Pasi mori statusin e bashkëpunëtorit, Erion Alibej është zbërthyer para hetuese. Ai ka dhënë detaje për disa ngjarje kriminale dhe 2 prej tyre konsiderohen të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme.
Prokurorët së bashku me BKH kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse dëshmitë e Alibejt përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara. SPAK po pyet disa persona dhe po mbledh materiale që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet.
Po zhvillohen kontrolle në disa ambiente. Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020, dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në dhjetor të 2018 bashkë me Arben Dylgjeri, kushëririn e tij dhe një shtetas turk me emrin Erdal Durunay, në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.