Author: tirana

Instituti i Gjeoshkencës ka paralajmëuar 5 qarqet kryesore të vendit për reshje shiu që mund të sjellin përmbytje të lokalizuara prandaj duhet të marrin masa. Në bazë të informacionit të Instituti të Gjeoshkencës, gjate 24-oreve që vijnë do te ketë reshje shiu ne te gjithë vendin. Ne qarqet Shkodër, Lezhe, Tirane, Fier dhe Vlore mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane do të shfaqen problem me përmbytje te lokalizuara, në varësi te gjendjes se kanalizimeve. Për sa me sipër, bazuar Ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile” kërkohet rritje e gatishmërisë të të…

Read More

Në dalje të Urakës, në “Livadhin e turkut”, merr rrugën drejt Lurës. Prej këtu dhe deri në qendër të fshatit mahnitës kupton se ky segment është kthyer në kantier ndërtimi. Ishte një premtim i kahershëm që po merr jetë aktualisht. Pasi kalojmë “Qafë-Kishën” rrëzë malit të Valmorit të shfaqet Kurbneshi, ish qyteza e minatorëve të bakrit, tashmë e braktisur, e rrënuar. Nuk gjen askënd të tregojë se nga këtu ekonomia shqiptare përfitoi shumë. Nuk gjen një njeri të të thotë se këtu ishte vend internimi për ata që “devijonin” vijën e partisë. Nuk takon dot një banor të zonës të…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës do të ndëshkojë me masë administrative maksimale, të gjitha mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë ecjes në të. Gjithashtu, do të gjobiten edhe mjetet të cilat kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent. “Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masë administrative maksimale, sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor, mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë ecjes në të, dhe sipas nenit 21/4 të Kodit Rrugor, mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor! Të gjithë së bashku për një…

Read More

Policia e Tiranës njofton se ka shpallur në kërkim një 27-vjeçar nga Laçi, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin, ndërsa në tentativë largimi, ka hedhur një armë zjarri tip pistoletë dhe është larguar. “Tiranë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Kodra e diellit”. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, hodhi në tokë një armë zjarri pistoletë dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim 27-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Procedohen në gjendje të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune dy ditore në Slloveni me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën vjetore ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit. Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron u mikpritën dje në një darkë nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë z. Robert Golob. Forumi Strategjik i Bledit është një platformë globale gjithëpërfshirëse për gjenerimin e ideve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi shoqërinë bashkëkohore dhe të ardhmen e saj, duke ofruar pikëpamje dhe zgjidhje strategjike për çështjet më urgjente të së sotmes dhe të së nesërmes, të cilat promovohen përmes eventeve të ndryshme, diskutimeve, tryezave…

Read More

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, gjatë fjalës së tij në forumin e Bledit në Slloveni, tha se BE duhet të ndryshojë qasje për vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket anëtarësimit të tyre, pasi sipas tij ndoshta mund të vijë një kohë që “ne nuk do të jemi më entuziast për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”. Ndërkohë fjalimi i tij ka shkaktuar edhe të qeshura kur tha me ironi se BE pranon njerëzit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por jo shtetet. “Nëse ne nuk ndryshojmë diçka, të jeni të sigurt që pas disa kohësh do të vijë…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga formumi të Blerit mes liderëve në Slloveni ka komentuar integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Kurti tha se Kosova duhet të integrohet në BE dhe se duhet të njihet nga vendet e Ballkanit në lidhje me sovranitetin, ku theksoi se dhe tensioni në Veri do të shuhet dhe do të mbahen zgjedhje të parakohshme. “5 vende ende nuk na njohin, por ne po punojmë nga ana bilaterike dhe atmosfera është më e mirë, shpresoj të ndryshojnë qëndrimin e tyre. Një mënyrë tjetër që ne përpiqmi t’i bindim vendet është përmes progresit ekonomik dhe demokratik,…

Read More

Shtyhet deri më datë 15.09.2023, afati i aplikimeve dhe ndryshon kriteri i moshës, për shtetasit që aplikojnë për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, të cilët kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në ato kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë. Nisur nga kërkesat e shumta, të adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, për rishikimin e kriterit të moshës për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, ka…

Read More

Në Itali ka një shqetësim të madh për rritjen e numrit të emigrantëve. “Përkeqësimi i situatës ndërkombëtare po shtyn gjithnjë e më shumë njerëz të largohen nga Afrika dhe të kërkojnë një vend në Eiropë përmes rrugës ballkanike dhe Mesdheut ”, tha kreu i Ministrisë së Jashtme italiane, zëvendëskryeministri Antonio Tajani. “Masat nga ana e Bashkimit Europian sigurisht që do të jenë të dobishme,” shtoi ai. Ishulli italian i Lampedusa, i vendosur në brigjet e Afrikës, është i mbushur me njerëz. Që nga e premtja, më shumë se 125 varka me emigrantë kanë mbërritur atje, kryesisht nga Tunizia. Kryebashkiaku i…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Bled që po zhvillohet në Slloveni. Në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, me temë “solidariteti për sigurinë globale”, kryeministri Rama, lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, u shpreh se ndihet ‘tragjikisht optimist’. Rama nuk i kurseu as batutat kur tha: Me këtë panel si autobus dhe unë jam tragjikisht më shumë optimist, megjithëse është më mirë se një avion rus… Më tej ai shtoi se nuk beson se në 2030 do të jemi në BE, ndërsa shtoi se BE duhet të jetë…

Read More

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim. Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, Michel tha se BE-ja duhet të përballet me dilemën se a do të jetë vetëm një union që merret me menaxhimin e krizave apo një aktore që vendos për të ardhmen. Ai pranoi se rruga e gjatë e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që ka nisur para më shumë se 20 vjetësh, ka shkaktuar zhgënjim te shumë njerëz, si në rajon, ashtu edhe në bllokun…

Read More

Kurbin / Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin ku në një kanal afër banesës së tij, është gjetur nga familjarët, shtetasi Y. T. i cili disa orë më pas ka humbur jetën në spital. Vihet në pranga një 59-vjeçar, pasi nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me shtetasin Y. T., ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësore. Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e…

Read More