Author: tirana

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë mjaft aktivë së fundmi në rrjete sociale, duke na treguar prapaskena nga filmi i tyre i ri. Moderatorja ka postuar një video duke treguar pasojat e xhirimeve në trupin e Donaldit, i cili shfaqet me shenja të djegurash nga dielli në qafë. “5 herë jo” mban titullin filmi, i cili do të publikohet në dhjetor e do të tregojë historinë e Borës dhe Donaldit.

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu shprehet se autostradat në Shqipëri ngjasojnë si në gjendje lufte, duke marrë shkas nga prezenca e lartë e efektivëve. Ai solli në vëmendje se opozita shqiptare propozoi disa ndryshime para dy muajsh me justifikimin se donte te fitonte votat dhe kështu përgjysmoi sanksionet për shkelje të rregullave të kodit rrugor. “Për ata që nuk e dinë, për çdo shkelje, ndëshkimet e kodit rrugor janë përgjysmuar. Por lind pyetja: mbas ndryshimit në kodin rrugor mbi lehtësimin e dënimeve për shkelësit, a kemi përmirësim apo përkeqësim në qarkullimit rrugor?”, deklaroi Spahiu.

Read More

Në një kohë mospajtimesh të thella, votuesit amerikanë pajtohen për një gjë: Presidenti Joe Biden është shumë i moshuar për të qenë efektiv në një mandat të dytë. Ish Presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan për president, në mënyrë befasuese nuk nxit shqetësime të ngjashme për moshën e tij, ndonëse ka vetëm disa vjet diferencë mes tyre. Por votuesit kanë shumë shqetësime rreth zotit Trump lidhur me aktpaditë penale ndaj tij. Megjithëse ai është 77 vjeç, të anketuarit mendojnë se ish-presidenti duhet të bëhet më i pjekur. Një anketë e re nga The Associated Press dhe Qendra NORC, arriti në…

Read More

Agjencia ruse e sigurisë (FSB) bëri të ditur të hënën se një ish-punonjës i konsullatës amerikane në Vladivostok, ishte akuzuar për mbledhje të informacioneve lidhur me luftën në Ukrainë e protestat në Rusi, për llogari të Shteteve të Bashkuara. Në një deklaratë të agjencisë thuhej se Robert Shonov kishte mbledhur informacione që nga shtatori 2022, përfshirë dhe informacione mbi fushatën e rekrutimit ushtarak të Rusisë. Në maj, pas njoftimeve për arrestimin e zotit Shonov Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi aktin, duke thënë se akuzat kundër tij ishin “krejtësisht të pabaza”. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller, tha në…

Read More

Policia e Shtetit ka bllokuar 11 mjete të tjera lundruese, nga Saranda në Durrës si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, gjatë fundjavës. 8 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokur nga Policia Kufitare e qarkut Durrës. Në Vlorë është bllokuar 1 mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masat administrative 100 000 lekë dhe 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni në bord. Në Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Ksamil, Sarandë, Durrës dhe Spille, janë bllokuar 6 Jet…

Read More

Policia e Sarandës ka arrestuar dy vëllezër. Në pranga kanë rënë shtetasit Gentjan Papagjika, 43 vjeç dhe Nevil Papagjika, 35 vjeç, të dy banues në Sarandë. Gjatë shoqërimit të shtetasit G. P., i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi N. P. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e PL Kryemadhi, ditën e sotme postuan një foto në rrjetet sociale që ishin në Sarandë, pas lajmeve se ishin duke pushuar në një resort luksoz në Greqi. Pas reagimit të ish-presidentit, Meta dhe deputetes Kryemadhi ka reaguar, gazetari Adriatik Doçi i cili me anë të një postimi në facebook shkruan se Kryemadhi ka qenë në Greqi. Gazetari ka publikuar dhe një foto të deputetes Kryemadhi në një pikë kufitare, ku sipas Doçit është kthyer me urgjencë pas publikim të lajmit se ka ikur me pushime në Greqi.   Postimi i gazetarit:  Monika Kryemadhi ka kaluar në orën 20:10, ditën e shtunë, në Kakavijë, me këtë makinë luksoze, të cilën nuk…

Read More

Rreth 400 mijë njerëz që jetojnë në Shqipëri nuk mund të paguanin një dietë të shëndetshme në vitin 2021, raportoi Organizata Botërore e Ushqimit (FAO). Për të siguruar një dietë të tillë, një personi i duhen së paku 4.4 USD në ditë. Kjo dietë nuk ka lidhje me ushqimin e shëndetshëm që shumica e njerëzve synojnë në ditët e sotme, por me vlerën e kalorive që i nevojiten njeriut në ditë. Numri i personave që nuk ishin në gjendje të ushqeheshin me kaloritë e nevojshme ra në 400 mijë në vitin 2021, nga rreth 600 mijë që llogariteshin në vitin…

Read More

Një nga teoritë më qesharake të konspiracionit që është përhapur në muajt e fundit është se albumi i fundit i Beyoncé, “Renaissance”, parashikon një apokalips të afërt dhe fundin e botës. Rrjetet sociale na thonë prej vitesh se Beyoncé është anëtare e Illuminatit. Mirëpo, tani në internet po qarkullon një teori tjetër, sikur këngëtarja nuk po përpiqet domosdoshmërisht të sundojë botën, por po përpiqet të na tregojë se po i vjen fundi. Filloi me foto kuajsh. Kopertina e albumit të “Renaissance” është një foto e mrekullueshme e një Beyonce gjysmë të zhveshur duke hipur në një kalë të argjendtë. Siç e dimë, katër kalorësit e apokalipsit…

Read More

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura. Takimi mes tyre do të mbahet në New York. Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis ka thënë se takimi i dy liderëve ishte planifikuar të zhvillohej në mes të shtatorit. “Temë e diskutimit mes dy ministrave do të jenë marrëdhëniet dypalëshe. Vendi vjen në këtë takim pa as më të voglin synim për të hequr dorë nga të drejtat e tij sovrane, por me vullnet për të vazhduar dialogun”, shpjegoi ai. Në të njëjtën kohë, Pavlos Marinakis bëri të ditur se të…

Read More

Pas një jave me rritje monedhat e huaja kanë humbur pikë kundrejt lekut. Euro ka bërë kthese pas një jave me rritje të fortë duke e nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet gjatë së hënës me 109,67 lekë duke humbur gati një pikë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Euro fitoi pikë me ritme të shpejta gjatë javës së kaluar duke prekur nivelin më të lartë në tre muajt e verës. Po ashtu edhe dollari ka pësuar një zhvlerësim me gati 1 pikë dhe aktualisht po shkëmbehet me 101…

Read More

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar në forumin e Bledit se Kosova dhe Serbia janë një shtet i vetëm, duke provokuar edhe reagimin e menjëhershëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ajo tha se nuk ka normalizim të marrëdhënieve nëse nuk ndodh asociacioni. “Në fillim më duhet të them që për mua është një vend, nuk ka dy vende. Kosova nuk njihet nga ndërkombëtarët dhe nuk është pjesë e OKB. Dyshoj që të jetë pjesë e BE ndërsa ka 5 vende që nuk e njohin. Normalizimi që është në interes si të serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithë rajonit, është…

Read More