Author: tirana

Sonte në mbrëmje Luiza Gega do të ketë garën finale të Botërorit në atletikë. 34-vjeçarja 4 ditë më parë arriti të siguronte finalen pavarësisht se vuan një dëmtim, që mund ta kushtëzojë në çdo moment. Luiza garon sëbashku me 14 konkurente të tjera në orën 21:05 në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Atletja shqiptare rezultatin më të mirë në Botëror ka vendin e pestë, ndërsa sonte sërish nuk është favorite për vendin e parë, por ngjitja në podium do të ishte një rezultat historik.

Read More

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “nuk jam dakord që një vend i huaj, një qeveri e huaj të bëjë komente të thella rreth veprimeve të sistemit të drejtësisë së një vendi tjetër, edhe duke qenë vende mjaft mike”. Në intervistën për gazetën prestigjioze greke “Kathimerini” me gazetarin Pavlos Papadopoulo, i pyetur për çështjen Beleri, Rama tha se “sipas meje, kjo nuk është europiane! Si fillim, duhet të bazohemi në atë që ne dimë, sepse nuk dimë gjithçka. Do marrim vesh çdo gjë kur prokuroria e posaçme të paraqesë provat e plota në gjykatë dhe ende nuk kemi shkuar aty.…

Read More

Në përfundim të shërbesës, duke iu drejtuar besimtarëve, Papa Françesku iu referua zjarreve që kanë përfshirë Greqinë. Ai lutet për viktimat e zjarreve që kanë shpërthyer dhe shpreh solidaritetin e tij me popullin grek. “Lutem për viktimat e zjarreve që shpërthyen këto ditë në rajonet verilindore të Greqisë dhe shpreh solidaritetin tim me popullin grek”, theksoi Papa Françesku.

Read More

Pas shumë orësh në “luftë” me zjarret, 15 vatra zjarri janë shuar në zona të ndryshme të territorit të vendit, gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale ku theksoi se “po punohet me intensitet në vetëm 2 vatra aktive për neutralizimin e tyre”. “Në fshatin Krastë, njësia administrative Fushë-Krujë, puna vazhdon për zjarrin e rënë në një sipërfaqe me pisha ku situata është nën kontroll. Gjatë gjithë natës dhe pa ndërprerje po punohet në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit Elbasan, për kapsulimin e vatrave pas…

Read More

Vllaznia e nisi sezonin e ri të kampionatit me fitoren 3-1 Kukësin në ndeshjën që u luajt në “Loro Boriçi”. Shkodranët ia dolën të shënonin të parët me Stojanoviç, por më pas u goditën shpejt nga goli i La Torre. Një penallti e dhënë me VAR ktheu përsëri Vllazninë në avantazh. Trajneri Memelli bëri ndërrime me fillimin e pjesës së dytë që sollën golin e tretë për Vllazninë. Skënderbeu fitoi në transfertë ndaj egnatias në ndeshjen hapëse të edicionit të 85. Korçarët janë rikthyer këtë vit sërish në superior dhe mënjehërë e nisën mbarë. Ndeshja ishte me shumë ritëm teksa…

Read More

Pas afro 60 minuta mbi çështjen Beleri dhe të Himarës, gazetari grek afroi një bashkëbisedim të ngrohtë me kryeministri Edi Ramën, kur e pyeti atë se a do ta pranonit Tony Blair-in si ndërmjetës midis jush dhe Mitsotakis, me qëllim kthimin e miqësisë. ‘Miqësinë? Nuk na duhet një anglishtfolës që nuk di as shqip, as greqisht, për të bërë bashkë një grek dhe një shqiptar, sepse, pastaj, kam frikë se problemin do e ketë Tony, jo ne.’- tha Rama. Pjesë nga intervista Gazetari: Mendoj se shumicën e pyetjeve i bëra, por do të doja të bëja edhe dy të tjera.…

Read More

Vdekja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar Wagner, është konfirmuar nga analizat gjenetike, tha Komiteti Hetues i Rusisë më 27 gusht. Prigozhin vdiq gjatë rrëzimit të një avioni privat në veri të Moskës më 23 gusht. “Sipas këtyre rezultateve, është përcaktuar identiteti i dhjetë viktimave dhe korrespondojnë me listën e pasagjerëve të paraqitur të fluturimit”, tha komiteti. Autoritetet ruse kanë thënë se në listën e pasagjerëve të avionit që u rrëzua ishte Prigozhin dhe komandanti i Wagner-it, Dmitry Utnik. “Ekzaminimet molekulare-gjenetike kanë përfunduar si pjesë e hetimit për rrëzimin e avionit në rajonin Tver”, tha zëdhënësja e komitetit, Svetlana…

Read More

Stafi i trajnerëve të kombëtares spanjolle të futbollit për femra dha dorëheqjen pas skandalit të puthjes. 11 anëtarët e stafit cituan si motiv “sjelljen e papranueshme” të kreut të Federatës, Luis Rubiales. I vetmi që nuk dha dorëheqjen është kreu i trajnerëve, Jorge Vilda, të cilit Rubiales i ofroi zgjatjen e kontratës për 4 vite të tjera. “Ne e respektojmë plotësisht vendimin e FIFA-s. Ai përforcon pozitën tonë sa i takon shtegut që kemi zgjedhur për këtë çështje. Gjithashtu, ai është në përputhje me sferat më të larta të futbollit ndërkombëtar. Ai thotë se shtegu i zgjedhur nga qeveria spanjolle…

Read More

Ekipi i Jose Mourinho-s bie në transfertë përballë Verona-s, një humbje që “djeg” jo pak, për më tepër tregoi edhe një herë limitet e këtij ekipi. U rikthye Pellegrini, por pa Dybala në formë dhe me Abraham të dëmtuar, verdhekuqtë janë një ekip normal, që nuk ngjallin frike. Pas vetëm katër minutash lojë, romanët e gjetën veten në dizavantazh teksa Duda përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas grushtimit të Rui Patricio-s. Në fundin e pjesës së parë, Verona me një zbritje të shpejt në sulm kapi “mat” kryeqytetasit duke shënuar dhe golin e dytë. Lukaku është gati…

Read More

Për marrëveshjen e përbashkët Shqipëri-Greqi për zonat detare, në vijim të bisedës me “Kathimerini” gazetari e pyet kryeministrin Edi Rama lidhur me zërat që qarkullojnë për një miqësi strategjike me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Rama u përgjigj duke thënë se nuk ka preferenca mes Greqisë e Turqisë, ndryshe nga këto dy vende që nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën. Kryeministri hodhi poshtë teoritë konspirative dhe u shpreh se Erdogan nuk e ka pyetur ndonjëherë për çështjen e zonave detare dhe se ai mund t’i zhvillojë betejat e tij pa Shqipërinë. Gazetari: Ka zëra dyshues. I dini ata zëra dyshues që thonë…

Read More

Dy persona janë shpallur në kërkim për organizim të lojërave të ndryshme të fatit dhe për përdorim të kokainës në Malësinë e Madhe. Një 34-vjeçar dhe një tjetër 19-vjeçar nga fshati Pjetroshan, Malësi e Madhe, kishin përshtatur lokalin në pronësi të tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Një 43-vjeçar tjetër po hetohet në gjendje të lirë pasi u kap në ambientet e këtij lokali. Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, 6 makineta për lojëra fati, sende që shërbenin për këto lojëra, një sasi lënde narkotike kokainë, një fishek armësh imituese dhe…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkaktuar zemërim tek fansat e saj në trojet shqiptare, pasi performoi me flamurin serb të hedhur krahëve në Festivalin e të Rinjve në Szeged, në Hungari. Ajo ka zhgënjyer shumë fansat e saj nga Shqipëria dhe Kosova. Teksa interpretonte në skenë, një nga adhuruesit i ka dhënë këngëtares shqiptare flamurin e Serbisë, të cilën këngëtarja e mbajti në duar teksa ecte në skenë, e valëviti dhe madje e vendosi krahëve. Video e cila ka bërë xhiron e rrjetit, ka marrë pafund reagime nga komentues shqiptarë, të cilët e kanë “kryqëzuar” Rita Orën…

Read More