Moti këtë të dielë pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, kryesisht në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Sipas parashikimit nga SHMU, do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ndaj orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku priten edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Author: tirana
”Lëreni të betohet”, është titulli i shkrimit të gazetarit grek Pavlos Papadopoulos, i cili u lexua edhe nga kryeministri Edi Rama. Ai i ka shkruar personalisht gazetarit të të përditshmes ”Kathemerini”, dhe i ka kërkuar që për shkrimin me fakte të fabrikuara dhe të shtrembëruara do të duhej të kishte marrë edhe argumentet e tija. Kryeministri Edi Rama do të japë sot një intervistë për gazetën greke ‘Kathemerini’, ku do të flasë për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash. MIRËMËNGJES dhe me ftesën që sot në 10:00, të ndiqni…
Dashi Do jetë një hënë aktive të dielen dhe kjo mund të ndihmojë në tejkalimin e problemeve që po përjetoni në dashuri. Emocione të bukura me shenjën e dashit. Në punë ka ardhur koha të kuptoni nevojat tuaja dhe të veproni në drejtimin që dëshironi më shumë. Demi Duhet ndonjëherë është paksa shumë kritike ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve, edhe nëse shpesh tenton ta fshehë këtë anë me ironi. Mund të ketë vonesa në punë dhe mbase ai projekt krijues me të cilin keni dashur vërtet të punoni do të duhet të pritet edhe për një kohë. Binjakët Këtë…
Moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë së fundni më Ted Talks me temën “Formula për të arritur sukses dhe lumturi”. E teksa ka prezantuar fjalimin e saj në Instagram, padyshim si gjithmonë e çdo herë është ndeshur me individ që venë në pikpyetje suksesin e saj. “Gjetja e një burri të shkëlqyer dhe një burri të suksesshëm për jetën; është pjesë e vetë suksesit dhe zgjedhjeve të zgjuara! Bazuar në Dashurinë Gjithmonë! Dy Njerëz mund të fillojnë nga zero dhe të rriten së bashku në të gjitha sferat e jetës! Kjo i jep kuptim të vërtetë dhe një qëllim të madh…
Pas zjarrvënies në inceneratorin e Elbasanit, është tentuar t’i vihet zjarr edhe landfillit të Fierit. Në lidhje me këtë rast ministri Balla është shprehur se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin. Ai është shprehur se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti. Policia ka dyshime që qofte zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qëllimshme. Pak më heret fusha e mbetjeve në Elbasan është përfshirë nga flakët, ku në fikjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikëset e…
Sipërmarrjet turistike në Shqipëri po synojnë të gjejnë profesionistë të kualifikuar për t’iu përgjigjur nivelit të shërbimeve që kërkojnë turistët. Alexa Bordho një instruktore e kalërimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punon në Gjirokastër prej disa muajsh me një kompani shqiptare duke ndarë përvojën e saj. Aleksa vlerëson sidomos programet e edukimit me kalërimin me kuajt shqiptarë në natyrë që po tërheqin gjithnjë e më shumë të gjitha moshat. Poshtë këmbëve të Malit të Lunxhërisë në Gjirokastër në një fermë të kalërimit me kuaj Alexa Bordho po zhvillon mësimin e radhës me kuaj për dy fëmijë shqiptarë. Alexa…
Për një rresht kënge, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë trazuar rrjetin. E gjitha nisi prej vargjeve “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm”, të cilat janë në këngën e Dafinës “Si Mua”, po edhe në atë të Ledrit “E keni dit”. E pas thumbave dhe deklaratave të shumta në rrjet, së fundmi ka ardhur dhe reagimi i Elgit Dodës, i cili është bashkëpunëtor në këngën e Dafinës dhe prodhues i këngës së Ledrit. Elgiti shprehet se ndjen përgjegjësi për të sqaruar të gjithë zhurmën e shkaktuar dhe kërkon falje publike që ka përdorur të njëjtin varg…
Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në aksin Orikum-Vlorë për shkak të një shkëndije elektrike. Nga flakët nuk ka persona të lënduar. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë. Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të…
Fruta-perimet mund t’i ruani jo vetëm për dy ditë, por edhe për dy muaj nëse ndiqni truket e mëposhtme. Sallatë jeshile ose brokoli + letër alumini Ju vjen keq të hidhni në kosh atë tufën e sallatës që nuk e keni ngrënë akoma ? Nuk është nevoja të shqetësoheni, mjafton të mbështillni me letër alumini kërcellin e saj si në foto dhe do të jetë e paprishur deri në 2 javë. Si të ruani sa më gjatë rrushin e freskët Në qoftë se doni të ruani sa më të freskëta vilet e rrushit ju propozojmë një prej teknikave më interesante që…
Në botën e sotme, njerëzit jetojnë më gjatë dhe vazhdojnë të jenë aktivë në moshë të shtyrë. Shumë politikanë vazhdojnë të qeverisin shumë vite pas moshës kur njerëzit dalin zakonisht në pension. Në prag të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024, votuesit në Shtetet e Bashkuara kanë përballë dy kandidatët presidencialë më të moshuar në historinë e vendit. Udhëheqësi i Kamerunit, 90 vjeçari Paul Biya është udhëheqësi më i moshuar në botë. Në një takim të udhëheqësve amerikanë dhe afrikanë vitin e kaluar, ai u shfaq paksa i hutuar, ndërkohë që një ndihmës i thoshte se audienca po priste fjalimin e…
Publikohen listat me emrat e maturantëve fitues të degës Mjekësi e Përgjithshme. Për herë të parë, risia e këtij vitit ishte hyrja në garë dhe rikthimi i konkursit përmes një testi të informatizuar. Nga 1813 aplikantë në fillim, 800 janë skualifikuar sepse nuk kanë marrë pjesë në provimin hyrës. Mesatarja e pikëve të maturantëve në provimin hyrës është 60/100, ndërsa nota mesatare e shkollës së mesme është 9.9., ku rezultatet e testit digjital janë shpallur elektronikisht e pas përllogaritjes finale për listën e fituesve, sot janë shpallur fituesit.
Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Elbasan është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por nuk dyshohet as mundësia për një zjarrvënie të qëllimshme.