëna blu”. Hera e fundit që dy superhëna të plota të zbukuruara në qiell ishte në vitin 2018 dhe nuk do të përsëritet më deri në 2037. Superhëna e parë ishte…

Read More

Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Pas mesditës pritet përmirësim i kushteve të motit në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa mbeten me reshje të pakta zonat malore të Shqipërisë, më të dukshme reshjet paraqiten në Verilindje të vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke…

Read More

Dashi Në përgjithësi, një ditë pozitive dhe fitimprurëse edhe nëse hëna në kundërshtim mund të krijojë disa dyshime në lidhje me paratë. Kujdes me financat, shpenzimet janë të shumta, por do të duhet të kuptoni se si të mos e gjeni veten të prishur dhe ndoshta rrisni të ardhurat tuaja në një farë mënyre. Demi Do jeni duke përjetuar një periudhë transformimesh, si nga pikëpamja ekonomike, pune apo personale. Dikush mund ta gjejë veten duke bërë llogaritë për të kuptuar se ku është dhe nëse ka ndonjë rrezik të veçantë, nga ana tjetër është koha për t’u rikthyer në rrugën…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht. Makina tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Xh. është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. M. Për pasojë, janë plagosur 3 persona, një i ri 22-vjeçar dhe 2 vajza 25-vjeçare. Këto dy të fundit kanë qenë në të njëjtin mjet. Të plagosurit u transportuan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Read More