Author: tirana

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy të rinj në Korçë pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokaine. Policia, pas kontrollit në automjet, ka gjetur një sasi kokaine të ndarë në doza, gati për shitje. Mësohet se në pranga janë vënë K. F., 28 vjeç dhe A. F., 24 vjeçe, të dy banues në Korçë. “Sekuestrohen një automjet që drejtohej pa leje drejtimi, nga njëri prej të arrestuarve, dhe që përdorej për shpërndarjen e dozave, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 1 celular. Specialistët e Seksionit për…

Read More

Nga 2018 pjesë e pandarë Atalanta-s, prej vitesh titullar fiks në skemat e Gasperinit. Berat Gjimshiti është një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa thuajse në çdo sesion të merkatos emri i tij është lakuar dhe lakohet shpesh në klube të ndryshme. Së fundmi, në “gjurmët” e yllit kuqezi është futur Beshiktash. Gjigandi turk kërkon të përforcojë repartin mbrojtës dhe Gjimshiti duket profili ideal për trajnerin Gynesh. Sipas beIN Sports, përfaqësues të Beshiktash kanë vendosur kontaktet e para me klubin e Atalantas, por dhe me lojtarin. Kartoni i mbrojtësit shqiptar, sipas Transfermarkt vlerësohet me 10 milionë euro.

Read More

Emri Vata është kandidati fitues në Primaret e zhvilluara sot për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit. Kujtojmë se procesi u aplikua me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë Berishën në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023. Procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18.00 Emrat e kandidatëve në garë ishin: 1- Ardian Sokol Elezi 2- Emri Haxhi Vata 3- Gëzim Beqir Shehu 4- Uran Rakip Cengu 5- Ylber Haxhi Zeneli

Read More

Qyteti i Sarandës këtë sezon vijon të ketë numër rekord pushuesish dhe turistësh nga e gjithë bota. Duke marr shkas nga ky fluks është shtuar edhe numri i personave që kanë nevojë për ndihmën e bluzave të bardha duke arritur deri në 120 urgjenca në ditë. “Duke u shërbyer në kohë e me cilësi pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, falë edhe koordinimit të mirë ndërmjet strukturave shëndetësore, për rastet që kërkojnë trajtim të specializuar, fluksi në Urgjencën e Sarandës është dy-trefishuar. Në këtë periudhë janë 100-120 vizita në 24 orë, kemi pacientë nga shumë shtete dhe rastet janë më…

Read More

Kristi Dragot Aliaj ka festuar 32-vjetorin dhe pranë tij ka qenë ish-banorja e “BBV2”, Dea Mishel. Dyshja kohët e fundit janë përfolur për një lidhje pasi janë parë shumë të afërt. Dea ka publikuar një fotot në Instastory, ku shihet Kristi së bashku me një tortë me qirinjtë që mbajnë numrin 32 vjeç. Dyshja shihen në një varkë e mesa duket e kanë festuar së bashku këtë ditëlindje. Nuk dihet nëse me ta kanë qenë edhe persona të tjerë, por Kristi nuk ka bërë asnjë ripostim tjetër përveç Deas.

Read More

Kjo e diel, pas vetëm 3 ditë fushatë mes konkurrentëve, grupi i Foltores do të nxjerr kandidatin për 24 shtatorin. E sigurt është që nuk do të jetë, ai që mund të quhej, përbashkuesi i dy copave të PD-së, Arif Rexhmati i Lulzim Bashës. Demokratët e Kukësit këtë të diel zgjedhin mes 5 emravepër atë që do të jetë në betejën për karrigen e lënë boshë të kryebashkiakut. Kandidatët janë Ardian Elezi, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu, Ylber Zeneli. Është hequr emri i Arif Rexhmatit, që Kryesia e Berishës e miratoi. Sali Berisha reagoi me entuziazëm, disa herë gjatë…

Read More

Dafina Zeqiri ka fshirë nga Youtube këngën e Beatrix Ramosaj me Dj Geek dhe më pas i ka hequr të dy edhe nga Instagrami. Veprimi erdhi fill pasi Dj Geek mbaroi kontratën me ekipin e Dafit. Menjëherë ka ardhur reagimi edhe nga Beatrix, e cila shkruan se nuk ka hequr asnjë person nga ky rrjet social, duke lënë të kuptohet se ishte Dafina ajo që bëri këtë veprim. Ajo thotë se mes tyre nuk ka pasur asnjë tension e se për të ka pasur vetëm dashuri dhe respekt. “Nuk kam hequr nga lista e ndjekësve asnjeri. Dua të sqaroj se nuk…

Read More

Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në kopshtin e banesës së tij në Tepelenë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More

Më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga disa vende evropiane, të mbështetur nga një flotë avionësh dhe helikopterësh që hedhin ujë, po luftonin të dielën me tre vatra të mëdha zjarri në Greqi, dy prej të cilave vazhdojnë të jenë të ndezura prej ditësh. Një zjarr masiv në rajonet verilindore të vendit, në Evros dhe Aleksandoupolis, që besohet se është bërë shkak për 20 nga 21 vdekjet e lidhura me zjarret në Greqi, vazhdon të digjet për të nëntën ditë me radhë. Zjarret kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe kanë djegur shtëpi në zonat periferike të qytetit të…

Read More

Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një person në Fushë Arrëz. Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi.

Read More

Në Krastë të Krujës është bërë i mundur neutralizimi dhe shuarja e vatrës aktive të zjarrit. Sipas informacioneve mësohet se zjarri i rënë nga mbrëmja e së shtunës i cili deri mesditën e kësaj të dielë ka djegur 8 hektarë pyje është neutralizuar dhe vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse pavarësisht terrenit të vështirë. Ndërkaq në lidhje me këto zjarre deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar. Ndërkaq kjo është një zonë që është përfshirë disa herë nga zjarret.

Read More

Numri i viktimave nga shpërthimet në një pikë karburantesh në periferi të Bukureshtit është rritur në dy. Nga shpërthimet më 26 gusht, që shkaktuan zjarr në Rumani, u lënduan edhe 57 persona. Në mesin e të lënduarve, shumica prej të cilëve kanë djegie të rënda, janë edhe 39 zjarrfikës dhe katër zyrtarë policorë, tha kreu i departamentit të emergjencave, Raed Arafat. Shtatë pacientë, që kanë pësuar djegie të rënda, janë transferuar në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian për trajtim mjekësor, shtoi ai. Një avion ushtarak ka transportuar dy pacientë në Milano të Italisë. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, shkroi…

Read More