Author: tirana

Një i burgosur në Gjilan të Kosovës ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka arritur të arratiset. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku është njoftuar prokurori, i cili e ka hetuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente. Personi që ishte në përfundim të dënimit me burgim, e që i kishte mbetur edhe një muaj, rrëzoi zyrtarin policor dhe iku në drejtim të panjohur.

Read More

Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrantë në Mesdhe gjatë dy ditëve, tha organizata SOS Mediterranee, që udhëheq këtë anije. Operacionet e shpëtimit janë zhvilluar në ujërat ndërkombëtare afër brigjeve të Libisë dhe Tunizisë, tha organizata joqeveritare me seli në Francë. Sipas organizatës, të enjten janë shpëtuar 272 persona nga 23 kombësi të ndryshme. Ata po udhëtonin me tri anije të ndryshme në Mesdheun qendror, që është rruga më e përdorur në botë nga migrantët. Nga të shpëtuarit, “32 ishin të mitur të pashoqëruar, nëntë foshnja dhe pesë persona me aftësi të kufizuara”, tha organizata. Ndërkaq, një ditë…

Read More

Besnik Nikolli, shqiptar i njohur me nofkën “Niko” ose “El Gordo”, është arrestuar në Santa Marta në Kolumbi, pasi akuzohet për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës. Ai ishte shpallur në kërkim në më shumë se 180 vende. Nikolli kërkohej nga autoritetet franceze që prej tetorit 2021 nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për krimin e trafikut të drogës. Nga informacionet që posedonte organi hetimor përcaktohej se ‘Niko’ ishte në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani.

Read More

(Ripublikim me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të Nasho Jorgaqit) I dashur Poet! Po ju drejtohem kësisoj dhe jo “Profesor Nasho!”, siç do t’ju thërritja po t’ju shikoja diku në Tiranë. Por, po ju shkruaj nga Athina dhe emri juaj, Nasho Jorgaqi, më shumë se për një prozator apo dijetar të klasit të parë të letërsisë shqipe siç edhe jeni, grekëve u flet kryesisht për një Poet. Sigurisht, grekët janë shumë të kursyer për ta thërritur dikë kështu. Madje shumë. Por janë dy librat tuaj me poezi (haiku) “Duke rrokur vetëtimat” dhe “3X17X3” të botuar këto vite…

Read More

Një plantacion hashashi është zbuluar nga autoritetet greke në Kretë. Në pranga kanë rënë tre persona, mes tyre dhe një shqiptar. 42-vjeçari shqiptar ndodhej në vendngjarje në momentin e arrestimit. Gjatë kontrollit u sekuestruan 324 bimë kanabis dhe 3 armë zjarri. Aktualisht shqiptari dhe dy persona të tjerë të moshës 29 dhe 62 vjeç ndodhen në paraburgim në Kretë në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia greke.

Read More

FIFA ka vendosur të pezullojë presidentin e federatës së futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pas puthjes në buzë të një prej lojtarëve iberike, Jennifer Hermoso. Komiteti i Disiplinës ka marrë një vendim drastik ndikuar edhe nga përmasat botërore që mori ky skandal. Vendimi parashikon pezullimin për një afat të pacaktuar nga të gjitha aktivitetet futbollistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Mediat në Spanjë dhe opinioni publik kërkuan dorëheqjen e Rubiales, por ai ndryshe nga sa ishte përfolur, doli të premten dhe ruajti me force pozicionin e tij, duke thënë se gjithçka ishte bërë pa tendencë, në kushte euforie dhe entuziazmi nga suksesi.

Read More

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Z. H., banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Njoftimi i policisë: DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 43 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të…

Read More

Dashi Dita per ju sjell nje interes per nje pozicion te rendesishem pune. Ka prapaskena te medha nderkohe. Demi Keni shume besim se nje ceshtje pronesie dhe familjare do rikthehet tek ju. Binjaket Do gjeni nje burrim te ri frymezimi apo nje pike kontakti me objektin tuaj te deshires. Ekonomia ka leshuar pellumbat. Gaforrja Ju rikthehet nje propozim pune dhe bashkepunimi nga e kaluara. Luani Mund te shkoni rruges per nje ceshtje pune dhe papritur te dilni komplet jashte trajektores. Te humbur ne hapesire. Virgjeresha Tingulli i kambanave mund te paralajmeroj nje dasem ose rrezikun e nje zjarri shpirteror qe…

Read More

Deputeti italian Francesco Emilio Borrelli ka reaguar për aksidentin e rëndë në Sarandë, ku dy turistë italianë humbën jetën Ai i është drejtuar kryeministres Giorgia Meloni dhe i bën thirrje të kërkojë drejtësi për ngjarjen. Ndër të tjera, ai përmend edhe faturën e papaguar të 4 turistëve italianë në Berat, për të cilën thotë se u bë më shumë zhurmë se vdekja e dy të rinjve. në lidhje ma aksidentin në Sarandë, ku humbën jetën dy turistë italianë. “Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano,…

Read More

Në verë dihet që lëkura është më e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Banjot e diellit, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe pa mbrojtjen e duhur me kremra kundër rrezeve të forta, mund të ndikojë në zhvillimin e nishaneve veçanërisht nëse keni lëkurë shumë të bardhë.Kjo është arsyeja pse çdo vit dermatologët rekomandojnë një kontroll të nishaneve pas kthimit nga pushimet, edhe pse ato duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë vitit. “Në verë është më e lehtë të vërehen nishane, të cilat gjatë dimrit kishin mbetur të fshehura dhe që nuk i kishim parë kurrë ose që…

Read More

Prof. Dr. Fatmir Shehu është një prej specialistëve më të mirë shqiptarë të naftës, dhe ndoshta inxhinieri më i informuar në Shqipëri për Shpiragun si vendburim nafte. Prof. Shehu që mban titullin “Mjeshtër i Madh” për revolucionarizimin e teknologjisë së kërkimit të naftës ka qenë zv.ministër i Industrisë dhe Minierave për sektorin e Naftës, kur kryeministër i vendit ishte Mehmet Shehu. Në këtë intervistë për gazetën DITA dhënë gazetarit Xhevdet Shehu, profesor Fatmiri pyetet mbi deklaratat e ditëve të fundit për Shpiragun dhe shifrat që qarkullojnë. Profesor Shehu, këto dy dekadat e fundit është folur mjaft për një perspektivë të…

Read More

Më shumë se gjysmë milion ndjekës e përcjellin Soni Malajn në profilin e saj në Instagram, ku nuk mungojnë imazhet që vënë në plan të parë hiret e saja. Derisa është duke pushuar në Sicili të Italisë, këngëtarja i ka përditësuar fansat për çastet që po kalon atje.

Read More