Author: tirana

Bie zjarr në një magazinë tek ish-godina e shkollës se rezervave në Shkodër. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve. Ata kanë arritur që të shmangin rrezikun per banesat e familjeve që banojnë pranë kësaj magazine.

Read More

Lideri bjellorus Alyaksandr Lukashenka ka thënë të premten se i kishte paralajmëruar mercenarët rusë, Yevgeny Prigozhin dhe Dmitry Utkin, të bënin kujdes se mund të përballeshin me kërcënime me jetë, si dhe këmbënguli se luftëtarët e Wagnerit do të qëndrojnë në Bjellorusi. Prigozhini besohet të ketë vdekur nga rrëzimi i një avioni privat në veri të Moskës më 23 gusht, rreth dy muaj pasi e udhëhoqi një kryengritje të dështuar drejt Moskës me grupin e vet mercenar, Wagner. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte zotuar fillimisht se do ta shkatërronte kryengritjen e Prigozhinit në qershor, por disa orë më vonë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pushimeve të një familjeje italo-shqiptare që po qëndronte në vendin tonë. Ata kanë humbur vajzën e tyre 19 muajshe, pasi gjendja e saj është përkeqësuar brenda dy ditësh. Familja kishte ardhur në Shqipëri për të takuar prindërit shqiptarë të nënës, por ishin prekur nga Covid-19. Megjithatë, mediat italiane shkruajnë se mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi përkeqësimin e shëndetit të vajzës Soleil, dhe humbjen e jetës në një spital në Shqipëri. Lajmi ka tronditur komunitetin e Monteprandone, ku prindërit Lorinda, Alessandro dhe vajza e vogël jeton dhe punon prej vitesh. Trupi i…

Read More

Në 24 Shtator 2023 do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë Kukës. Ndërkohë, opozita ka zbardhur emrat e kandidatëve të Primareve për bashkinë e Kukësit. Procesi do të zhvillohet më datë 27 gusht, me parimin një anëtar një votë Emrat e kandidatëve: 1- Uran Rakip Cengu 2-      Ylber Haxhi Zeneli 3- Gëzim Beqir Shehu 4- Ardian Sokol Elezi 5- Emri Haxhi Vata

Read More

Policia e Vlorës ka dalë me një reagim lidhur me helmimin e turistëve polakë. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, u paraqitën për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.  Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit. Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret që Ukraina ta marrë një vendim “të guximshëm” për themelimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën, gjatë një fjalimi në rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës në Prishtinë të premten vonë. Duke folur në këtë ngjarje, të organizuar më 25 gusht nga ambasadat e huaja në Prishtinë për shënimin e përvjetorit të 32-të të pavarësisë së Ukrainës, Osmani tha se mbështetja e Kosovës për Ukrainën “është parimore dhe orientohet nga vlerat e rrënjosura thellë në themelet e shtetit tonë sovran”. Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur…

Read More

Drejtoresha e spitalit të Vlorës, Bruna Mersini shprehet se gjendja shëndetësore e turistëve që mbërritën me shenja helmimi, paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Ajo sqaroi se bëhet fjalë për fëmijë të moshës 14-15 vjeç, pjesa më e madhe nga Polonia, ndërsa shtoi se po kryhen analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit. “Bëhet fjalë për disa fëmijë, të cilët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç, janë turistë nga Polonia. Këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, sepse kanë ardhur nga Shkodra prej mëngjesit dhe nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në ishullin e Karaburunit. Situata është nën kontroll”.

Read More

Një 23-vjeçar shqiptar është pikasur duke ecur i armatosur në Prevezë të Greqisë nga punonjës policie. Gjatë kontrollit policor, 23-vjeçarit iu gjet një revole e markës Smith & Wesson, dymbëdhjetë fishekë dhe mbetje kanabisi në makinën me të cilën udhëtonte. 23-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një çështje për shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.

Read More

Dafina Zeqiri mori vëmendjen sot me veprimin e fundit ndaj Sarës dhe Ledrit, të cilët i hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram. Pas këtij veprimi ajo ka postuar edhe një status ku shkruan se ka vendosur të mbyllë marrëdhëniet me njerëz që ajo i ka respektuar, ndërkohë ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. “Kam vendosur tu bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË”, ka shkruar Dafina.

Read More

Mbi 20 turistë raportohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike në Vlorë. Ata janë paraqitur në urgjencën e spitalit Vlorë, për marrjen e ndihmës së duhur shëndetësore. Sakaq, pritet të ketë edhe një reagim zyrtar nga policia, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Read More

Analisti Edvin Kulluri vlerëson se opozita po shkon drejt humbjes me mënyrën se si po vepron opozita për zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Në një intervistë për ABC News, analisti theksoi se PD duhet të ketë fuqi që të kapërcejë ngërçin e brendshëm, dhe se mbështetësit e Foltores duhet të ndahen nga Berisha. “Së pari nuk po shkojmë drejt zgjedhjeve por drejt humbjes. Situata është e qartë. Humbja do të jetë edhe më e rëndë sesa e Sinamatit për të njëjtën arsye. PD është e ndarë në dy pjesë, humbet energji në debatin e brendshëm se kush është shumica dhe…

Read More

Një 36-vjeçari shqiptar i identifikuar me emrin Armando Kola ka humbur jetën në një aksident rrugor në Brescia të Italisë.Kola me origjinë nga Shkodra ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’.  Edhe pse autoambulanca nuk u vonua në vendin e ngjarjes, fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.

Read More