Këtë të martë, kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të procesit të sterilizimit në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka theksuar se vitin që vjen do të vijë roboti në Shqipëri, për kryerjen e vaskirurgjive ose kirurgjisë laparoskopike në sallat e operacioneve. Rama: Kur e kemi bërë këtë diskutim ishim të vetmit në Ballkan, por edhe Europë nuk diskutohet, që ishim në prapambetje dhe krim, sepse e bën të paevitueshme që të rëndosh shëndetin e tjetrit, të futesh në gjynah me shëndetin e tjetrit dhe të rrezikosh shëndetin e tjetrit sepse nuk të jep shteti veglat që të bësh punën e pastër. Mjeku…
Author: tirana
N/kryetari i grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi reagoi këtë të martë për çmimet e referencës së pronave. Ai tha se PD është kundër taksimit që shton barrën fiskale të familjeve dhe bizneseve. “Nëse po mendoni të blini një apartament në Tiranë, në varësi të zonës do tu duhet të paguani nga 5 deri në 76 përqind më shumë. Nëse aktualisht keni një apartament apo biznes në Tiranë po kaq do të rritet edhe taksa e përvitshme që do paguani. Kjo ndodh sepse janë rritur çmimet e referencës me vendim qeverie, botuar tashmë në fletoren zyrtare për 32…
Komuniteti shkencor ka 17 vite që po përpiqet të hedhë dritë mbi misterin e pesë anëtarëve të familjes Ulas në Turqinë juglindore që ecin me të katër këmbë. Familja kurde jeton e izoluar në një cep të largët të Turqisë. Nga 19 fëmijët e lindur të Rezit dhe Hatisit, të cilët ecin si çdo njeri i zakonshëm, pesë vëllezër ecin me katër këmbë, pra edhe duart kryejnë funksionet e këmbës. Disa shkencëtarë e kanë përshkruar gjendjen e tyre si “regresive”, por kjo teori ka nxitur kritika nga ekspertë të tjerë të cilët argumentojnë se është një kombinim i faktorëve “gjenetikë”.…
“Rruga e Agallarëve” në Farkë po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës, me sinjalistikën e nevojshme dhe rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Kjo rruge, e cila ishte një kërkesë e banorëve, i shërben jo vetëm kësaj lagjeje, por edhe 3 fshatrave të Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe, duke i lidhur ato me Unazën e Madhe dhe Tregun e ri Agroushqimor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky investim do të rrisë më tej vlerën e pronës. “Rruga e Agallarëve lidh dy zona të banuara të Farkës. Është një kreshtë në…
Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Shqipërisë, e cila luhet në Pragë të enjten e 7 shtatorit 2023 në orën 20:45. Kryesuesit e grupit E kualifikues për në Euro 2024 nuk do e kenë të lehtë, teksa përballë kanë kuqezinjtë e Sylvinhos që ndjekin në vendin e dytë me një pikë më pak (6). Çekët kanë gati listën e lojtarëve të grumbulluar, teksa bien në sy emra si Soucek, Cvancara apo edhe Hlozek. Pjesën dërmues të listës e zënë lojtarët e Slavias së Pragës, me trajnerin çek që ka vlerësuar…
Një i ri është vënë në pranga për moskallëzim krimi. I.B, 23-vjeç, banues në Peshkopi, i ka caktuar Gjykata e Dibrës masën arrest me burg për “moskallëzimi i krimit” dhe “përkrahja e autorit të krimit”. Ai akuzohet se ka qenë i pranishëm në një ngjarje të 6 qershorit të këtij viti kur në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar.
Një tërmet me magnitudë 5.4 ka goditur Panamanë në një distancë prej rreth 59 kilometrash nga ishulli Nargana në Karaibe, njoftoi sot instituti gjeodinamik amerikan USGS. Tërmeti u ndje për pak kohë në kryeqytetin e vendit, Panama City. Instituti Gjeofizik i Panamasë kishte lëshuar më parë një deklaratë duke vlerësuar magnitudën e tërmetit në 6.2 ballë. Aktualisht nuk ka informacione për dëme.
Adele zbuloi se është ‘gati të bëhet sërish nënë së shpejti‘ teksa foli me fansat gjatë performancës së saj në Las Vegas të shtunën. Ylli 35-vjeçar, e cila tashmë ka një djalë, Angelo-n 10-vjeçar, me ish-bashkëshortin Simon Konecki, ka treguar e emocionuar se tashmë ka bërë një listë me emra. Në një video të shpërndarë në TikTok nga një pjesëmarrëse në koncert, Adele bisedoi me një fanse që i kërkoi këshilla për t’i emërtuar vajzën e saj të ardhshme. Teksa diskutonte për emrat, ylli shpjegoi se është e emocionuar për idenë për t’u bërë nënë e dy fëmijëve në të ardhmen e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, për raundin e ri të dialogut të nivelit të lartë, që pritet të mbahet në shtator. Kurti dhe Lajçak u takuan në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit që po mbahet në Slloveni. “Zhvillova një takim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti në Bled. Temë kryesore e takimit ishin përgatitjet për një takim të ri të nivelit të lartë në në shtator, me fokus në normalizimin e raporteve dhe zbatimin e marrëveshjes së 3 qershorit”, shkroi Lajçak në platformën X. Deklarata e 3…
“Videot e TikTok po tregojnë sesi shqiptarët presin byzylykët te këmba me GPS, të njohura edhe si “Rolex britanik”, duke përdorur gërshërët e kuzhinës dhe kjo u mundëson njerëzve të arratisen pavarësisht kërcënimit me burg”,-shkruan gazeta britanike “The Telegraph” pas diskutimit të qeverisë për të vendosur këto elementë sigurie tek emigrantët ilegalë. Kriminelët dhe emigrantët shqiptarë kanë demonstruar se si të heqin byzylykët e kyçit të këmbës “British Rolex”, pasi Suella Braverman sinjalizoi një zgjerim të mundshëm të përdorimit të pajisjeve elektronike. Qindra shqiptarë janë etiketuar si pjesë e garancisë së tyre për emigracionin pasi kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë…
Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, miratoi këtë të martë karakteristikat e fletës së votimit për garën për pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Bashkisë Kukës, që pritet të mbahen më datë 24 shtator, pas largimit nga ky pozicioni të Safet Gjici. Komisioni Rregullator po ashtu vendosi që qendrat e votimit, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukësit, të jenë të hapura nga ora 07:00′ deri në ora 19:00′. Gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, Ylli Merkaj, Sekretar i Përgjithshëm i KQZ sqaroi se fleta do të jetë ngjyrë gri, teksa saktësoi dhe karakteristikat fizike…
Në një inspektim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kreu i qeverisë Edi Rama tha se hetimi i SPAK nuk e cenon suksesin e kësaj kontrate PPP (Partneriteti Publik Privat), duke e cilësuar si një nismë madhore të qeverisë shqiptare. Kryeministri tha se koncesioni i sterilizimit ka garantuar standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore. Rama tha se hetimi i SPAK për abuzime të mundshme në procesin e PPP-së, nuk cenin suksesin e kësaj nisme, e shtoi se hetimi siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit. “Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një…