Author: tirana

Për më shumë se 10 vjet, oficerët e inteligjencës nga të paktën katër vende kanë qenë në kërkim të drejtuesit të një organizate shqiptare të dedikuar për rishitjen e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në rajonin e Lionit të Francës. Oficerët e inteligjencës së Europol dhe Interpol pohojnë se ky njeri vendosi në vitin 2021 të transferohej në Kolumbi për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë në vend. Ai u vendos në një lagje të njohur të Santa Martas dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar, por një seri fotosh dërguar grave ishin çelësi për gjetjen…

Read More

Monedha europiane ka nisur të humbasë përsëri pikë kundrejt monedhes shqiptare. Vetëm në 5 ditë euro është dobesuar me 2 pikë. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet tashmë me 108.6 lekë nga mbi 110 që ishte rreth një javë më parë. Po ashtu edhe monedhat e tjera të huaja janë dobësuar. Një dollar aktualisht po shkëmbehet me 99 lekë. Agjentë të kursit të këmbimit e shpjegojnë këtë situatë me luhatjet në një moment që po mbaron sezoni turistik. Banka e Shqipërisë paralajmëroi më herët se kursi i këmbimit do të qetësohej me ardhjen e shtatorit, por…

Read More

Kërcimi provokues mbi varrin e babait të tyre, që është një hero në luftën e Ukrainës për liri, do ti kushtojë shtrenjtë dy vajzave nga Kievi, të cilat janë arrestuar nga policia dhe rrezikojnë deri në 5 vite burg. Dy motrat kishin shkuar për të vizituar varrin e babait të tyre në varrezat “Forest” të kryeqytetit ukrainas më 24 gusht. Por në vend të nderimeve për babain e ndjerë, ato zgjodhën të filmojnë një video për ta postuar në rrjetet sociale, ku të dyja nisin të kërcejnë dhe bëjnë twerk. Video e bërë virale tregon dy motrat, e veshura me…

Read More

Taylor Swift është dëshmuar se është një nga artistet më të suksesshme të viteve të fundit, duke fituar qindra fansa çdo ditë. Këngëtarja e njohur ka një publik fanatik, ndërkohë që tashmë është vendosur në skenën muzikore, me performancat e saj që mbushin stadiumet. Sipas llogarisë zyrtare në Twitter të Spotify, Taylor Swift është bërë këngëtarja e parë femër që ka arritur 100 milionë dëgjues në muaj. Regjistri i saj është pas Weeknd, i cili më parë bëri histori si artisti i parë që arriti 100 milionë dëgjues mujor në Spotify. “Sjellja e një mbretëreshe. Më 29 gusht, Taylor Swift…

Read More

Edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, hodhi poshtë zërat se janë shtuar masat për të garantuar sigurinë e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanin. “Dua të garantoj jo vetëm prokurorët e SPAK gjyqtarët por çdo qytetar të këtij vendi që policia e shtetit është në detyrë për të garantuar që çdo kush të jetë i sigurt. I kam kërkuar Rrumbullakut që të marrë kontakt me Dumanin për të garantuar që policia e shtetit të bëjë detyrën. Deri në momentin që flasim nuk jam informuar se ka një kërkesë apo problematike për Altin Dumanin. Lajmi është i pavërtetë”,-tha Balla. SPAK-u reagoi më…

Read More

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar vendimet e marra për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës. Balla tha se shteti do mbulojë qiranë për punonjësit e Gardës të cilët detyrohen të ndërrojnë qytet për shkak të punës. Po ashtu Balla tha edhe se efektivë të policisë të cilët plotësojnë kriteret do të ketë mundësi që të marrin kredi me 0 interes. Balla tha me tej se deri në 2025 do të zgjidhet problem i strehimit të 900 punonjësve. “Të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës që detyrohen të jetojnë në një qytet…

Read More

Policia e Fierit ka parandaluar këtë të mërkurë një ngjarje të rëndë kriminale dhe njëkohësisht zbardh një tjetër ngjarje. Në pranga ka rënë 29-vjeçari Albi Mëcini, i cili është i dyshuar për rrëmbimin e Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë. Njoftimi i plotë Me dy çanta me lëndë plasëse artizanale (rreth 21.3 kilogramë), të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse (benzinë), në 2 automjete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për dhënie ndihmë 4 shtetasve, për largim nga IEVP-ja. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e 29-vjeçarit,…

Read More

Disa turbulenca kanë shkaktuar panik në një fluturim të Delta Airlines, të nisur nga Milano. Për këtë avioni u detyrua që të bënte ulje në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson. 11 persona mbetën të lënduar, pasagjerë dhe anëtarë të stafit. Të gjithë ata u transportuan në spital pas uljes, ndërsa informacione rreth gjendjes së tyre shëndetësore nuk ka. Turbulencat e forta shkaktuan panik në bord kur fluturimi ishte afërsisht 40 milje në verilindje të aeroportit Hartsfield-Jackson të Atlantës. Avioni arriti të ulej në mënyrë të sigurt, por të paktën njëmbëdhjetë persona në bord morën lëndime.

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se pesha e mungesës rëndon mbi familjet e 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Kurti u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime. “Sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe…

Read More

Që prej ditës së djeshme deri më 11 shtator maturantët fitues do të kenë mundësi të regjistrohen për raundin e parë në universitete. Për këtë vit Fakulteti i Ekonomisë është më i preferuari nga maturantët, 43% prej tyre, kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij fakulteti. Të rinjtë janë orientuar nga tregu i punës, duke bërë një studim të tij, për të parë se çfarë ofrohet më së shumti. Regjistrimet do të jenë në dy raunde dhe do të zgjasin deri në 21 shtator. Nga 32 mijë kuota, vetëm 19 600 maturantë kanë aplikuar në fazën e parë. Regjistrimet…

Read More

Kristi përmes një postimi i dha fund thashethemeve për një romancë të fshehur me Dea Mishel. Ai tha se me Dean kanë një miqësi të sinqertë dhe pranoi se është në lidhje me një tjetër person. “Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift, ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri tjetrin kur kohet bëheshin të vështira. Miqesi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Faleminderit. Dea vazhdo shkëlqe”, shkroi Kristi. Po Dea ç’thotë? Ajo reagoi me…

Read More

Arbenita ka shpërthyer me një postim në InstaStory pas komenteve që ka marrë për një foto të saj. Modelja shihet në një ashensor me një objekt në dorë, ku përdoruesit e kanë nxjerrë nga konteksti. Kjo gjë e ka shqetësuar tepër Arbenitën, e cila shprehet se i vjen turp që është shqiptare kur sheh kështu komente. “Ma keni shpifur. Kurrë nuk keni për tu bërë burra shqiptarë. Turp. Si të jeni serbë. Jazëk qumështi i nënës. Nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë, motër, tezja e dikujt. Turp more të mjerë vetëm për seks mendoni.…

Read More