Author: tirana

Udhëtarët e huaj apo shqiptarë do të kenë mundësi të orientohen në vendin tonë nëpërmjet platformës e-Transport. Nëpërmjet një postimi “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video informuese mbi këtë platformë, e cila e bën më të lehtë transportin në çdo cep të vendit. Informacioni orientues ofrohet në porte, aeroport e pika kryesore të mbërritjes së qytetarëve e turistëve. “Ju mund të zbuloni online itinerarin, vendndodhjen e stacionit, orët e nisjes dhe mbërritjes si dhe kontaktet e operatorëve”, shkruan në facebook. Qytetarët do të kenë mundësi që t’i presin biletat online përmes telefonit me QR code, të shohin vendndodhjen…

Read More

Miliona familje britanike do të kenë fatura më të lira energjie duke filluar nga muaji tetor, pasi rregullatori britanik i tregjeve të energjisë Ofgem uli sërish kufirin e çmimit për të reflektuar një rënie të mëtejshme të çmimeve të energjisë me shumicë dhe gazit. Ofgem uli kufirin e çmimeve të faturave të energjisë shtëpiake me rreth 7% nga 1 tetori në 1.923 paund, në vit për një familje mesatare. Ulja do t’i kursejë familjeve mesatarisht 151 paund krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas vlerësimeve të Ofgem. Ulja përfaqëson gjithashtu nivelin më të ulët që nga tetori 2021 dhe reflekton rënie…

Read More

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara zgjedhin për partnerë në Ballkan shtetet të cilat tregojnë përkushtimin ndaj NATO-së, Bashkimit Evropian dhe ata që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Në një intervistë për një media në Maqedoninë e Veriut, Escobar ka treguar “llojin” e partnerëve me të cilët, SHBA duan të bashkëpunojnë. “Sa i përket kreut të opozitës, ajo që dua të shtoj gjithashtu është se unë nuk kam ardhur për t’i thënë se çfarë të bëjë dhe nuk kam ardhur këtu për t’i diktuar kushte. Por doja ta bëja të qartë se SHBA-ja…

Read More

Nga Anila Hoxha Mirjeta Mulla, punoi përmbi dy dekada në sektorin e fasonerisë. Për të,ishte një punë e vështirë dhe e keqpaguar. Por,Mirjeta u angazhua në sindikalizëm në momentin kur u bind se kushtet nuk po përmirësoheshin dhe se të drejtat ishin të pagarantuara ashtu sic Kodi i Punës kërkon.“ Me ato paga pothuajse nuk merrnim asgjë. As leje vjetore. Figuronim me pagë minimale por merrnim më pak se aq. Kur kërkuam ngritje rroge nuk u dëgjuam, ndaj nisëm bojkotin. Ne nisëm protestën në 2022 dhe më vonë, në 2023 përsëri protestë“, kujton punonjësja. Por,ndonëse fasoneria rezulton në rang vendi…

Read More

Specialistët për hetimin e krimeve ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e DRIKMT Lezhë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “River Cries “. Si rezultat, nga kontrollet e zhvilluara edhe gjatë natës, u arrestua në flagrancë shtetasi 67 vjeç, banues në Fushë Milot, administrator i një subjekti për nxjerrje inertesh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë të mbushur me materiale inerte dhe 1 ekskavator brenda në lum. Në momentin që shërbimet policore kanë shkuar për kontroll te subjekti, administratori i arrestuar i ka kundërshtuar me qëllim moslejimin e kontrollit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë…

Read More

Nëse do të kërkojmë në portalin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në një muaj rezultatet tregojnë se një nga punët më të kërkuara në Shqipëri është ajo e stafeve të shërbimit duke filluar nga kamarierët, banakierët, kuzhinierët, sanitarët etj. Në vetëm një muaj pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit shihet që janë të listuar 129 vende vakante për kamarierë. Strukturat e shërbimeve, lidhur me fluksin e turistëve po përballen me një kolaps për forcën e punës. “Ne kemi një krah pune sot të paspecializuar përsa i përket industrisë turistike, kjo për dy arsye: e para mungesa e alternativave akademike…

Read More

Kjo duket të ketë qenë java e fundit me temperatura të nxehta në vend, ndërsa termometri ka nisur të bjerë duke nisur nga dita e sotme dhe kështu do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Mësohet se temperaturat maksimale nuk do të kalojnë 34 gradë celsius për zonat qendrore të vendit, kurse termometri do të shënojë përgjithësisht jo më shumë se 30 gradë celsius duke nisur nga dita e hënë dhe në vijim. Madje, të hënën pasdite dhe të martën, vendi pritet të përballet me shira dhe rrufe, të cilat do të shtrihen kryesisht në Ultësirën Perëndimore, si edhe…

Read More

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge, tentativë rrëmbimi, grabitje dhe plagosje. Sipas mediave spanjolle, shqiptari ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze dhe gjermane, si dhe rrezikon 15 vite burg. 33-vjeçari u arrestua në zyrën e Imigracionit, pasi kishte shkuar për të rinovuar dokumentacionin. Sipas fletarrestit ndërkombëtar holandez, në vitin 2018 i arratisuri u kap në qytetin e Amsterdamit me gati tre kilogramë kokainë, një substancë e destinuar për shitje dhe trafikim. Ai akuzohet gjithashtu se ka tentuar të rrëmbejë një burrë, i cili dyshohet se i ka borxh…

Read More

Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimi i qirave dhe i shitjes së banesave në Tiranë dhe në zonat bregdetare do të vijojë të rritet. Në studim janë marrë për bazë çmimet e disa viteve me radhë. Më konkretisht në fillim të vitit 2017, mesatarja e qirasë mujore për metër katror ka nisur me 475 lekë për Tiranën dhe 260 lekë e 310 lekë, përkatësisht për bregdetin dhe për zonat qendrore. Nga kjo periudhë e deri në vitin 2020 rezultojnë që çmimet të jenë rritur me 12% në kryeqytet. Ndërkohë, në bregdet ka pasur luhatje në fillim rritje e më pas…

Read More

Fjona Çakalli, vajza me origjinë shqiptare që jeton në Itali është një nga tre influencuesit më me ndikim të automobilave në Itali sipas TikTok. Me një pasion për videolojërat, teknologjinë, makinat dhe udhëtimet, asaj i është dashur të luftojë kundër stereotipeve që kur filloi blogun e saj të parë adoleshente. Fjolla filloi shumë herët të fliste për tema të konsideruara “mashkullore”. Për shembull, ishte vajza e parë në Itali që hapi një blog për videolojërat që quhej ‘Games Princess’ dhe ishte me të vërtetë princesha e videolojërave. Vetëm se, ndryshe nga ata që u shpëtuan nga një princ apo Super…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkon masa më të forta për disa shkelje të drejtuesve të automjeteve. Në një postim në “Facebook”, Balla shkruan se duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo drogës. “Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”, deklaron ministri Balla.

Read More