Pesë persona janë proceduar penalisht në Shkodër pasi u kapën teksa gërryenin shtratin e lumit Buna me ekskavator dhe transportonin inertet me kamionë. Këta shtetas, përgjegjësi i një subjekti ekonomik dhe 4 punonjës, kryenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin. Policia ka sekuestruar gjithashtu ekskavatorin dhe tre kamionë të mbushur me inerte.
Author: tirana
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e supozuar të Yevgeny Prigozhin. “Vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë shtetin”, shkroi ai mbrëmë në Telegram, pak pasi presidenti rus Vladimir Putin foli për vdekjen e kreut të kompanisë mercenare Wagner. Kadyrov gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e Prigozhin. Kadyrov dhe Prigozhin të dy morën pjesë në pushtimin rus të Ukrainës. Për një kohë ata u shfaqën të bashkuar në kritikat e tyre ndaj udhëheqjes ushtarake ruse, por në fund të dy burrat u përplasën. “Ne ishim miq për një kohë…
Eldi Allushi i riu që është arrestuar për aksidentin me makinën tip BMW pranë liqenit të Tiranës ka deklaruar përballë hetuesve se shoferi i mjetit ishte Emiljano Nina që është në kërkim. 26-vjeçari ka treguar se, Nina pas aksidentit shkoi në banesën e tij, por nuk i tregoi për ngjarjen që kishte ndodhur. “Nuk tregova në polici se nuk doja ti bëja keq Emiljanos. Ai ma kërkoi makinën për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiljano pas aksidentit erdhi në shtëpi dhe fjeti gjumë, por mua nuk më tregoi për ngjarjen. Më mori në telefon një oficer policie…
Një biznesmen gjerman është arrestuar me dyshimin për shitjen e pajisjeve për të prodhuar pushkë snajper në Rusi, në kundërshtim me sanksionet e BE-së. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin Ulli S. i cili u ndalua në aeroportin e Frankfurtit të martën pasi u transferua nga Franca, ku ishte mbajtur në bazë të një urdhër-arresti evropian. ipas prokurorisë, Ulli S. kishte marrëdhënie biznesi me prodhuesit rusë të armëve në rolin e tij si drejtor menaxhues i një kompanie veglash makinerish në Gjermaninë jugore. Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, shkruajnë mediat…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, ka deklaruar sot para mediave se konsumatorët shqiptarë janë pa alternativa dhe të pambrojtur përballë rreziqeve teknologjike. Kraja ka denoncuar se problematikat e hasura janë të shumta teksa shton se shërbimi po degradon dhe një situatë që mund të ‘marrë emërtimin e një katastrofe digjitale me kosto të jashtëzakonshme për sigurinë tonë kombëtare’. Deklarata e plotë: Prej muajsh, konsumatorët shqiptarë shprehin shqetësime të shumta përballë rënies së cilësisë së shërbimit të ofruar nga operatorët e telefonisë celulare në vend. Pamundësi për të transferuar numrin, mos rakordim i pagesave, kosto të larta, ndërprerje…
Mjeku anestezist reanimator Apostol Vaso ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se është shkarkuar nga detyra si mjek pranë spitalit të Traumës për arsyen se “ka zero kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim” dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhëri i Mjekut. Pas shkarkimit ai shkruan se i mbetet “të dalë e të lypë për të siguruar jetesën”, “të zhduket nga sytë këmbët” ose “të sfidojë këdo qoftë edhe i vetëm”. Ai shprehet me ironi se strukturave të vlerësimit të aftësise punonjësve shëndetësore nuk u interesojnë puna shkencore apo nominimet dhe citimet në revistat më…
Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë nga policia pasi u kapën duke shitur kanabis në lokalin e tyre. Mësohet se 20-vjeçari G. K. dhe 50-vjeçari D. K. (babë e bir) shisnin lëndë narkotike nga ambientet e biznesit të tyre familjar. Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që u gjet gjatë kontrollit në lokal, ndërsa ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar që bashkëpunonte me dy të arrestuarit. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. DVP Tiranë Finalizohet nga…
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e shënuar dje në Delvinë ku 12 vjeçari u dërgua në spital me plagë të rënda pasi ishte kafshuar nga qentë. Mësohet se 12 vjeçari, Zenel H. Nga fshati Rusan i Delvinës, ka qenë duke ruajtur delet kur u sulmua nga qentë e një kopeje tjetër. Fëmija 12 vjec ka qenë me bagëti në një kullotë në periferi të fshatit Rusan të Delvinës, që njihet si vendi i staneve të bagëtive. Fëmija ka qenë vetëm me bagëti i pashoqëruar nga ndonjë i rritur apo familjar i tij. Babai i të miturit por dhe çobani po japin dëshmi…
Dy shtetase janë vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas policisë mësohet se të arrestuar janë shtetaset 33 vjeç dhe 29 vjeç, banuese në Romë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, në vijën e dytë, në pkk Kakavije, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetaset 33 vjeçe dhe 29 vjeçe, banuese në Romë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre, në vijën e dytë, në pkk Kakavije, u gjet dhe u sekuestrua…
Goditet grupi kriminal në Spanjë. Nga aksioni i kryer në Portin e Algeciras nga autoritetet spanjolle u sekuestruan një sasi rekord, 9.5 tonë kokainë. Kokaina e gjetur në kontejnerë me babanë vinte nga Ekuadori. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar. Beteja për të goditur grupet kriminale vazhdon paralajmërojnë autoritetet spanjolle. Ndërsa në 2018 forcat dhe trupat e sigurisë së Shtetit zhvilluan gjithashtu një betejë të ashpër , ku pas më shumë se 14,000 operacioneve, pati mbi 13,400 të arrestuar.
Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se nëse në Shpirag do të zbulohet naftë të parët që do të përfitojnë do të jenë pensionistët. ‘Rritja e pagave dhe pensioneve nuk vijnë nga i njëjti drejtim. Gropa e trashëguar e pensioneve është gropa më e thellë dhe e gjerë sepse shkon edhe përtej vetë periudhës demokratike për pensionet, jemi akoma jo aty ndërkohë që shpresojmë urojmë që zbulimi i Shpiragut të funksionojë dhe nga ai zbulim të parët që do të përfitojnë janë pensionistët.’- tha Rama.
Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandropoli të Greqisë.Bëhet me dije se ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura.