2030 është larg për Hungarinë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ajo kërkon anëtarësimin e menjëhershëm të vendeve të rajonit. Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, duke folur në një panel të forumit strategjik në Bled të Sllovenisë kërkoi përshpejtimin e procesit të pranimit për ta bërë bllokun europian edhe më të madh. “Zgjerimi është një domosdoshmëri. Procesi duhet të përshpejtohet sa më shumë që të mundet. Ne dëgjuam afatin 2030 dje. Pse të mos ndodhë që nesër? Çfarë na pengon ne që ta themi këtë? Ne duhet t’i përfshijmë të gjitha vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor…
Author: tirana
Një trajler ka mbetur në rrugë në Llogara pasi është ndarë në dysh. Siç shihet në videon e mëposhtme, kjo ngjarje ka bërë që aksi rrugor të bllokohet. Njoftimi i policisë: Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vëndin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor. Video e marrë nga joq:
Merkatoja e verës po hyn në ditët e fundit kështu që koha në dispozicion për klubet e futbollit që të arrijnë objektivat e tyre është e limituar. Në këtë dritare të tregut të futbollistëve kanë bërë bujë transferimet në Arabinë Saudite, por duket se klubet e sheikëve ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Siç konfirmohet nga “CBS Sports”, Al-Ittihad ka hedhur themelet për të siguruar shërbimet e egjiptianit Mohamed Salah. Edhe pse nga Liverpooli reagimet kanë qenë të prera, drejtuesit e Al Ittihad vazhdojnë të këmbëngulim për “Faraonin”. “Mo Salah është lojtar i Liverpoolit dhe ai është thelbësor…
“Me fjalët e përshëndetjes drejtuar disa të rinjve katolikë rusë në ditët e fundit, siç duket qartë nga konteksti në të cilin ai i shqiptoi, Papa synonte të inkurajonte të rinjtë që të ruanin dhe promovonin gjithçka që është pozitive në kulturën e madhe dhe shpirtërore, dhe sigurisht jo për të lartësuar logjikat imperialiste dhe personalitetet e qeverisjes, të cituara për të treguar disa periudha historike referimi”. Kështu deklaroi drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sulmin nga Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Kiev,…
Rita Ora pak ditë më parë është kthyer në temën e diskutimit në të gjitha mediat shqiptare dhe ato të Serbisë. Shkak për këtë u bë një performancë e saj në një festival në Hungari, ku këngëtares shqiptare i është dhënë një flamur serb dhe ajo (duke menduar që ka një flamur hungarez në duar) e ka marrë atë me vete në skenë. Tani, fansi në fjalë i quajtur Borivoje, ka folur në një intervistë për Telegrafin e Serbisë dhe ka shprehur përshtypjet e tij lidhur me ngjarjen. View this post on Instagram A post shared by Telegraf.rs (@telegraf.rs) Borivoje,…
Me një çmim prej 2.66 milionë euro, ky Fiat 8V Berlinetta Zagato i vitit 1953 u bë makina më e shtrenjtë e markës italiane. Fiat e ka lidhur emrin e tij me modele komerciale dhe të përballueshme. Kjo makinë e veçantë u hodh në ankand të shtunën e kaluar, në Monterey, nga RM Sotheby’s, për 2.9 milionë dollarë, që i korrespondon, sipas kursit aktual, 2.66 milionë euro. Për të dhënë një ide më të mirë për veçantinë e kësaj makine të kompanisë me bazë në Torino, ajo është një nga 25 të prodhuara nga Zagato në atë kohë dhe ndoshta e vetmja e pajisur me…
Ditën e sotme, një 45-vjeçar shkodran gjatë tentativës për të vrarë një qen endacak, ka plagosur me armë zjarri një person tjetër. Ky i fundit fatmirësisht është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, shtetasin P. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë”…
Pak muaj më parë, Jonida Vokshi u bë nënë për herë të dytë dhe është më e lumtur se kurrë tani që ka dy bebusha. Por fansat kanë nisur ta pyesin për bebin e rradhës. Besniku duket se është gati për të tretin, por Jonida jo. Ajo ka postuar foton e një çifti ku burri thotë: “Le të bëjmë një tjetër” ndërsa gruaja ia kthen: “Mos më prek!” Kështu Jonida ka lënë të kuptohet se për momentin nuk po mendon për fëmijë të tretë pasi po shijon rritjen e Emit dhe Ianit.
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Finiq. Një 57-vjeçar, i divorcuar, është prangosur nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 25 vjeçare. 57-vjeçari R. RR me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq. Ishin banorët e fshatit ata që kanë vënë re veprime të dyshimta dhe më pas kanë njoftuar policinë. Pas hetimeve, 25-vjeçarja ka denoncuar se i ati abuzonte vazhdimisht seksualisht me të. Policia ka vënë në pranga 57-vjeçarin dhe priten hetime më të thelluara për…
Një aksident është regjistruar pak minuta më pare ne kryqëzimin e fshatit Starovë në Korçë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Lorena Kodra. Sipas informacioneve paraprake te siguruara nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një motorr dhe një biçikletë. Si pasojë e goditjes janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Sipas burimeve nga bluzat e bardha të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se nisma e qeverisë “Rama 3” për të mbajtur studentët e mjekësisë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të specializimit, po i jep që tani efektet negative. “E dinim që do të kishte rënie të aplikimeve nga ky ligj. Nga 3100 vitin e kaluar, kemi 1000 aplikantë. Domethënë që 2 në 3 na kanë ikur. Tjetra është se vumë re se mesatarja e pikëve të marra ishte 60%, pra i bie nota 6. Pra, edhe cilësia e atyre që do të hyjnë në Mjekësi është më e ulët”, tha Alimehmeti. “Kjo cilësi do të përkthehet…
Është kërcënuar me vdekje nga mafia, ministri italian i Politikave rajonale e Autonome. Një letër me shkrim dore ka mbërritur në tavolinën e punës ku shkruhet “Nëse nuk ndaloni së zbatuari politikën e gjenocidit ndaj Jugut, me fuqinë tonë të zjarrtë do të të vrasim. Ne jemi mafia nuk na kushton asgjë t’ju vrasim.” Letra është bërë publike nga vetë Ministri i qeverisë së Melonit ka deklaruar se “Nuk ka frikë nga kërcënimet e do të vazhdojë punën e tij deri sa të arrijë autonominë rajonale.” Roberto Calderoli është njëherësh dhe një eksponent politik i Partisë së Matteo Salvinit, “Lega”.…