Author: tirana

Këtë të dielë, Rithemelimi mban primaret për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë për bashkinë e Kukësit me 24 shtator. Mes 6 kandidatëve që i janë propozuar Rithemelimit për të qenë pjesë e primareve, është edhe kreu i PD-së në Kukës Arif Rexhmati, i njohur si figurë që mbështetet nga Lulzim Basha. Emra e tjerë janë: Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli. Më herët, ish kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mjeku Admir Sinamati, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në garë. Partia Socialiste ka kandidat Albert Halilajn, ndërsa forcat politike kanë afat…

Read More

Kujtim Liçi është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në një sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj në Belsh. Liçi ka hedhur një cigare të ndezur, duke aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me…

Read More

Emmerson Mnangagwa, president i Zimbabeve shpalli fitoren për një mandat të dytë në drejtimin e shtetit afrikan. Mnangagwa, i njohur ndryshe me nofkën “krokodili”, mori më shumë se 52% të votave, por opozita e kundërshton rezultatin duke thënë se është i manipuluar. Kritika kishte dhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët e cilësuan procesin zgjedhor si larg standardeve demokratike. Mnangagwa është presidenti i tretë i Zimbabves, ai erdhi në pushtet në vitin 2017 pas një grushti shteti që rrëzoi nga drejtimi Robert Mugabe. Rivali i tij në garë i Koalicionit Qytetar për Ndryshim, Nelson Chamisa, siguroi 44% të votave. Sot ka një…

Read More

Në verën e vitit 2003, përpara 20 vjetësh, krerët e shteteve de të qeverive të BE-së dhe të Ballkanit u takuan në afërsi të Selanikut. Ajo që qysh atëherë është bërë rutinë, asokohe ishte një sinjal i rëndësishëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor të karakterizuar nga lufta, shpërbërja e shtetit dhe regjimet autoritare, duhet ta kenë të ardhmen e tyre në BE. Ky premtim duhej të shënonte kalimin nga koha e pasluftës në një fazë të shpresës ndaj së ardhmes europiane, por në fakt nodhi ndryshe. Problemet e rajonit nuk mund të zgjidheshin vetëm me premtimin për një anëtarësim të ardhshëm…

Read More

Në Bulqizë amortizimi i linjës kryesore të tubacionit ka krijuar dëmtime dhe për pasojë uji ka shpërthyer në sipërfaqe. Uji ka vërshuar në rrugët e lagjes së vjetër të qytetit. Një pjesë e bashkimit të tubacionit është në sipërfaqe dhe kjo mund të shkaktoje edhe helmim për banorët! Në linjat e tubacioneve kryesore në Bulqizë ka pasur shpërthime të ujit, si pasojë e amortizimit të linjave. Pak muaj më parë, në spitalin e Bulqizës u paraqitën disa persona me shenja helmimi për shkak të ujit, pasi tubacioni vjen nga zona e parë e minierave.

Read More

Bosi famëkeq i karteleve të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, i ka dorëzuar një kërkesë Gjykatës së Bruklinit që bashkëshortja e tij, e cila del së shpejti nga burgu, të mund ta vizitojë në qelinë ku ai po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Kolorado. “Më vjen keq t’ju bezdis duke iu kërkuar autorizim për vizita nga ana e bashkëshortes sime dhe gjithashtu të marrë edhe vajzat”, shkruan El Chapo në kërkesën e tij, pjesë e së cilës është botuar nga “New York Post”. 66-vjeçari i kujton gjykatësit se gruaja e tij, Emma Coronel Aispuro, e cila u dënua…

Read More

Policia në Bulqizë ka arrestuar Aranit Alushin, 18-vjeç, pasi ka plagosur me thikë një 25-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren. Sipas policisë, pas një konflikti të çastit, Aranit Alushi, 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës në Ukrainë, qytetarët e Serbisë ende mendojnë se Rusia nuk është fajtore për fillimin e saj. Rreth 66 për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se Perëndimi është përgjegjës për luftën në Ukrainë, ndërsa vetëm 21 për qind e fajësojnë Rusinë dhe Putinin për luftën. Ndërkohë që vetëm pak më shumë se tre për qind e shohin si fajtore Ukrainën. Të tjerët “nuk e dinë”. Kështu thuhet në sondazhin e fundit në Serbi me titull “Orientimi i Serbisë në Politikën e Jashtme” i publikuar në fillim të muajit…

Read More

Dy avionë luftarakë të Ukrainës, L-39 u përplasën me njëri-tjetrin në rajonin e Zhytomyr gjatë një stërvitje, duke shkaktuar vdekjen e 3 pilotëve që udhëtonin brenda tyre. Mes viktimave është dhe piloti, Andrei Pilshchikov i cili ka marrë pjesë në dhjetëra misione të rëndësishme luftimi, përfshi këtu dhe atë të mbrojtjes së Kievit. Alarmi ka shpërthyer pas mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit në disa qytete të Ukrainës, për shkak të raketave të lëshuara nga avionët rusë. Për hedhjen e këtyre raketave të fuqishme janë përdorur dhe bombarduesit strategjikë Tupolev Tu-95.

Read More

Vatrat e zjarrit vijojnë aktive dhe puna e zjarrfikësve vijon e pandërprerë. Një tjetër natë ankthi në shumë zona të Greqisë. Numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit ka qenë mbi 70. Frontet më kritike të zjarrit, për momentin, ndodhen në Andros, ku flakët po favorizohen nga era, Evros dhe Rodop ku janë dërguar njoftime evakuimi. Beteja me flakët vijon nga forcat e Zjarrfikësve në Evros, Parnitha dhe Beotia.

Read More

Një tjetër sulm me armë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kësaj here ngjarja ka ndodhur në Florida. Një burrë me veshje ushtarak, i armatosur me pistoletë e pushkë, vrau 3 afroamerikanë pranë një dyqani në Jacksonville. Më pas, autori u rrethua nga policia dhe u ekzekutua prej saj, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se motivet e krimit kishin prapavijë raciste, lidhur kjo dhe me zvastikat e gdhendura që u gjetën në armët e tij. Vrasësi përpara se të kryente këtë krim të urryer kishte marrë në telefon prindërit e tij, të…

Read More