Hëna blu do të ndriçojë qiellin e natës më 30 gusht. Sipas ekspertëve, kjo do të jetë hëna me ndritshme e vitit. Fenomeni është i rrallë dhe ndodh vetëm një herë në dekadë. Sipas NASA-s, një tjetër super hënë e tillë nuk do të shihet më deri përpara janarit dhe marsit 2037. Disa njerëz besojnë se Hëna mund të marrë ngjyrë blu, por kjo nuk është e vërtetë dhe emri nuk ka të bëjë fare me ngjyrën. Super hëna mund të shihet pas perëndimit të diellit, gjatë orëve të muzgut. Sipas raportimeve, hëna e këtij gushti do të jetë në…
Author: tirana
23 vjeçari Klajdi Bitri iku nga kjo botë pasi u vra padrejtësisht, kur u fut në një sherr për të ndihmuar shokun e tij italian. Babai i tij, Agim Bitri bën thirrje për ti ndihmuar në sjelljen e trupit e të birit nga Italia, sepse ata nuk kanë mundësi financiare. “Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet”,-thotë ai për gazetarët.
Këshilltarja Ligjore, Lindita Elezi një shtetase italiane me origjinë shqiptare, tha se në Itali do të mbahet një manifestim paqësor ku do të kërkojnë drejtësi për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar në Itali Klajdi Bitri. Elezi tha po mbledhin të ardhura për të sjellë trupin e 23-vjeçarit në Shqipëri, që të prehet në Lushnjë ku edhe jetojnë prindërit. “Komuniteti italian është vënë në gatishmëri që të ndihmojë familjen, që sa më parë kufoma të kthehet në Shqipëri. Kufoma sot do të bëjë autopsinë. Janë edhe prokurorët që po punojnë. Nesër mbase lirojnë kufomën dhe mund të niset nesër në Shqipëri. Do…
Presidenti Bajram Begaj priti sot të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner. Gjatë takimit, kreu i shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Në këtë kuadër, Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.
Myrto Uzuni është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tretë të kampionatit spanjoll. Prestigjiozja spanjolle “MARCA” ka publikuar formacionin ideal për këtë javë, duke e vendosur sulmuesin e kombëtares sonë në vijën e sulmit, bashkë me sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres. Beratasi shënoi golin e tij të parë në LaLiga nga pika e bardhë e penalltisë, në ndeshjen ndaj Mallorca.
Pushimet e Ilir Metës me familjen e tij në një resort luksos në Skiathosit, sipas gazetës Tema, kanë shkaktuar shqetësim tek Monika Kryemadhi. Prej 48 orësh ata janë munduar të sjellin versione të ndryshme të lëvizjes së tyre, duke nxjerrë foto Sarandë, Jalë, lidhje me LRI në Jalë, apo foto me fëmijë, vetëm e vetëm për të hequr mankthin e ndjekjes së parave nga drejtësia. Por sot, 29 gusht Monika Kryemadhi ka ndryshuar totalisht mendje. Ajo pranon që ka qenë jashtë, por jo në ishullin Skiathos, por në Janinë. “Për të gjithë ata që ngatërrojnë qëllimisht liqenin e Janinës me…
Gjykata e Apelit të Posaçëm shqyrton sot ankimin e bërë nga 6-të të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza”, të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë arrest me burg të dhëna në gjykatën e Shkallës e Parë ndaj tyre. Ata kërkojnë caktim të masave të sigurisë më të buta, duke këmbëngulur për mungesë provash por edhe duke mohuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tyre. Në operacionin “Metamorfoza” përveç 6 të arrestuarve janë edhe një sërë personash të tjerë të shpallur në kërkim. Akuza ndaj tyre është vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe…
Dashi Dita për ju sjell një interes për një pozicion te rëndësishëm pune. Ka prapaskena të mëdha nderkohe. Demi Keni shumë besim se një çështje pronësie dhe familjare do rikthehet tek ju. Binjakët Do gjeni një burim të ri frymëzimi apo një pikë kontakti me objektin tuaj të dëshires. Ekonomia ka ‘lëshuar pëllumbat’. Gaforrja Ju rikthehet një propozim pune dhe bashkëpunimi nga e kaluara. Luani Mund të shkoni rrugës për një çeshtje pune dhe papritur të dilni komplet jashtë trajektores. Të humbur në hapësire. Virgjëresha Tingulli i kambanave mund të paralajmëroj nje dasëm ose rrezikun e një zjarri shpirtëror që…
Muri kinez është një nga vendet turistike më të vizituara në Kinë, ku edhe politika shqiptare e ka parë nga afër. Sali Berisha në vitin 2009 atëherë kur ishte kryeministër gjatë një vizite në Kinë vizitoi Murin Kinez. Zyra e shtypit trumbetoi me të madhe në atë kohë se kreut të qeverisë i ishte akorduar nga autoritetet lokale, një çertifikatë si kryeministri që është ngjitur në pikën më të lartë të murit. Gazetari i njohur Rezart Xhaxhiu i cili ka vizituar vetë Murin Kinez tregon se certifikata është thjesht simbolike dhe mund ta marrë kushdo si kujtim pas ngjitjes së…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është takuar me disa nga maturantët që morën rezultatet më të mira në provimin hyrën në programin “Mjekësi e Përgjithshme”. Ministrja falënderoi maturantët për përkushtimin e treguar jo vetëm në provimet e maturës, por edhe një provimin e informatizuar, i cili u zhvillua për herë të parë këtë vit. “Shumë faleminderit për prezencën, shumë faleminderit që pranuar ftesën tonë. Unë jam këtu së bashku me drejtoreshën e qendrës së shërbimeve arsimore, drejtoreshën e QSHA, për t’ju përgëzuar në radhë të parë për sukseset tuaja dhe jo vetëm për suksesin e testit të automatizuar,…
Tenisti serb, Novak Djokovic u rikthye me fitore në US Open, pasi mposhti francezin Alexandre Muller 6-0 6-2 6-3. Ky sukses e riktheu serbin në vend të parë në renditjen botërore, ndërkohë që objektivi i tij është fitimi i Grand Slamit të 24, që do ta barazojë me rekordin e vendosur nga Margaret Court. Ai nuk kishte shkelur në “Flushing Meadows” që nga humbja e tij ndaj Danil Medvedev në finalen e vitit 2021. Tenisti kishte refuzuar që të vaksinohej kundër COVID-19 e kjo e kishte ndaluar që të merrte pjesë në turneun e sezonit të shkuar. Ish-numri një i…
Një spikere lajmesh në Greqi ka kaluar një moment aspak të këndshëm. Rania Jima ka prezantuar lajmin dhe regjia do duhet që të kishte futur në transmetim kronikën, por për shkak të një defekti teknik, spikerja u rikthye në ekran. Ajo për një moment nuk e kuptoi dhe tentoi të pinte një cigare elektronike, mirëpo për fat e pikasi shumë shpejt. Ajo u përpoq ta fshihte cigaren, por tashmë ishte tepër vonë, pasi shikuesit që po ndiqnin lajmet e panë këtë moment të sikletshëm.