Author: tirana

Qeveria e Libisë njoftoi të dielën se e ka pezulluar ministren e vet të Punëve të Jashtme, Najla al-Mangoush, për shkak se homologu i saj izraelit tha se kishte mbajtur takim me të javën e kaluar në Romë. Najla el-Mangoush është “pezulluar përkohësisht” dhe do të jetë subjekt i një “hetimi administrativ” nga një komision i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë, tha më 27 gusht kryeministri i Libisë, Abdulhamid Dbeibah. Ministria e Jashtme e Libisë e përshkroi atë si “një takim i rastësishëm dhe jozyrtar”, por lajmet rreth këtij takimi kanë nxitur tashmë protesta nëpër rrugët e qyteteve të Libisë.…

Read More

Igor Kokunov një 59-vjeçar nga Rusia është arrestuar në Muriqan, pasi kërkohej nga Rusia. Ai rezulton bashkëpunëtor i një krimineli. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska pasi i ishte dhënë masa e arrestit me burg. Vijon puna për ekstradimin e tij drejt Rusisë. Njoftimi i plotë Krahas punës në vijim të sezonit turistik, kontrolle dhe verifikime të imtësishme, për të parandaluar hyrjen në vendin tonë, të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Moscow”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Muriqan dhe ato të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve…

Read More

Pesë ditë pasi avioni i pasagjerëve, Embraer 600 i lidhur me Yevgeny Prigozhin u copëtua dhe u përplas për toke në veri të Moskës, hetuesit rusë konfirmuan vdekjen e themeluesi të Grupit Wagner. Më 27 gusht, Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se në bazë të analizave gjenetike, është konfirmuar identiteti i të gjithë personave që gjendeshin në listën e pasagjerëve të avionit. Më herët, autoritetet ruse kishin thënë se emri i Prigozhinit ishte në listën e dhjetë personave që ishin në bordin e avionit. Megjithatë, shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk është përcaktuar. Ndërkaq, në komentet e bëra më…

Read More

“Barbie” është filmi më fitimprurës i vitit, por mbretërimi do të përfundojë shumë shpejt. Filmi “Gran Turismo” e ka nisur shumë mirë dhe në fundjavën e tij të parë ka fituar 17,3 milionë dollarë, ndërkohë që “Barbie” kishte grumbulluar 17,1. Duket se ky film, ku interpretojnë Orlando Bloom David Harbour dhe Archie Madekwe, do të jetë i pari sa i përket fitimeve totale në kinematë e gjithë botës. “Gran Turismo”, që është i bazuar në historinë e vërtetë të Jann Mardenborough, një adoleshent i fiksuar pas videolojës me të njëjtin emër i cili u bë pilot i vërtetë, është prodhuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me një video ku shfaqen puset e kërkimit në Shpirag, duke theksuar se kompania e njohur SHELL po kryen punën me testimet e fundit për të zbuluar nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës. “Mirëmëngjes, dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Po ashtu Rama është shprehur se…

Read More

Papa Françesku ka folur sërish për çështjen e homoseksualitetit dhe pozicionin e Kishës, duke shpjeguar se kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë homoseksualët dhe transeksualët. “Ajo që nuk më pëlqen fare është se ne e shikojmë të ashtuquajturin mëkat të mishit siç është bërë prej kohësh në lidhje me urdhërimin e gjashtë. Ata janë njerëz që ndihen të refuzuar dhe është vërtet e vështirë për ta”,-thotë kreu i Vatikanit. Në një intervistë të botuar në “La Repubblica”, Papa pohon se nuk ka frikë nga një shoqëri e seksualizuar. “Nëse ke shfrytëzuar punëtorët, nëse ke gënjyer apo mashtruar, nuk…

Read More

Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 23 vjeçari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria. I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani. Vrasësi i cili ishte arratisur me një makinë të errët është ndaluar nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21:00. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar algjerian me banim po në provincën e Ankonës. Ngjarjet ndodhën në via…

Read More

Këtë të hënë, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 36°C. Era do të fryjë…

Read More

Është dashur një konferencë në Slloveni që të “shkrijë akujt” mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti. Ata kanë shtrënguar duart teksa ishin të ftuar në darkën e mikpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit. E pranishme në këtë darkë mes liderëve të tjerë është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Marrëdhënia mes Kurtit dhe Ramës kanë qenë mjaft e tensionuar, madje shumë herë të dy kanë shkëmbyer replika në distancë, ndërsa homologu i tij i Kosovës refuzoi ta takojë kur…

Read More

Dashi Ju duhet të bëni kujdes në dashuri. Për sa i përket punës, ata që punojnë vetë do të kenë shumë fat. Në jetë, në përgjithësi, përpiquni t’i merrni gjërat lehtë pasi disponimi juaj do të vuajë për mirë. Demi Të hënën në dashuri ka një distancë të vogël që mund të çojë në një humor të keq. Hëna përballë ju lodh dhe në punë kushtojini vëmendje disa problemeve burokratike. Binjakët Këtë të hënë në dashuri dëshironi të arrini partnerin tuaj dhe duhet të përfitoni nga ky moment fati për ta bërë këtë. Në punë është një periudhë e mirë…

Read More

Vera Ora, nëna e yllit botëror të muzikës, Rita Ora, ka reaguar pas incidentit me flamur në një koncert të Rita Orës në Hungari. Një fans serb i këngëtares ia kishte dhënë flamurin serb këngëtares nga Kosova, teksa video ka bërë xhiron nëpër rrjetet sociale. Këngëtarja ka marrë mbështetje, por edhe kritika njëkohësisht. E një qortim e ka marrë edhe nga nëna e saj. “Rita, M’fal te kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, ka shkruar ajo në Insta storie. Këngëtarja ka deklaruar se nuk e ka parë flamurin, teksa atë ia ka dhënë një fans…

Read More

Me zemër të thyer, anglezi George Gannon 61-vjeç, babai i Rebecca Gannon e cila humbi jetën 11 muaj më parë duke u zhytur në Sarandë, tregon për “Top Channel”, kalvarin e gjatë në gjetjen drejtësi për vajzën. George Gannon: Siç edhe mund ta imagjinoni, ne jemi të shkatërruar nga kjo, si unë me bashkëshorten dhe fëmijët tanë. Në tetorin e vitit të shkuar erdha në Sarandë, në kërkim të së vërtetës, se çfarë i ndodhi vajzës tonë dhe motrës të fëmijëve tanë. Jemi të shkatërruar, njësoj si gjithë-kush tjetër kur humb një fëmijë. Asnjë prind, nuk e meriton të jetë në…

Read More