Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga bujtinat në Theth, për të cilat thotë se janë mbushur me turistë që shijojnë natyrën dhe freskinë e zonës. Kreu i qeverisë iu bën thirrje të gjithë atyre pushuesve të cilët bëjnë ecje dhe njëkohësisht hedhin kanaçe, bidon uji, apo paketë cigaresh në tokë, që të kenë kujdes dhe të mos ndotin mjedisin e natyrën e bukur shqiptare. “Turizmi malor si asnjëherë më parë me bujtinat e Thethit të mbushura përplot nga turistët që vijnë prej gjithë botës për të shijuar natyrën e papërsëritshme dhe freskinë ndjellëse të këtyre ditëve fundgushti Ama,…
Author: tirana
Fituesi i “Big Brother Vip 1” i ka thënë po ftesës për të qenë kryetar jurie në “Dancing with the Stars”, duke zëvendësuar kështu në panelin e jurisë Kledi Kadiun. Shaqiri do të jetë në krah me një tjetër balerinë profesioniste, Lori Balajn. Po ashtu, edhe Valbona Selimllari ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e jurisë. Ndërkohë, një tjetër emër që përflitet se do të jetë në juri është ai i Sara Hoxhës, fitueses së vjetshme të këtij formati. Personazhet e parë janë zbuluar tanimë, duke hedhur dritë rreth detajeve të para të këtij spektakli. Kështu, disa prej…
Një video e shpërndarë në rrjetin social “TikTok”, ku tregon procesin e përgatitjes së proshutës së prerë në feta, ka shkaktuar komente dhe reagime të shumta mes njerëzve, një pjesë e të cilëve shprehen se do të ndalojnë se bleri produkte të tilla. Shikuesit e tmerruar, të cilët fillimisht menduan se produkti ishte akullore rozë, kanë mbetur në pikëpyetje se si bëhet vërtet proshuta. Një grua e quajtur Tantie postin videon e filmuar brenda një fabrike ushqimore në llogarinë e saj në TikTok, me mbishkrimin: “Nuk dua ta besoj këtë që shoh”. @thatafricanchick2 I dont want to believe this#😮#😳#ham#fake#food#blacktiktok#woah♬ Breaking…
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar pas vdekjes së kamerierit Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç, i cili humbi jetën tragjikisht në lokalin e natës në Sarandë, “Orange”. Përmes një njoftimi zyrtar, ISHMT bën me dije se aksidenti i ndodhur në lokal nuk ka ardhur si pasojë e defektit në ashensor, por një pajisjeje e përshtatur për transport mallrash nga biznesi. Njoftimi: Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e…
Një 37-vjeçar në Torino është kthyer në hero, teksa ka qëlluar në vendin dhe kohën e duhur, për të pritur në krahët e tij, një vajzë 5 vjeçare që ka rënë nga kati i 5-të i një pallati. Mattia Aguzzi po kalonte në rrugë me të dashurën e tij në rrugën Nizza 389, në periferi të Torinos, kur pa vogëlushen që u shkëput nga parmaku i ballkonit.
Astrit Tota, i cili u arrestua nga autoritetet greke pasi mbylli dhjetëra emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme në një rimorkio, ka gjetur rrugën e justifikimit duke thënë se nuk i ka dhunuar ata, por kishte frikë mos e sulmonin. “Nuk i sulmuam. Ata ishin pranë shtëpive tona dhe pash që po ndiznin zjarr. Sa dëgjuan fjalën policia ndaluan në vend dhe nuk lëvizën fare. Pastaj i morëm i futëm në rimorkio duke pritur policinë. I futëm atje pasi kishim frikë se na sulmonin”, ka treguar ai.
Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të shtunë në Belsh. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke djegur shkurre dhe pemë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shuar 10 vatra zjarri.
Edmond Dodaj, 42-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë në Laç, ishte shpallur në kërkim prej 10 vitesh nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se është pjesëmarrës në një organizatë kriminale, e që ka importuar 6 tonë kokainë nga Holanda në Milano. Mbi Dodajn rëndojnë dhjetëra dënime për krime të lidhura me trafikun e drogës, të gjitha të kryera në Italinë Veriore, mes viteve 2006 dhe 2008. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Dodaj ishte drejtuesi i një organizate me qendër në Milano, e cila ishte përgjegjëse për importimin e kokainës nga Holanda, e cila më pas shitej përmes rrjeteve të…
Një grua solli në jetë fëmijën e saj në mes të udhëtimit me avion, i cili ishte nisur nga Tachileik në Yangon. Procesi i lindjes ndodhi 20 minuta pas ngritjes nga Tachileik, teksa kishte mungesë të mjekëve, mamisë apo infermierëve. Por, pavarësisht se nuk kishte ndihmë mjekësore, pasagjerët e tjerë ndihmuan nënën në lindjen e foshnjës së saj. Nëna dhe i porsalinduri më vonë u kthyen në Tachileik për kujdes mjekësor dhe u raportuan se ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas përfundimit të performancës së “Carmen” në festivalin veror më prestigjioz në botë “Arena di Verona” në Itali, baritoni shqiptar Gëzim Myshketa u duartrokit nga publiku në sheshin qendror të Veronës. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, artisti shqiptar me famë botërore u mirëprit në rrugët e Veronës me duartrokitje dhe ovacione vlerësuese. Gëzim Myshketa ka lindur në vitin 1982 në Durrës. Vetëm 20 vjeç debutoi në rolin e Figaros në “Le Nozze di Figaro” nën dirigjimin e Antonello Allemandit dhe më vonë me fituesit e konkursit ndërkombëtar Giuseppe di Stefano Trapani. Ai ka bashkëpunuar me dirigjentë të mëdhenj…
Numri i turistëve që vizitojnë Kinën është vetëm një pjesë e vogël e nivelit që ishte përpara pandemisë së koronavirusit, megjithëse tashmë vendi është hapur plotësisht për vizitorët e huaj që në muajin mars. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, njofton rreth arsyeve përse pushuesit e huaj ngurrojnë të rikthehen në Kinë. Gjatë një transmetimi rishtazi, televizioni shtetëror kinez tha se vendi po përjetonte shifra rekord të turistëve. Por, ka pak të huaj mes pushuesve në Kinë. Në Shangai, shifrat zyrtare tregojnë se vizitorët e huaj janë vetëm sa një e katërta e nivelit përpara pandemisë në vitin 2019.…
Në fjalën e tij gjatë takimit me zëdhënësit e policisë në 12 qarqet e vendit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla theksoi se sfida më e madhe është ngritja në një nivel tjetër të bashkëpunimit dhe komunikimit të publikut me Policinë e Shtetit, si dhe ka nënvizuar se për çdo ngjarje komunikimi duhet të jetë i menjëhershëm për të bërë një transparencë të plotë për çdo çështje. “Prej disa javësh tashmë, Policia e Shtetit në çdo ngjarje apo incident, është e para që bën reagimin dhe që jep informacionin e parë paraprak, të bazuar tërësisht në procedura duke ruajtur dhe sekretin…