Author: tirana

Për shkak të zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një burg në shtetin amerikan të Teksasit, më shumë se 650 të burgosur janë evakuuar, por nuk ka të lënduar. Të burgosurit u zhvendosën në pjesë të tjera të burgut në Huntsville, rreth 105 kilometra në veri të Houstonit, tha Amanda Hernandez, zëdhënëse e Departamentit të Korrigjimeve të Teksasit. Mësohet se zjarri ka përfshirë nënkulmin dhe katin e tretë të ndërtesës administrative.

Read More

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i presidentit rus Putin, ka vlerësuar figurën e Yevgeny Prigozhin që humbi jetën pas rrëzimit të avionit të tij në Moskë. “Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë,” tha Kadyrov në një postim të gjatë në Telegram. Në lidhje me kontributin e Grupit të Wagnerit në luftën e Rusisë në Ukrainë, Kadyrov tha: “Nuk ka dyshim se ai dha një kontribut të madh në fushëbetejë. Kjo meritë nuk mund t’i hiqet atij. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gjithë shtetin”, shtoi ai.

Read More

Bashkia e Gjirokastrës ka anuluar tenderin për trajtimin dhe tredhjen e qenve të rrugës. Vendimi në fjalë është marrë nga ana e kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi. Tenderi me vlerë 14 milionë lekë u zhvillua në 2 mars të vitit 2023, dhe pasi u shty dy herë nga kryebashkiaku Flamur Golemi për mosplotësim të dokumenteve, u vendos që të bëhej në fund të qershorit. Golemi bëri shpalljen e tretë formale më 24 korrik 2023 dhe më 14 gusht u bë anulimi përfundimtar i tenderit, me arsyetimin se në të tre rastet nuk është paraqitur asnjë ofertë.

Read More

Robert Berisha u fotografua pak javë më parënë shoqërinë e një vajze bjonde dhe u tha se këngëtari ka nisur një lidhje të re. Prive.al bën të ditur se vajza në fjalë quhet Leonita, është 26 vjeçe, shqiptare me banim në një prej shteteve skandinave. Në një prej postimeve të fundit të bukuroshes Roberti ka lënë një mesazh. “Nuk ka asgjë që s’më pëlqen tek ti”, është shprehur ai.

Read More

Shpirtrat e thyer ashtu mbeten gjithmonë, pasi dikush ka thyer zemrat e tyre. Abuzimi prindëror, mungesa e dashurisë dhe indiferenca e konsiderueshme. Gjatë viteve, marrëdhëniet “e pjekura” janë bërë një realitet i përditshëm. Megjithatë, asgjë nuk është idilike, siç lexohet shpesh në libra ose shihet në filma romantikë. E gjitha fillon në fëmijëri, por vazhdon në moshë madhore. Pyetja kryesore është: a mund t’i shërojmë shpirtrat e thyer? A jeni në dijeni të asaj që dëshironi? Në një marrëdhënie abuzimi, janë ata që keqtrajtojnë dhe ata që vuajnë, ose viktimat. Njerëzit që kujdesen për viktimën do të përpiqen t’i bëjnë…

Read More

Autoritetet greke kanë vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për biznesmenin shqiptare, Astrit Tota dhe dy shtetas, të cilët pak ditë më parë kapën dhe mbyllën në kamionë 13 emigrantë. Sakaq u janë hequr pasaportat dhe e drejta për të dalë jashtë territorit grek. Dje, shqiptari Tota dëshmoi për një media greke, se i kishte parë emigrantët në tentativë për të ndezur zjarr në pyjet e Evros. Ka qenë vetë Tota që ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio që mbante 25 emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze. Për këtë ngjarje, përveç…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit. Në një postim në rrjetet sociale ai njofton se në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij. Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para…

Read More

Rrota prej druri më e vjetër në botë ka ekzistuar për më shumë se 5000 vite Ajo u zbulua në vitin 2002, afro 19 km në jug të Lubjanës, kryeqyteti i Sllovenisë, dhe tani ndodhet në muzeun e këtij qyteti. Analiza e radio-karbonit që u përdor për të përcaktuar moshën e rrotës, arriti në përfundimin se ajo është diku midis 5.100 dhe 5.350 vjeçare. Qelizat e vdekura të lëkurës, janë një përbërës kryesor në pluhurin e shtëpisë Sipas studiuesve të Kolegjit Mbretëror në Londër, njerëzit heqin çdo orë rreth 200 milionë qeliza të lëkurës së tyre. Dhe ato duhet të…

Read More

Një urë që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur pasditen e sotme, duke u bërë rrezik për banorët e zonës. Ura u shemb pak minuta pasi autobusët e linjave kaluan mbi të. Ura kishte një lartësi prej 5 metrash dhe me gjatësi 10 metra. Kujtojmë se para pak ditësh një stuhi shiu që vërshoi mbi këtë zonë dëmtoi pjesërisht këtë aks rrugor si dhe prodhimet bujqësore në këtë zonë.

Read More

Në ditët e fundit të merkatos së verës, sulmuesi Joao Felix mund të kalojë nga Atletico te Barcelona. Sipas Jijantes FC, timonieri i ekipit katalanas, Xavi, ka aprovuar nënshkrimin e portugezit 23-vjeçar. Sipas burimit, portugezi do të shkojë në huazim pa të drejtë blerjeje. Kontrata aktuale e Joao Felix me Atleticon është deri në fund të qershorit 2027. Portali transfermarkt e vlerëson lojtarin portugez 50 milionë euro. Felix më parë foli për dëshirën për të luajtur për Barcelonën, pas së cilës u përball me reagime nga tifozët e Atleticos.

Read More

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli foli sot para mediave në prag të ndeshjes që Vllaznia luan në shtëpi ndaj Kukësit. Tekniku i kuqebluve u shpreh se skuadra do të vlerësojë maksimalisht kundërshtarin, duke shtuar se është një takim delikat edhe pse Kukësi nuk është në momentin më të mirë. “Kukësi? Janë marrë masa për ndeshjen me Kukësin dhe djemtë kanë punuar mirë. Kemi pasur harmonitë mirë. Na ka mërzitur fakti që Ardit krymi është jashtë dhe besoj mungon për 3-5 javë sepse ka pasur një rupturë në pjesën mbrapa. Duhet të shohim progresin që do të ketë në ditët në vijim.…

Read More

Pak ditë pas ndarjes së Britney Spears nga Sam Asghari, ylli tregon se nuk “rrezohet” dhe sigurohet të shijojë çdo moment. Ylli i popit dhe aktori vendosën të ndanin rrugët e tyre pas 14 muajsh martesë, ku Asgari e akuzoi atë për tradhti dhe gjithashtu raportoi për dhunë në familje. Megjithatë, këngëtarja duket se nuk është “përkulur” nga ndarja e saj dhe rikthehet më e ‘egër’ se kurrë në Instagram. Pas fotove ku shihet një burrë duke i puthur këmbët, Spears ka bërë një tjetër postim, këtë herë duke treguar veten. Në një video të postuar në llogarinë personale në…

Read More