Besnik Nikolli, shqiptar i njohur me nofkën “Niko” ose “El Gordo”, është arrestuar në Santa Marta në Kolumbi, pasi akuzohet për aleanca me trafikantët kolumbianë të drogës.
Ai ishte shpallur në kërkim në më shumë se 180 vende.
Nikolli kërkohej nga autoritetet franceze që prej tetorit 2021 nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për krimin e trafikut të drogës.
Nga informacionet që posedonte organi hetimor përcaktohej se ‘Niko’ ishte në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani.
