Lulzim Basha, në takimin me këshilltarët bashkiakë të PD, theksoi se asgjë që nuk është e mirë për qytetarët, nuk do të jetë as për PD-në.
Sipas tij, politikanët e zgjedhur, flasin për lloj-lloj gjërash, por asnjëherë për problemet e popullit.
“Në zgjedhjet e 14 majit, si rezultat i atyre shkaqeve që i dinë gjithë qytetarët, PD ishte larg rezultatit dhe përfaqësimit tradicional në Këshillat Bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Por pavarësisht luftës nga të gjitha drejtimet të atyre që duan të ruajnë këtë gjendje, nuk ia dolën ta pengojnë përfaqësimin e PD në çdo këshill bashkiak. Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave.
Diskutimi sot është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo, është mbyllur në numra, në pushtetin e pak njerëzve. Edhe numrat e mëdhenj jo gjithmonë i shërbejnë interesave të mëdha. Asgjë që nuk është e mirë për qytetarët tanë, nuk mund të jetë e mirë për PD-në. Ata që ulen për herë të parë si përfaqësues të votuesve, atëherë në këtë sallë gjendet jo vetëm opozitarizëm i vërtetë, por më shumë.”
