Ashtu sikurse pati premtuar, Bashkia e Tiranës po vijon me ndërhyrjet kapilare në çdo zonë të kryeqytetit. Sëfundmi, është ndërhyrë për rehabilitimin e plotë të sheshit të pallateve “Liseci”, ku tashmë ka përfunduar puna për sistemimin dhe rregullimin e tij në njësinë administrative Nr.4. Pluhuri në verë dhe balta në dimër, tashmë i kanë lënë vend asfaltit të plotë brenda pallateve, ndërkohë që banorët e ardhur kryesisht pas viteve ’90, tashmë mund të lëvizin lirisht. Krahas asfaltimit të plotë të sheshit, Bashkia po vijon dhe për gjelbërimin dhe krijimin e lehtësirave për banorët e këtij blloku për të kaluar kohën…
Author: tirana
Policia kufitare e Morinës ka parandaluar një rast të tentativës së trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të vendit tonë. Në pranga ka rënë një 26-vjeçar që tentoi të fuste në Shqipëri, 2 armë zjarri pistoleta. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Shkodër, policia gjeti një tjetër armë zjarri, municion luftarak, sasi dhe fara të cannabis sativës. Policia ka sekuestruar 3 armët e zjarrit pistoleta, fishekë luftarakë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 400 fara të cannabisit dhe 2 targa. Njoftimi i Policisë Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me përzgjedhje, për shkak të fluksit të…
Vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit, tashmë janë shuar dhe aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, sipas të cilit në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar. “Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti. Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në…
Një 19-vjeçar pas mesnate aksidenti për vdekje një këmbësor dhe sot është vënë në prangat e Policisë së Durrësit. Policia thotë se teksa i riu po i jepte automjetit të tij tip “Benz” ka përplasur 50-vjeçarin i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në spital prej plagëve të marra. “Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip…
Greqia vijon që të përballet me zjarret që kanë përfshirë vendin prej më shumë se 10 ditësh. Situata raportohet shumë e vështirë në Evros dhe në Rodopi. Zjarrfikësit i kanë përqendruar forcat e tyre në veriperëndim të zonës së Kotronia të Evros drejt Dadias. Shqetësuese raportohet situata në drejtim të jugut për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë zonën. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm pasi rreziku ende mbetet shumë i lartë në zonat më të mëdha të vendit.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, pas një kontrolli të ushtruar fillimisht në automjetin e tij, e më pas në banesë ku u gjetën drogë, armë zjarri dhe municione luftatrake. Gjatë operacionit, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues G. H., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pushkë pneumatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër…
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme me dy të plagosur në Athinë. Të plagosur janë një 20-vjeçare greke me plagë në kofshën e djathtë dhe një shtetas shqiptar 32-vjeçar me plagë në shpatull. Sipas vajzës, të dy nuk njihen me njëri-tjetrin, kanë qenë duke kaluar pranë vendit të ngjarjes dhe në veçanti pranë një parku në kryqëzimin e rrugës Panormos dhe Larisis, kur janë goditur. 32-vjeçari shqiptar rezulton i arrestuar si anëtar i një organizate kriminale droge dhe ka qenë me masë sigurimi “detyrim paraqitje”. Oficerët e Sigurimit përmes kamerave në zonë dhe dëshmitarëve që janë në kërkim po…
Asambleja kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 4 shtator. pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama la të hapur mundësinë e riformatimit të qeverisë, e megjithatë duhet të presim Asamblenë e PS-së. “Prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së PS vjen shpejt”, tha Rama më 25 gusht 2023.
23-vjeçari shqiptar Klajdi Bitri është vrarë në mes të rrugës në Sirolo, në provincën e Ankonës me fuzhnjë, një mjet peshkimi në trajtën e një sfurku me bisht të gjatë, me shumë dhëmbë e me gremç në majë. Krimi tragjik ndodhi pasdites së dielës, 27 gusht 2023, në mes të ditës mes panikut të kalimtarëve. Të shumtë kanë qenë të pranishëm në skenën tragjike e cila u shkaktua pas një sherri nisur nga mungesa e përparësisë në një rrethrrotullim të qytetit në rajonin Marche. Mes dy shoferëve, algjeriani dhe shokut të viktimës kishte lindur një debat. 23-vjeçari, i cili do…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në Shkodër. Balla ka përgëzuar uniformat blu për punën e bërë për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që ka patur tek të dyja pikat kufitare, Muriqan dhe Hani i Hotit, si dhe ka nënvizuar se puna duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm. “Keni zhvilluar një punë shumë të mirë në mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që kanë patur të dyja pikat kufitare që mbulon kjo drejtori, edhe Muriqani edhe Hani i Hotit.…
Ekziston një vitaminë që zakonisht gjendet në perimet me gjethe jeshile, vajrat vegjetale dhe drithërat. Dhe është thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe shërimin e plagëve. Por, jo vetëm kaq: sipas një studimi të ri, mosmarrja e mjaftueshme e kësaj vitamine na vë në rrezik shëndetin e mushkërive. Çfarë vitamine është ajo? Vitamina K. Një grup shkencëtarësh danezë kanë zbuluar se individët me nivele më të ulëta të vitaminës K në gjakun e tyre mund të jenë më të prirur ndaj problemeve të tilla si astma dhe sëmundjeve kronike pulmonare. I kryer nga një ekip mjekësh nga Spitali Universitar i…
Adele është një artiste e jashtëzakonshme, por ajo vërtet e dëshmoi këtë në shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas, teksa ndihmoi një fans që kishte probleme me sigurimin. Duke vërejtur që diçka nuk ishte në rregull, këngëtarja ndaloi performancën e saj të “Water Under the Bridge” për të komunikuar me një roje sigurie. “A mund të ndalemi një minutë?”, tha ajo në mikrofon, duke mbajtur dorën lart. “Çfarë po ndodh me atë të riun atje?”, pyeti Adele, duke shkuar në skaj të skenës dhe duke treguar fansin. “Po, ti me dorën lart! Ti, me shkopin në dorë! Po…