Princesha Diana ishte e shqetësuar për jetën e saj të re pas divorcit nga princi i atëhershëm Charles. Në një letër të sapo zbuluar, princesha e ndjerë shpreh “terrorin” e saj për beqarinë para se të ndahej nga Mbreti Charles. Letra zbuluese, drejtuar presidentit të Fondacionit Mbretëror të Zelandës së Re për të Verbërit, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm nga Julien’s Auctions dhe Turner Classic Movies në Beverly Hills, Kaliforni. Sipas The Telegraph, Diana përmendi “rrethanat personale veçanërisht në lidhje me martesën time me Princin e Uellsit” si arsyen e dorëheqjes nga roli i saj në bamirësi,…
Author: tirana
Prej disa ditësh, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Gjithçka nisi, pasi ajo u shfaq me një flamur serb gjatë një koncerti në Hungari dhe si pasojë komentet kritikuese kanë qene të shumta. Këngëtarja reagoi më pas, duke theksuar se nuk e ka ditur se cilit shtet i përkiste ai flamur dhe se ajo është një shqiptare. Mirëpo, Rita duket se nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka ndarë një video në Instastory, ku shfaqet Mbreti Karli III, i cili flet për shqiptarët e famshëm që kanë bërë historinë si Nënë Tereza…
Riatdhesimi i eshtrave të ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit, ka ngjallur sërish debate. Palët janë të ndara, në ata që e konsiderojnë si figurë patriotike dhe intelektuale, e të tjerë që e etiketojnë si kolaboracionist për shkak se ishte nënpunës i lartë gjatë nazi-fashizmit. Në një intervistë për Report tv, mbesa e tij,, Fatbardha Mulleti u shpreh se komedia “Prefekti” e Besim Levonjës, shënoi jetën e familjarëve të tij, duke i bërë objekt tallje djalin e vetëm dhe bashkëshorten, me këtë pjesë dramaturgjike që ajo e konsideron tërësisht të tjetërsuar. Më tej tregoi se autori i komedisë, të cilin vetë…
Mr. Elvis është reperi shqiptar, që kulmin e suksesit e ka patur në fund të viteve 90-të deri në fillim të viteve 2000. Pas një mungese të gjatë në tregun muzikor shqiptar ai i është rikthyer muzikës në koncertin Alpha Show 2, që u mbajt së fundmi në Tiranë. Në intervistë për Radio Ejani Mr. Elvis flet për lidhjen e ngushtë me muzikën, talentin në pikturë, por dhe për këngët që pritet të publikojë së shpejti. Elvis Bushi apo siç njihet me emrin e artit Mr. Elvis, ka qenë një ndër reperët e suksesshëm në fundin e viteve ’90 dhe…
Krytari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka qenë i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Ballkan Update” në ABC News. Ai tha se prej dy vitesh në Luginën e Preshevës, Kurti jo vetëm që po përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe po dëmton shumë politikën shqiptare atje. Arifi shtoi se Kurti kërkon ta përdorë Luginën e Preshevës si kartë ndaj ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës. “Në Luginë të Preshevës e kemi ketë proces dy vite tanimë, që Kurti jo vetëm që përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe dëmton shumë politikën shqiptaren në Luginë. Ne…
Kolesteroli është një term që ka një kuptim negativ kur lidhet me shëndetin dhe ushqimin e zemrës. Por a e dini vërtet se çfarë është kolesteroli dhe cila është lidhja e tij me atë që vendosim në pjatën tonë? Është një substancë lipide e pranishme në trupin tonë, e cila luan një rol thelbësor në formimin e membranave qelizore dhe në prodhimin e hormoneve. Megjithatë, është e rëndësishme të ruani një ekuilibër në nivelet e kolesterolit në gjak, pasi shumë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kjo na çon në pyetjen thelbësore se cila është marrëdhënia midis kolesterolit…
Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasja K. Q., në çantën e së cilës u gjetën 11 150 euro që kjo shtetasje po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. Q., 39 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u sekuestrua shuma e parave. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për…
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditët e fundit pranë burgut nr.313 në Tiranë. Sipas një videoje që është bërë virale në rrjetet sociale, një vajzë ka shkuar me makinë pranë burgut dhe duke hipur mbi të ka bërë më shenjë nga qelia e burgut të të dashurit me qëllim tërheqjen e vëmendjes së tij. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar nga qelia për intervistën e kryeministrit Rama për median greke Kathimerini. Ai e cilëson si të vetëkërkuar këtë intervistë nga Rama, për të cilin thotë së më herët ka heshtur, ndërsa tani po jep intervista herë here për arrestimin e tij. Sipas Belerit, tre janë motivet e ndryshimit të qëndrimit të Ramës. Mosmarrja e një ftese në darkën informale të Athinës zyrtare për Belerin ka shërbyer që Rama të kuptojë pasojat e prangosjes së tij. “Intervista e vetëkërkuar e kryeministrit Edi Rama për KATHIMERINI, dalja e katërt publike e tij për…
Bashkia Lezhë u ka bërë apel sërish qytetarëve për motin e keq. Bashkia njofton se duke nisur nga mbrëmja e sotme, do të ketë furtunë e përmbytje. “Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas mesnatës priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që…
Lideri historik i PS Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ish-kryeministri, 70-vjeç, i vendit është shtruar në një spital privat në kryeqytet. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk dihen shkaqet shëndetësore dhe arsyeja e komplikacioneve.
Yevgeny Prigozhin, do të prehet në Shën Petersburg, në varrezën Serafimovski. Kështu raportojnë media ruse që shkruajnë për një mobilizim të madh të forcave të rendit për funeralin e ish liderit dhe themeluesit të grupit famëkeq të mercenarëve Wagner, dhe për instalimin e detektorëve të metalit.Në varrezën Serafimovski prehen edhe prindërit e presidentit rus, Vladimir Putin, përveç shumë ushtarëve dhe funksionarëve të lartë të ministrisë së mbrojtjes. Nuk dihet se kush do të jenë pjesëmarrësit në ceremoninë e lamtumirës së fundit, por mediat raportojnë për një funeral tepër privat. Sakaq kanë qarkulluar propozime të ndryshme për funeralin e Prigozhin, të…