Më datë 2 shtator Partia Demokratike, ajo e vulës do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ky është vendimi i parë nga Lulzim Basha pas rikthimit si kryetar. Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën dhe grupin e rithemelimin dhe me dominimin absolut të Lulzim Bashës. Sot Basha ka zbuluar logo, që përmban siglën e Partisë zyrtare dhe një stilizim të shqiponjës së flamurit në ngjyrë portokalli. Vendi i mbajtjes së Kuvendit do të jetë Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, që pritet…
Author: tirana
Në vendgrumbullimin e plehrave në Elbasan ra zjarr, dhe kjo sipas Sali Berishës tregon qartë se me inceneratorin që ndodhej aty pranë vatrës qytetarëve ju vodhën 28 milionë euro. Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha iu referua inceneratorit si një rrangallë pa funksion, dhe këtë e dëshmon grumbulli i plehrave që ai supozohej të ishte duke inceneruar. “Edi Rama vlerësoi si mangësi dhe nevoja krimin e shëmtuar dhe vjedhjen e 40 milionë eurove me djegësin e Fierit, i cili sipas dokumenteve zyrtare, në pranverën e vitit 2021, u njoftua nga pronari në letër i kompanisë, Zoto, se djegësi i…
Blloku urban në afërsi të ish-Fabrikës së Qelqit në Kombinat po rehabilitohet nga Bashkia e Tiranës. Përveç rrugëve “Zagoria”, “Jorgo Panajoti” dhe rrugicave të cilat po asfaltohen me të gjitha elementet e infrastrukturës rrugore, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ujërave të zeza, për përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të zonës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi sot punimet në këtë bllok pallatesh, sistemimi i të cilit do të ndihmojë së tepërmi banorët, sidomos me fillimin e vitit të ri shkollor. “Jam shumë krenar që kemi gjetur mirëkuptim me banorët. Askush…
Pasi mori statusin e bashkëpunëtorit, Erion Alibej është zbërthyer para hetuese. Ai ka dhënë detaje për disa ngjarje kriminale dhe 2 prej tyre konsiderohen të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme. Prokurorët së bashku me BKH kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse dëshmitë e Alibejt përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara. SPAK po pyet disa persona dhe po mbledh materiale që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet. Po zhvillohen kontrolle në disa ambiente. Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020, dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në…
Këtë të hënë zhvillohet rivarrimi i eshtrave të Qazim Mulletit, pas kthimit të tyre në Shqipëri javën që kaloi. Nga ora 09.00 deri në 12.30 zhvillohen homazhe në shtëpinë funerale Alba 2000 ku bëri homazhe edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Më pas, në 13.00 në xhaminë e Kokonozit tek Pazari i Ri, do të zhvillohen ritet fetare. Qazim Mulleti ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare në Romë ndërsa gjatë aktivitetit të tij ai ka qenë kryetar bashkie në Tiranë në vitet 1939-1940 dhe prefekt i kryeqytetit në vitet 1942-1944. Gjatë regjimit komunist ai u largua si emigrant politik në Itali…
Skema mbështetëse ndaj sektorit të peshkimit me teknologji të reja dhe subvencionimin e naftës kanë nxitur rritjen e eksporteve të produkteve të peshkut. Nga ana tjetër edhe akuakultura konsiderohet vlerë e shtuar e ekonomisë blu. Kryeministri Edi Rama thotë se po vijon rritja e niveleve të prodhimit në det me kosha notues. “Akuakultura si vlerë e shtuar e ekonomisë blu. Vijon rritja e niveleve të prodhimit në det me kosha notues, ku kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë rreth 30,000 ton, në funksion të eksporteve shqiptare nga Europa në Japoni, si edhe të tregut vendas”,-shkruan Rama. Sektorit të peshkimit vitet…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka risjell në vëmendje diskutimet mbi dyshimet për korrupsion lidhur me shpërndarjen e fondeve IPARD në Bujqësi. Si kryetare e Komisionit për Integrimin Europian, Tabaku kërkon transparencë nga institucionet shqiptare mbi shpërndarjen e fondeve IPARD, shton se i ka drejtuar edhe një letër edhe zyrës së hetimit të fondeve të BE (OLAF), si edhe komisionerit të unionit evropianë për bujqësinë. Postimi i plotë Në vapën e korrikut mes lajmeve që vinin nga SPAK për vërtetësinë e aferave të denoncuara në vite u njoftuam dhe me “akuzat” për korrupsion me fondet e bujqësisë dhe hetimin…
Një tjetër aksident ku u përfshinë dy shtetas italianë është shënuar në vendin e quajtur “Bistricë”, në aksin rrugor “Sarand- Syri i Kaltër”. Një motomjet tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian G. V., 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane M.P, 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin O.Zh, 22 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetet sociale, pas lajmeve se është duke pushuar në një resort luksoz në Greqi. Meta thotë se është në Sarandë. “Të dashur miq! Nga Saranda ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Meta, porn ë foton që ka postuar, duket vetëm det dhe nuk dihet nëse ndodhet vërtet në Sarandë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Beratit. Burime për Tirananews bëjnë me dije se shtetasi me inicialet P.C, 60-vjeç ka varur veten. Ai është gjetur në shtëpi pa shenja jete nga familjarët e tij të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën dhe policinë. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan këtë shtetas drejt aktit ekstrem. Të afërm pohojnë se prej vitesh vuante nga depresioni.
Pas lajmit se Kiara Tito nuk është në pritje të ëmbël, por Luiz Ejlli bën të kundërtën duke trazuar sërish ujërat. Përmes një postimi të dyshimtë në Instagram, Luizi la të nënkuptuar se së shpejti do të bëhen prindër. Në një foto ku shfaqet me Kiarën dhe një foshnjë, Luizi shkruan: “Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot”. Në vijim, ai shton: “Po bëj prova për Story që do bëjmë pas ca kohësh”, shoqëruar me një emoji që shkel syrin. Në Instagram Luizi u pyet nëse Kiara ishte…
Spanja është goditur nga moti i keq. Shirat e dendur dhe erërat e forta kanë goditur pjesë të Ishujve Baleare, duke përfshirë Majorkën dhe Katalonjën. Si pasojë e erës së fortë, një anije me turistë është përplasur me nje cistern benzine. Si pasojë disa turistë kanë mbetur të lënduar. Për shkak të motit të keq mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa më shumë se 100 fluturime janë anuluar ose vonuar. Përveç Spanjës edhe Italia është goditur nga moti i keq. Alarm i kuq është lëshuar në Lombardi dhe portokalli në gjashtë rajone të tjera. Trenat me shpejtësi të…