Author: tirana

Dikur Ledri dhe Dafina ishin një nga çiftet më të bujshme, por sot kur artisti është baba, duket se ata ruajtën një raport miqësor, madje edhe Dafina ksihte një shoqëri me Sarën, gruan e reperit. Së fundmi shkas u bënë tekstet e këngëve identike që u morën si komunikim mes tyre. Buja në rrjetet padyshim nuk u ka shpëtuar as atyre madje Ledri ngacmoi me koment tek profili i Dafinës duke shkruar një fragment nga teksti, të cilin e fshiu shpejt. Por çfarë ndodhi papritur? Dafina ka hequr nga lista e atyre që ndjek Ledrin dhe Sarën, kjo e fundit…

Read More

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të premte kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. I shoqëruar nga zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama pa nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier, ku kanë përfunduar 42% e punimeve. Rama theksoi se “falë Samitit të Bashkimit Europian në Tiranë hyri më në fund në korridoret europiane pas vitesh të tëra ‘luftë’ dhe së bashku me aksin Durrës-Prishtinë-Nish do t’i japë përfundimisht portit të ri tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje-Perëndim për lëvizjen e mallrave”. Kryeministri informoi edhe se po punohet…

Read More

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani sigurisht merr qindra mesazhe në ditë nga ndjekësit e saj. Arbana ka ndarë në InstaStory disa prej mesazheve që i dërgon një ndjekëse e “apasionuar” pas saj, por ka edhe një kërkesë për të. Moderatorja ka postuar një foto ku duken mesazhet që ndjekësja i dërgon, ku komenton veshjen e Arbanës dhe zgjedhjet e look-ut të saj, por në fakt janë mesazhe që vajza mendon se po ja dërgon një mikeshe. “Sa fustani të bukur ka shtriga”,-shkruan vajza në fjalë. Më pas ajo sërish harron se kujt po i shkruan dhe i…

Read More

Zyrtarët amerikanë besojnë se përplasja e avionit që mendohet se ka vrarë Yevgeny Prigozhin ishte shkaktuar qëllimisht. “Vdekja e Yevgeny Prigozhin është një humbje serioze për shtetin, edhe pse kohët e fundit udhëheqësi Wagner nuk kishte parë ose nuk kishte dashur të shihte atë që po ndodh në Rusi”,-është qëndrimi që mban lideri çeçen, Ramzan Kadyrov ku edhe e ka cilësuar Prigozhin si një “mik” të vjetër. “Yevgeny ishte shumë aktiv për moshën e tij, ai ishte një person i rëndësishëm kombëtar. Por kohët e fundit ai nuk e ka parë ose nuk ka dashur të shohë atë që po…

Read More

Lionel Messi ka gjetur kohë dhe është bërë pjesë e videoklipit të këngës së re të kolumbianit Maluma. Ylli argjentinas, kampion i botës, nuk ka dal shumë nga zona e komfortit të tij, pasi është shfaqur në stadiumin DRV PNK të Inter Miamit, ndërsa mban në duar edhe trofeun e kupës të fituar nga skuadra e David Beckham. Teksa prezantoi këngën, Maluma shkroi në Instagram: “Për të madhin Leo Messi”.

Read More

Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj pritet që Vjosa Osmani të vizitojë Shqipërinë. Ende nuk bëhet me dije arsyeja e vizitës së presidentes së Kosovës, pasi agjenda është akoma në fazë përgatitore. Shqipëria dhe Kosova duket se po kalojnë një krizë në marrëdhënien dypaleshe, ndërsa kujtojmë që kryeministri Edi Rama anuloi takimin mes dy qeverive të parashikuar të mbahej në Gjakovë.

Read More

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 2.9 ballë ka goditur Tiranën. Epiqendra e tërmetit, sipas Rrjetit Kombëtar të Monitorimit Sizmik ka qenë në Baldushk, në një thellësi 32.1km. Po ashtu, lëkundje të lehta janë regjistuar edhe në Konispol, me një magnitudë 2.4.

Read More

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka dhënë një qëndrim lidhur me problemet e raportuar dhe ndërhyrjet në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Në reagimin zyrtar, IDM shpreh shqetësimin lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundmi. “Theksojmë se kjo nuk është e para thyerje e sigurisë së të dhënave personale dhe sensitive të shtetasve në Shqipëri, ku edhe më herët IDM i është bashkuar shqetësimit të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në reagim. Reagimi i plotë Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundi në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Theksojmë…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Bala ka reaguar sërish për situatën me zjarret në Laç. Balla thotë se Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e autorit të vënies së zjarrit në Laç. Nga ana tjetër, ministri bën thirrje që gjykatësit e këtyre çështjeve të mbyllin kapitullin e mosndëshikimit të kësaj vepre penale. Në pranga ra 41-vjeçari, Vladimir Hysku. “Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës! Në pritje…

Read More

Rihanna, një nga artistet më të njohura në mbarë botën, duket se ka dhënë një zgjidhje paksa të kushtueshme për të fituar atë që personazheve VIP, u mungon aq shumë: Privatësia. Ylli me famë botërore, ka blerë një shtëpi prej 5 mijë metra katror në “Beverly Hills” të Kalifornisë, Rihannës kjo blerje e re i kushtoi 10 milion dollarë. Shtëpia që ajo ka blerë është e stilit “Tudor” dhe po ashtu është afër shtëpisë që ajo e bleu vitin e kaluar, mbi 13 milionë dollarë, MansionGlobal.

Read More

I Ngarkuari me Punë, David Wisner në ambasadën e SHBA në Tiranë, zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të caktuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-deputetin e PS-së, Ervin Bushati. Diplomati Wisner e uroi Bushatin për detyrën e tij të re dhe vlerësoi lidhjet historike mbi të cilat ndërtohen marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Wisner shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për rolin vendimtar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe si bashkë-penëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për çështjet e Ukrainës. ish-deputeti Ervin Bushati do të jetë ambasador jorezident në Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe…

Read More

Nga ROLAND QAFOKU Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, emri i Qazim Mulletit më doli dy herë. Herën e parë i përfshirë në atentatin ndaj mbretit Zog më 21 shkurt 1931 në Vjenë në të cilin mbeti i vrarë adjutanti Llesh Topollaj dhe u plagos ministri i Oborrit Mbretëror Eqrem Libohova. Si referencë kisha jo vetëm dokumente arkivorë shqiptare dhe austriake por edhe disa gazeta vjeneze të kohës, veçanërisht “Wiener Neuse Nachrihten”, e cila pak ditë pas ngjarjes kishte publikuar një listë të pjestarëve të komplotit që policia i…

Read More