Autoritetet shqiptare arrestuan sot “bosin e krimit” Igor Kokunov, të kërkuarin nga Federata Ruse në pikën kufitare të Muriqanit. 59-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska. “Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg”,…
Author: tirana
Rreth 15 mijë drejtues automjetesh të Bashkisë Burrel dhe Klos do të kenë mundësi që shërbimin e transportit rrugor, kontrollin fizik e teknik të automjeteve brenda 6 muajve ta kryejnë në Mat, aty ku po punohet për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sipas zv/Kryeministres Belinda Balluku kjo do të shmangë kostot e qytetarëve që detyrohen të marrin shërbimet e transportit në Dibër. “Distanca që i duheshin mjeteve ishte një kosto shumë e lartë. Kosto nuk ka të bëjë gjithmonë me paratë po ka të bëjë me orët dhe kohën, një ditë pune e humbur, kështu që…
Pas problemeve të shumta me shërbimin, që kulmuan veçanërisht gjatë ditëve të fundit, grupi hungarez 4iG ka shkarkuar drejtorin Ekzekutiv të One Albania, Emil Georgakiev. Ai është zëvendësuar me Brano Djurovic, që aktualisht mban postin e drejtorit tregtar në One Mali i Zi “Për të ofruar një strategji dhe një plan të bazuar në qasjen për të patur në qendër abonentin 4iG emëron Brano Djuroviç, drejtorin Komercial të One Mali i Zi si drejtor ekzekutiv të One Albania”, thuhet në njoftimin e shkarkimit. Emil Georgakiev qëndroi në krye të ONE Albania prej gati 4 vitesh.
Zhvillimet gjeopolitike, siç janë luftërat apo shpërbërja e shteteve, si në rastin e rënies së Bashkimit Sovjetik, mund t’i lënë njerëzit pa shtet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, mbi 200 mijë vetë në Shtetet e Bashkuara, nuk kanë asnjë shtetësi. Karina Ambartsoumian-Clough që banon në Shtetet e Bashkuara, nuk është qytetare e asnjë shteti. “Kam lindur në një shtet që nuk ekziston më,”thotë ajo. Ajo është një nga rreth 218,000 persoma në Shtetet e Bashkuara, që nuk kanë shtetësi. Aktualisht, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po përcakton udhëzime të reja për të qartësuar se çfarë nënkupton…
Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike. Në kuadër të një operacioni antidrogë, autoritetet e Venencias kanë arrestuar tre shqiptarë, 24, 30 dhe 23-vjeç pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në rrugë. Gjatë aksionit, efektivët i kanë pikasur shqiptarët të cilët po i jepnin dozat e kokainës një blerësi, ku më pas ata ka parë policinë dhe kanë tentuar t’ia mbathin duke kryer manovra të rrezikshme me makinë. Ata u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim, ku do të presin vendimin e tyre nga gjykata.
Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, në “Qyteti Studenti”. Një makinë është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa kalimtarët e rastit janë bërë bashkë për të nxjerrë shoferin jashtë. Ende nuk ka informacione se sa persona ndodheshin në mjet, dhe se si është gjendja e tyre shëndetësore.
Turqia njoftoi se presidenti Recep Tayyip Erdogan “shumë shpejt” do të vizitojë Rusinë, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për ringjalljen e marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase, marrëveshje që mund të përdoret si trampolinë për negociata më të gjera të paqes me Ukrainën. Zëdhënësi i partisë së Erdoganit, Omer Celin, u tha gazetarëve se ky takim do të mbahet në Soçi, qytet rus në Detin e Zi, dhe do të fokusohet në krizën aktuale ushqimore. “Siç e dini, [Erdogan] do të vizitojë shumë shpejt Soçin”, tha Celik për gazetarët. Agjencia e lajmeve Bloomberg…
Këngëtarja Rita Ora është në qendër të komenteve pasi performoi me flamurin serb hedhur krahëve në një koncert në Hungari. Ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje. Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, si për të treguar se ajo e do atdheun e saj. Kujtojmë se Rita në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket. Ajo është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi…
Nisur nga parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, ku parashikohen reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton masat për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik. “Bazuar në planin e masave, janë ngritur grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët. Nga ana e drejtorive rajonale të OSSH, janë plotësuar nevojat me bazën e duhur materiale, ndërsa në terren do të jenë të angazhuar rreth 1100 punonjës të organizuar në 220…
Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump është caktuar për t’u mbajtur në 4 mars 2024, tetë muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës në SHBA. Gjyqi është gjithashtu një ditë përpara të ashtuquajturës “Super Tuesday”, kur shumë shtete propozojnë kandidatin e tyre republikan ose demokrat për president. Trump u akuzua në fillim të këtij muaji në një padi me katër pika për mashtrim për të zhbërë humbjen e tij ndaj demokratit Biden në zgjedhjet e vitit 2020.
Një burrë 67-vjeçar është sulmuar nga një ari në Arta. Mediat greke shkruajnë se teksa përpiqej t’i shpëtonte sulmet, ai ra në një greminë, duke marrë lëndime të shumta. Pas ndërhyrjes së forcave të shpëtimit, i moshuari është transportuar në spital, ku po ndiqet nga mjekët. Fillimisht, ai është dërguar në Qendrën Shëndetësore lokale, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Artës, ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën.
Lulzim Basha, në takimin me këshilltarët bashkiakë të PD, theksoi se asgjë që nuk është e mirë për qytetarët, nuk do të jetë as për PD-në. Sipas tij, politikanët e zgjedhur, flasin për lloj-lloj gjërash, por asnjëherë për problemet e popullit. “Në zgjedhjet e 14 majit, si rezultat i atyre shkaqeve që i dinë gjithë qytetarët, PD ishte larg rezultatit dhe përfaqësimit tradicional në Këshillat Bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Por pavarësisht luftës nga të gjitha drejtimet të atyre që duan të ruajnë këtë gjendje, nuk ia dolën ta pengojnë përfaqësimin e PD në çdo këshill bashkiak. Është gabimi…