Author: tirana

Policia e Gjirokastrës, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bashkëshorten e tij. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”, përfshirë edhe vendime kyçe nga aleatët perëndimorë sa i përket furnizimit të Kievit me armë dhe pajisje të rëndësishme. Kjo deklaratë e Zelenskyt erdhi disa orë pasi në mbarë Ukrainën u lëshuan alarmet paralajmëruese për sulme ajrore ruse dhe më pas autoritetet njoftuan se kanë shkatërruar disa raketa lundruese të Moskës, shkruan REL. Përmes një postimi në Telegram, Zelensky tha se pret që në javët në vijim të arrijnë “paketat e reja të mbrojtjes për ushtarët ukrainas”. “Artileri, autoblinda, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa dhe pajisje…

Read More

Policia e Sarandës, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Jani Rraku, 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasin Erion Xhuvani, 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon në të gjitha mediat online ditën e sotme, ku ajo shihet duke performuar me flamurin serb në dorë. Në një deklaratë për mediat, këngëtarja ka sqaruar se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka ditur se cilit shtet i përket, duke shtuar se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë vetëm pasi ka dalë nga skena. Ajo theksoi se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte të tregonte mungesë respekti ndaj popullit të saj. “Mbrëmë gjatë performancës në…

Read More

3 shtetas nga Turqia janë shpëtuar pasi kishin mbetur në det për shkak se veliera me të cilën po vinin nga Durrësi, pësoi defekt. Mësohet se gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Sarandës, 3 shtetas turq që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në det, për shkak se mjeti i tyre lundrues velierë kishte pësuar defekt.Menjëherë, shërbimet e Policisë iu kanë ofruar ndihmë 3 turistëve që po lundronin nga Durrësi, drejt Sarandës, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.…

Read More

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se korrupsioni në Ballkan është një problem i madh në këtë rajon. Ai ka theksuar se SHBA kërkon që të shohë rrugën europiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. “Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha Escobar. Ndër të tjera ai thotë se administrata e Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, ndërsa paralajmëron…

Read More

Myrto Uzuni ka folur në një intervistë të shkurtër për kanalin zyrtar të LaLiga-s në Twitter ku ka prekur tema si ajo e nisjes së karrierës, mbërritja në LaLiga, emocionet e përballjes me Real Madrid dhe suksesi i sezonit të fundit. Myrto Uzuni është një prej futbollistëve shqiptarë më në formë dhe më të suksesshëm aktualisht. Protagonist me kombëtaren shqiptare, ai po përjeton edhe majën e karrierës në një prej kampionateve më të fortë në botë, La Ligan spanjolle. Së fundmi ai ka folur në një intervistë të shkurtër për kanalin zyrtar të LaLiga-s në Twitter. “Kur vjen nga një…

Read More

Lufta e Rusisë në Ukrainë i ka lënë dhjetëra mijëra njerëz të vdekur, i ka detyruar miliona tjerë të zhvendosen dhe ka nxitur tronditje ekonomike në mbarë botën, në 18 muajt qëkur Moska nisi luftën, më 24 shkurt 2022. Më poshtë mund të mësoni detaje të tjera për ndikimin e luftës: Vdekje Lufta ka shkaktuar vdekje në një nivel që nuk është parë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi 9.000 civilë janë regjistruar si të vrarë dhe mbi 16.000 të plagosur deri në fund të korrikut, sipas të dhënave të Komisionarit të Lartë për të Drejtat e…

Read More

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për organizim të lotarive të palejueshme. Në Kuadër të operacionit policor të koduar “Game over 7” është bërë I mundur ndalimi i këtyre shtetasve të cilët u kapën në flagrancë, në Komunën e Parisit, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre. Në cilësinë e provës material janë sekuestruar 4 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një 52-vjeçar i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë është ekstraduar nga Britania e Madhe. Artan Muça i lindur në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”. Artan Muça, më 01 qeshor të vitit 1997, në një bilardo, në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B.M. Artan Muça është kapur në Britani të Madhe, në vitin…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Liria në Shkodër, ku i plagosur ka mbetur një këmbësor i paidentifikuar ende. Mësohet se mjeti ëq drejtohej nga shtetasi K. N., 73 vjeç, është përplasur këmbësorin, i cili i ka ndërprerë rrugën. Sakaq, ai u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë…

Read More

Njerëzit janë një specie sociale. Popujt prehistorikë jetonin në grupe farefisnore dhe fise të sunduara nga pleqtë. Gjatë mijëvjeçarëve, me zhvillimin e qytetërimeve, u shfaqën sisteme të ndryshme qeverisjeje. Rregullat e sjelljes, fillimisht të bazuara në zakone dhe besime fetare, u zyrtarizuan dhe ligjet u kodifikuan. Në Mesopotami (sot Irak), qytetërimi i parë në botë, Ur-Nammu, mbreti i Urit, nxori kodin e parë ligjor të njohur 4000 vjet më parë. Feja luajti një rol të madh në qytetërimet e hershme dhe në mënyrë të pashmangshme ndikoi në ligjbërje. Ligjet – veçanërisht ato që rregullojnë moralin ose respektimin e fesë –…

Read More