Author: tirana

Lideri historik i PS-së, Fatos Nano ndodhet në një spital privat në Tiranë që prej ditës së enjte, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Shkak është bërë një sëmundje në mushkëri, që i ka krijuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Drejtuesit e spitalit konfirmuan se pas mjekimit intensiv, gjendja e ish-kryeministrit është stabilizuar.

Read More

11 persona të infektuar nga Virusi i Nilit Perëndimor kanë humbur jetën në Greqi. Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën nga ky virus është 82 vjeç. Nga fillimi i vitit 2023, deri më sot, në Greqi janë diagnostikuar dhe hetuar gjithsej 89 raste vendase të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, nga të cilët 74 raste kanë shfaqur manifestime nga sistemi nervor qendror dhe 15 raste kishin manifestime të lehta/pa shfaqje të SNQ. Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shënuar në vendbanimet në Njësitë Rajonale Kardicë, Larisa, Trikala, Imathia, Selanik, Pella, Pieria, Kilkis, Serres, Kavalla,…

Read More

23-vjeçari shqiptar Klajdi Bitri u vra në mënyrë tragjike në Ankona të Italisë me një shtizë peshkimi nga një algjerian. Lindita Elezi, këshilltare rajonale në rajonin e Marche tha se ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik. Elezi tha se komuniteti i zonës do të organizojë një manifestim në qytetin e Ankonës, ku do të kërkojnë drejtësi për Klajdi Bitrin. “Banorët e zonës më kanë kontaktuat, kanë kërkuar ta ndihmojnë familjen Bitri, edhe kryetari i bashkisë së Ankonës, kanë qenë të gatshëm. Do bëjmë shpejt një manifestim për të kërkuar drejtësi për Klajdi Bitrit me qëllim që të paktën vrasësi të…

Read More

Tashmë policia bashkiake ka uniformën e saj dalluese të ndryshme nga ajo e policisë së shtetit dhe do të lëvizë me makina ngjyrë të bardhë. Mjetet anash do të kenë mbishkrimin “Policia bashkiake” shoqëruar nga stema e bashkisë. Në Fletoren Zyrtare të 29 gushtit 2023 janë publikuar detajet e uniformës së punonjësve meshkuj por dhe femra të policisë bashkiake. Punonjësit do të kenë veshjen dhe shenjat dalluese të policisë bashkiake. Uniforma e dimrit do të jetë e njëjtë për punonjësit meshkuj dhe femra, përveç modelit. Ndërsa tek uniforma verore është parashikuar që policet bashkiake të veshin fund. Për këtë është…

Read More

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli shprehet se nafta që pritet të nxirret në Shpirag është e një cilësie të lartë dhe me vlerë të përafërt me naftën që përdorin makinat çdo ditë. “Nafta e Shpiragut ka vlerë të lartë, e nxjerrë nga shumë thellë nën tokë dhe është një naftë që në vlerë tregu është e afërt me atë që shitet për t’u përdor nga makinat tona. Nafta e Shpiragut është pothuajse 80 dollarë për fuçi, ka fare pak nevojë për përpunim. E para lajm i mirë është që nafta e Shpiragut është e një cilësie shumë të lartë”, tha…

Read More

Një 19-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për një plagosje me armë zjarri. Mediat greke raportojnë se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar egjiptian. 25-vjeçari në polici ka thënë se dy persona kanë tentuar ta grabisnin në Agio Pandelimona. Por, kur i riu ka shfaqur rezistencë, 19-vjeçari shqiptar e ka qëlluar me plumb në këmbë. Policia greke është në kërkim të një tjetër personi që ishte së bashku me shqiptarin kur tentuan të grabisnin 25-vjeçarin.

Read More

Rregullat që duhet të zbatoni në lidhje me përdorimin e kondicionerit në prani të fëmijëve:1. Temperatura e ambientit nuk duhet të jetë ekstremisht e ndryshme me atë të jashtme.Në verë ajo nuk duhet të jetë më e ulët se 3-5 gradë, kjo pasi mund të krijohet një ambient i ftohtë dhe për pasojë fëmija të sëmuret. E njëjta gjë edhe në stinën e dimrit, nuk duhet ta ekzagjeroni me rritjen e temperaturës.2. Mos e drejtoni rrymën e ajrit drejt fëmijës.Kjo për të parandaluar ndonjë rrezik për shfaqjen e temperaturës apo rrufës dhe më keq akoma, bronshitit. Dhoma duhet të ajroset…

Read More

Një oficer policie u përplas për vdekje nga një tren në Nottinghamshire, Angli. Ai po përpiqej që të shpëtonte një burrë që po tentonte të vriste veten, duke u hedhur në shinat e trenit. Ngjarja ndodhi pranë kalimit në nivel Bulpit Lane, në një zonë banimi në Balderton, pranë Newark-on-Trent. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’iu rezistonte plagëve të marra  dhe ndërroi jetë në spital të marten.

Read More

Jordi Alba ka vendosur t’i japë lamtumirën kombëtares spanjolle dhe të përqendrohet vetëm te Inter Miami. Pasi u largua nga Barcelona, për t’u lënë vend brezave të rinj, mbrojtësi bën të njëjtën gjë edhe me Kombëtaren, ndërsa largohet pasi ngriti trofeun e Nations League si kapiten i Spanjës, në Roterdam. Vendimi është marrë javë më parë dhe lojtari ka njoftuar menjëherë Federatën dhe Luis de la Fuente.

Read More

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar sërish qytetarët për rrezikun nga përmbytjet. Banorëve iu kërkohet të bëjnë kujdes pasi parashikohet furtunë dhe përmbytje. “Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas mesnatës priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent  të…

Read More

Mekanizmi i mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian tha të martën se ka dërguar në Greqi 12 avionë, 400 zjarrfikës dhe 60 automjete për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, që cilësohen të jenë më të mëdhatë ndonjëherë në Evropë. Zjarret në pjesën verilindore të Greqisë, që vazhdojnë prej 11 ditësh, kanë shkatërruar një zonë që është më e madhe se qyteti i Nju Jorkut, njoftuan autoritetet evropiane. Bashkimi Evropian njoftoi se mbi 81 mijë hektarë ishin djegur në zonën verilindore të Greqisë, duke e cilësuar atë si zjarrin më të madh që nga fillimi i regjistrimit të zjarreve në vitin…

Read More

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë nisur xhirimet për filmin “5 herë jo”, i cili pritet të shfaqet në kinematë tona në fund të vitit. Nga fotot që qarkulluan në rrjet, u aludua se një nga personazhet që do të jetë pjesë e kastit të aktorëve është këngëtarja Semi Jaupaj. Ndërkohë që ditën e sotme një tjetër emër ka qarkulluar! Sipas “Kryefjala”, aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj do të jetë pjesë e filmit. Sipas burimeve ai është parë në sheshxhirimin e filmit, pranë ambienteve të Top Channel. Ende nuk dihet roli që ai do të ketë në film.

Read More