Author: tirana

Maya Jama dhe Stormzy mesa duket janë sërish bashkë. Reperi dhe prezantuesja e njohur, të cilët më parë kishin katër vite lidhje, ndodheshin me pushime në Greqi. Ish-çifti, të cilët ishin bashkë prej katër vitesh derisa u ndanë në vitin 2019, këtë fundjavë kanë qenë me pushime në Greqi, konkretisht në Hidra. Fansat e kuptuan se ish-të dashurit po shijonin pushimet së bashku pasi postuan foto dhe video në rrjetet sociale nga i njëjti resort në Egje. Më vonë u raportua se reperi 30-vjeçar kishte fluturuar për t’u takuar me prezantuesen e ‘Love Island’, 29 vjeç, në një avion privat…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni. Rama është i pranishëm në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit. Pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë. Qeveria sllovene organizatore e forumit thotë se “ i 18 forum strategjik i Bledit synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale në të ndërtuarin e shoqërive të qëndrueshme bazuar në solidaritet”.

Read More

Greqia është ‘shkundur’ sërish ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër në Aigo. Tërmeti ka ndodhur vetëm disa kilometra në veri-veriperëndim të Aegius, ndërsa thellësia fokale ndodhet në pesë kilometra. Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar regjistroi lëkundjen, gjithashtu me magnitudë 3.7 Rihter.

Read More

Riaktivizohet zjarri në pyjet me pisha në zonën e Krastës në Krujë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse të Krujës dhe një autobot me ujë për izolimin e dy vatrave të zjarrit. Janë të paqarta shkaqet e zjarrit ndërsa po hetohet për dyshime të zjarrvënies së qëllimshme. Kujtojmë që një ditë më parë, pikërisht në këtë zonë, është djegur një sipërfaqe me pyje pishe.

Read More

Sulltan Mehmeti II – pushtuesi i Kostandinopojës – shtoi të gjithë Greqinë në pushtimet e tij europiane në mesin e shekullit 15. Mehmeti II udhëtoi nëpër Athinë dhe admiroi shkëlqimin e lashtë të Akropolit. Ai njohu gjithashtu edhe vlerën e tij ushtarake dhe vendosi një garnizon me ushtarë mbi kodër. Më pas, ai vendosi ndryshimin e tretë të fesë në Partenon, duke e shndërruar në xhami, Kishën e Zonjës Sonë. Kambanorja u shndërrua në minare, pikturat dhe mozaiket u zhdukën; dhe altari u zëvendësua me një minber. Tempulli Erekteum, që edhe ai ishte bërë kishë, ndryshoi në mënyrë radikale –…

Read More

Atletja 34-vjeçare, Luiza Gega bëri një paraqitje të mirë në botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Pavarësisht një problemi fizik që e shoqëroi në këtë kompeticion, ajo u rendit në vendin e tetë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra një distancë që e përshkoi me kohën 9 minuta 10 sekonda e 27 të qintat që është koha më e mirë e saj në këtë sezon dhe shumë pranë rekordit kombëtar të kësaj disipline. Luiza Gega e ka siguruar edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Parisit, teksa pak kohë më parë në…

Read More

Një 37-vjeçare është përplasur me automjetin e Policisë tip Hyundai. Ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël” të Fierit. Fatmirësisht, si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Read More

Pas ankesave për sistemin e ri të shërbimit të Kadastrës, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto, ku thekson se ka fluks të punës, dhe se mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve. Kreu i qeverisë thotë edhe se nuk ka shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik. “Pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Dhe…

Read More

Një inteligjencë artificiale ka një ndërgjegje? Propozimi për të përcaktuar një listë të kritereve të dobishme nëse një IA mund të konsiderohet ‘i ndërgjegjshëm’ erdhi nga një grup ndërkombëtar prej 19 neuroshkencëtarësh, filozofësh dhe shkencëtarësh kompjuterikë të udhëhequr nga Patrick Butlin, i Universitetit të Oksfordit dhe Robert Long, i Qendrës për Sigurinë e AI në Kaliforni. Hulumtimi i cituar nga revista “Nature” në faqen e saj të internetit, është në internet në arXiv, platforma që mirëpret kërkimet që ende nuk i janë dorëzuar komunitetit shkencor për ekzaminim. Qëllimi është të vendosen bazat për diskutimin mbi marrëdhëniet e ardhshme midis njeriut…

Read More

Dafina Zeqiri e ka përmbyllur me sukses një sezon veror. Padyshim ajo është një nga artistet më të sukseseshme dhe këtë e treguan 10 këngët që publikoi gjatë sezonit dhe të gjithë u bënë hit. Artistja tani ka treguar se do të bëjë pak pushim për veten dhe se do të rikthehet sërish me projekte të reja. “Faleminderit juve, familjes, ekipit, bashkëpunëtorëve. Nuk ndalem. Është vetëm fillimi”, ka shkruar ajo në një video me këngët që ka sjell. Ajo bashkëpunoi me disa emra të njohur të muzikës si: Elinel, Elgit Dodën, Rzon, Yll Limanin, Alban Skënderajn, Ghetto Geasyn etj. View…

Read More

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka nisur sezonin e ri politik me vëmendje të madhe në Ballkanin Perëndimor. Ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në forumin Alpbah në Austri. “Ndërkohë që ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që mbeti lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës”, njofton Lajçak, ndërsa ka ftuar dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në vizitat e tij të kësaj jave. Zyrtari i BE njofton…

Read More

Policia Rrugore Elbasan ka bërë bilancin për muajin gusht, gjatë të cilit janë arrestuar 53 shoferë dhe janë ndëshkuar me gjobë 8087 të tjerë. Njoftimi i plotë Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 8087 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht: 1325 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 854 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 342 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 3751 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara. 288 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 992 drejtues të tjerë për shkelje të ndryshme…

Read More