Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”: Sezoni nuk ka mbaruar ende, puna vazhdon

09:30 / August 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 30
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në Shkodër. Balla ka përgëzuar uniformat blu për punën e bërë për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që ka patur tek të dyja pikat kufitare, Muriqan dhe Hani i Hotit, si dhe ka nënvizuar se puna duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

“Keni zhvilluar një punë shumë të mirë në mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që kanë patur të dyja pikat kufitare që mbulon kjo drejtori, edhe Muriqani edhe Hani i Hotit. Ka pasur një fluks si asnjëherë tjetër. Më vjen mirë për koordinimin edhe nën drejtimin e drejtorit Boshnjaku me policinë kufitare të Republikës së Malit të zi. Edhe unë vetë, qoftë me Kryeministrin Abazoviç, qoftë me Ministrin e Brendshëm Axhic, kam patur kontakte ku është dashur nevoja për të ndërhyrë, për të kaluar në një regjim të lehtësuar. Dhe dua t’ju them që sezoni nuk ka mbaruar akoma, ndaj puna vazhdon”,-tha ministri.

Po ashtu Balla ka theksuar edhe se është shumë e rëndësishme që të rritet gatishmëria për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar dhe vëmendja të jetë maksimale.

“Kjo është një pikë e rëndësishme, jo vetëm që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, por është pjesë e “Korridorit Blu” dhe natyrshëm që një numër i madh qytetarësh Europian, që nisen nga veriu i Europës zgjedhin për të kaluar edhe në këtë pikë, për të ardhur në Shqipëri apo për të vazhduar poshtë. Kështu që dua t’ju përgëzoj për punën dhe të rrisni gatishmërinë për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar. Nisem këtu nga disa të dhëna që mora sot për të parë disa natyra të ndryshme të veprave penale të cilat janë evidentuar në vazhdimësi në këtë pikë kalimi kufitar. Duhet të vazhdoni të keni rezultate më të mira”.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.