Author: tirana

Më 1 shtator, Shqipëria rimerr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Evropën. Ministria në fjalë bën me dije se nesër, në orën 11.30 Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do dalë në deklaratë për median për marrjen për herë të dytë nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit më 1 shtator 2023.

Read More

Në një qytet të vogël në verilindje të Shqipërisë, 32-vjeçari Besmir Billa po lufton me një armik të padukshëm. Billa ka jetuar në Kukës, një nga vendet më të varfra në Evropë, nis shkrimin “The Economist”, në një artikull për emigrimin e shqiptarëve. 32-vjeçari i rezistoi dëshirës për të gjetur punë diku tjetër, sepse donte të qëndronte pranë familjes së tij dhe shpresonte që nipërit të bënin të njëjtën zgjedhje. Ai përpiqet t’i edukojë me kulturën e tyre, duke vënë në pah madhështinë e maleve përreth dhe duke i mësuar të luajnë çiftelinë. Por, Billa ndjen se i humbet ata,…

Read More

Ka qenë kryeministër i Italisë dhe ka mbajtur postin e shefit të Bankës Qendrore Europiane, revista “Forbes” e rendiste pak vite më parë si njeriun e 18-të më të pushtetshëm në botë, megjithatë shumë pasagjerë të aeroportit që kanë kaluar pranë tij ka gjasa të mos e kenë njohur fare. Bëhet fjalë për Mario Draghi-n, i cilësuar si “Super Mario” për aftësinë e jashtëzakonshme për të lundruar në politikat evropiane, i cili shfaqet në duke drekuar në aeroport si një njeri i zakonshëm. Me një thjeshtësi për t’u vlerësuar, ai është fotografuar duke konsumuar ushqimin e aeroportit me një copë…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Dërmish të Finiqit. 57-vjeçari Ramadan Rroko u arrestua pasi vajza e tij 25-vjeçare tregoi se ai abuzonte seksualisht me të. Vajza kishte një muaj që ishte rikthyer të jetonte me babain pasi ishte rritur në jetimore që kur prindërit u divorcuan. Por para se të ndodhte kjo, 20 vite më parë, gruaja e Rrokos duke qenë me probleme të shëndetit mendor kishte helmuar fëmijët e saj. Dy prej fëmijëve ndërruan jetë, ndërsa vajza 25-vjeçare tanimë dhe vëllai i saj mbijetuan. Ajo u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar homazhe për ndarjen nga jeta të ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë, Naim Hyska, i cili u qëllua për shkak të detyrës në vitin 2011. Balla u shpreh se është e papranueshme që edhe pas 12 viteve ende nuk është vendosur para drejtësisë autori i kësaj ngjarje. Ndërsa theksoi se nuk do të lejojë më që dosje si kjo, e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës. “Lamtumirë ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë Naim Hyska, i cili mbeti i plagosur rëndë më 24…

Read More

Në lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka nisur puna për hedhjen e shtresësë asfaltike. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po punohet me ritëm të lartë në të tre lotet e këtij segmenti rruor. Po ashtu, ARRSH thekson se teksa kanë avancuar punimet e gërmimit, ndërtimi i mureve terramesh dhe mureve gabion në lotin e tretë. Rruga Qukës-Qafë Plloçë nxit zhvillimin e turizmit në zonën e Pogradecit dhe Korçës, si dhe shkurton ndjeshëm distancën me Tiranën. I gjithë financimi për ndërtimin e tre loteve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë arrin në 255.8 milionë dollarë. Ky projekt përmirëson parametrat…

Read More

Tirana është qyteti që vijon të udhëheqë sektorin e ndërtimit me numrin më të madh të lejeve të dhënave për rrjedhojë edhe të sipërfaqes. Duke ju referuar të dhënave nga INSTAT, në rang vendi në 3-mujorin e dytë të këtij viti janë dhënë gjithsej 509 leje ndërtimit, me rritje dyfish krahasuar me një vit më parë. Vlera e përafërt e lejeve të miratuara arrin në 25 miliard lekë,70% e tyre janë për godina banimi, 15% për ndërtesa jo rezidente dhe pjesa e mbetur janë leje për punime inxhinierike. Sa i përket shifrave për kryeqytetin janë dhënë gjithsej 138 leje me…

Read More

I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.

Read More

Në fillim të muajit gusht Shqipëria U-19 zhvilloi një miqësore me Italinë U-19 në qendrën teknike të Koverçano, duke konfirmuar kështu traditën e mirë të krijuar mes dy federatave. Gjatë viteve të fundit janë organizuar rregullisht miqësore mes ekipeve kombëtare të moshave, ndërkohë që gjatë ndeshjes së fundit emisioni televiziv “La Giovane Italia” i kanalit “Sky Sport Italia” ka realizuar një reportazh për ekipin kuqezi dhe stafin teknik. Së bashku me kuqezinjtë ka qenë edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, i cili ka rrëfyer punën dhe projektet e Federatës veçanërisht në sektorin e të rinjve në ekipet kombëtare të…

Read More

Në një intervistë për kanalin informativ amerikan “Fox News”, Kryeministri hungarez Viktor Orban paralajmëroi përfshirjen e vendit të tij në luftë nëse hidhet në erë gazsjellësi “Rrjedha e Jugut” përmes të cilit gazi vjen nga Rusia përgjatë Turqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë. “Ne hungarezët e bëmë menjëherë të qartë se ekziston një tjetër gazsjellës – jo ‘Rrjedha e Veriut’, por ‘Rrjedha e Jugut’, përmes të cilit gazi vjen nga Rusia përgjatë korridorit jugor – Turqia, Bullgaria, Serbia dhe Hungaria. Së bashku me Presidentin e Serbisë e kam bërë të qartë se nëse dikush dëshiron të bëjë të njëjtën gjë me…

Read More

Kur flasim për gatimin me avull, i referohemi një lloji gatimi në të cilin ushqimi përgatitet duke e zhytur në avull dhe duke gatuar përmes ujit me të cilin nuk bie në kontakt. Avulli vepron si një mjet për transferimin e nxehtësisë, e cila më pas përdoret për të gatuar ushqimin. Ky lloj gatimi kërkon më shumë kohë për të arritur rezultatin përfundimtar pasi mund të arrihet temperatura afër 100°C, por sigurisht që ka avantazhin që ushqimi ruan më shumë lëndë ushqyese. Si të ruani sa më shumë lëndët ushqyese në ushqime- Gatimi në avull ju lejon të ruani më…

Read More

Çmimet e naftës po i afrohen nivelit 200 lekë për litër. Ditët e fundit çmimi në tregun vendas me 5 lekë për litër, për të katërtën herë radhazi brenda pak javësh. Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 197 lekë, nga 192 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 199 lekë, nga 196 lekë që ishte më parë. Në pikat e tjera çmimi i naftës ishte më i lartë. Kompania Bolv Oil po e shet një litër naftë aktualisht me 199…

Read More