Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në facebook një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish deputetit të kësaj force politike Baki Shehu. “Ish deputet i Partisë Demokratike, politikan i urtë, atdhetar i flaktë, mbylli sytë përgjithmonë”. “Gjeneral Baki Shehu si ushtarak i lartë, dha kontribut të çmuar në detyrat më të larta në drejtimin e ushtrisë, reformimin dhe transformimin e saj në ushtri aleate të NATO-s”, shkruan Berisha. Mesazhi: Gjeneral Baki Shehu mbylli sytë përgjithmonë. Të dashur miq, gjeneral Baki Shehu, njëri nga figurat më të shquara të ushtrisë sonë, ish deputet i Partisë Demokratike, politikan…
Author: tirana
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi pasi dyshohet se ka marrë pjesë në tentativën për të vrarë një 27-vjeçar. Sipas mediave greke, disa ditë më parë një i ri nga Algjeria u qëlluar 14 herë me armë nga një makinë me tre persona në të, por plumbat nuk e kanë kapur. Më pas personat që ndodheshin në makinë kanë zbritur dhe e kanë dhunuar barbarisht, e më pas janë larguar. Algjeriani u dërgua në spital, ku edhe sot ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve të dyshuar, i cili është…
Bashkia e Lezhës ka njoftuar banorët e zonës për mot të keq në dy ditët në vijim. Sipas njoftimit, reshjet e dendura të shiut dhe një furtunë priten pasnesër në orët e para të mëngjesit. “Qarku i Lezhës do të përballet me situatë të vështirë nga moti i keq i cili pritet të nisë më datë 29 gusht rreth orës 01:00 të mëngjesit. Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast, njofton bashkia ndërsa u bën apel banorëve të zonës të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në numrin e telefonit: ?+355 68…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bled të Sllovenisë. Kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Në darkë marrin pjesë edhe kryeministrat e disa prej vendeve të rajonit.
Tirana ka fituar 2-3 në Elbasan Arena ndaj Dinamo City. Një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet, me plot pesë gola të shënuar, por edhe tre penallti të akorduara. Skuadra e Di Biagos kaloi e para në avantazh falë një goli të shënuar nga Luis Kaçorri me kokë në minutën e 24-t. Megjithatë avantazhi zgjati pak, pasi 6 minua më vonë, Tirana vendosi baraspeshën me një gol të shënuar nga Ardit Hila. Në minutën e 59-të, një prekje me dorë e Hoxhallarit në zonë, solli penallti për Dinamo City dhe Denisson nuk gaboi nga 11 metra. Barazimi do të vendosej…
Një veprim i papritur ka ardhur nga Ledri mes dramës së tij dhe Dafinës. Në koncertin e fundit të sezonit veror, Ledrit i është lëshuar nga DJ-i kënga “Tonight” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. I janë dashur pak sekonda, derisa Ledri kuptoi cila këngë ishte dhe menjëherë u kthye nga DJ duke i kërkuar ta ndërrojë këngën. Për pak sekonda, kalohet në një tjetër hit “Rio”. Duket se Ledri ka vendosur që të mos performojë më këngët me Dafinën. https://vm.tiktok.com/ZMjRaMDuw/
Liverpool merr një fitore spektakolare 1-2 ndaj Newcastle në “St. James’s Park”, në një sfidë që u komplikua shumë shpejt për “the reds”, të cilët në fund u nderuan nga Darwin Nunez. Vendasit e nisën vrullshëm dhe morën avantazhin në minutën e 25-të, kur pas një gabimi të Aleksander-Arnold, ishte Anthony Gordon që shënoi në portën e Alisson. Vetëm tri minuta më vonë Van Dijk u ndëshkua me karton të kuq për një faull ndaj Wilson, me arbitrin që e konsideroi lojtarin e fundit dhe e dërgoi në dhomat e zhveshjes. Megjithatë Liverpolli rezistoi dhe në fund Klopp zgjidhi gjithçka…
Padyshim zgjedhja më e mirë për të ardhmen. Shitjet e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara po thyejnë çdo rekord dhe ekspertët thonë, që ky është vetëm fillimi. “Lidhni mirë rripat e sigurimit sepse vetëm tani do nisin makinat elektrike të së ardhmes”, tha Michael Regan, EPA Administrator. Sipas shoqatës së automjeteve, konsumatorët amerikanë kanë blerë vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, prill-qershor, gati 300 mijë makina elektrike, një rekord i ri ky. Flasim këtu për gati 48% më shumë nga e njëjta periudha e një viti më parë e shumë më shumë nga vitet paraardhëse. Ekspertët e…
Pablo Emilio Escobar Gaviria, njeriu që shënoi historinë e Kolumbisë si një nga autorët e mëdhenj të krimeve do të jetë sërish në lajme në vitin 2023 për shkak të jetës së tij kriminale. Por tani, kur shumë mendojnë se emri dhe bëmat e tij duhen lënë në të shkuarën, pesha e trashëgimisë së tij është rishfaqur dhe bie mbi vajzën e tij: Juana Manuela Manuela Marroquin (Manuela Escobar Henao). Sipas një raporti të revistës kolumbiane Semana, ka një borxh të paimagjinueshëm për taksat e prapambetura në shumë prona dhe ndërtesa në pronësi të trafikantit të ndjerë të drogës. Dhe…
Policia greke ka vënë në pranga një të ri nga Shqipëria, i cili dyshohet se u pagua për vrasjen e një 27-vjeçari, vrasje e cila mbeti në tentativë. Mediat greke bëjnë me dije se disa ditë më parë i riu nga Algjeria është qëlluar 14 herë me armë nga një makinë me tre persona në të, por plumbat nuk e kanë kapur. Më pas personat që ndodheshin në makinë kanë zbritur dhe e kanë dhunuar barbarisht, e më pas janë larguar. I riu është dërguar në spital, ku edhe sot ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka identifikuar dhe…
Ukraina tha sot se ka rrëzuar katër raketa me vetëdrejtim gjatë natës, por nuk tha se për cilin rajon bëhej fjalë. Sulmet e shtuara ruse ngjallin frikën se Moska po bën përpjekje për të rimarrë qytetet e vijës së parë të frontit në rajonin verilindor. Rusia në anën tjetër ka njoftuar për dy dronë që u përplasen në rajone të ndryshme brenda Rusisë, por nuk dha detaje nëse ka pasur viktima. Në fjalimin e tij të përditshëm të shtunën, presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy, njoftoi për tre pilotë ukrainas që humbën jetën ndërsa fluturonin mbi Zhitomir, në perëndim të Kievit,…
Nuk kishte dyshime, por tashmë pritet vetëm prezantimi zyrtar: Roberto Mancini është trajneri i ri i përfaqësueses së Arabisë Saudite. Mancini u “arratis” nga stoli i Italisë, pikërisht për të nisur këtë aventurë të re, e denjë për një sheik. Mancini ka firmosur një kontratë deri në 2027 nga ku do të përfitojë 60 milionë euro. Mancini do të prezantohet të hënën e 28 gusht në orën 16:00. Objektivi i parë i teknikut italian është Kupa e Azisë që starton në janar të 2024, ndërsa më pas do të synojë kualifikimin për në Botërorin e 2026. Ish trajneri i Italisë…