Author: tirana

Shteti fqinj, Greqia vijon luftën me zjarret prej gati një jave, duke iu afruar gjithnjë e më shumë kryeqytetit Athinë. Sipas ministrisë greke për krizat klimatike dhe mbrojtjen civile, në të gjithë vendin janë ende aktive 355 zjarre. Për zjarrvënie të qëllimshme janë arrestuar 79 persona ndërsa orët e fundit janë parandaluar vatrat e reja në malin Parnitha, në veriperëndim të Athinës. Nga zjarret kanë humbur jetën 20 vetë. “Po kryeni krime kundër vendit tuaj. Zjarret që ju ndizni, janë kërcënimi më I madh për pyjet, pronat dhe mbi të gjitha, jetën njerëzore”,-tha ministri Vasilis Kikilias për mediat. Vatra më…

Read More

Velipoja është plazhi më verior i Shqipërisë me bukurinë dhe kontrastet e forta që e karakterizojnë, ndërkohë që ky bregdet renditet ndër më të pastrit në vend për cilësinë e ujërave. Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga plazhi i Velipojës, i cili frekuentohet çdo vit nga mijëra pushues vendas e të huaj. “Me energjinë e mirë që vjen nga Velipoja, xhevahiri i plazheve të veriut që po kalon një sezon fantastik për nga pushuesit dhe pastërtia e bregdetit”, u shpreh kryeministri. Në Velipojë gjendet një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në…

Read More

Policia serbe ka nisur që t’i terrorizojë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kalojnë transit nëpër Serbi. Siç ka shkruar gazeta KOHA në Maqedoni, me një përvojë të tillë është përballë së fundmi një familje shqiptare nga Gostivari, burrë e grua dhe djali i mitur, që në Beograd ishin ndaluar nga Policia e ishin marrë në stacion vetëm pse djali i mitur kishte bluzë me shqiponjë. Policia kishte mbajtur familjen për një natë dhe e ka dënuar me 30 mijë dinarë si dhe e ka shpallur “non-grata” deri në vitin 2031. Për rastin ka reaguar ambasadori i Kosovës në Maqedoninë…

Read More

Në mes të një sherri, një 24-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në një lokal në lagjen nr.1 të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale mes disa të rinjve. I plagosuri R.J. 24 vjeç u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, 22-vjeçarin me iniciale U.B. Por për këtë ngjarje janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vetë i plagosuri, pasi gjatë konfliktit goditën me grushte autorin e dyshuar të plagosjes me thikë, 22-vjeçarin U.B. Të proceduarit…

Read More

Shqipëria vjon që të mbajë “kurorën” e vendit të parë, të kërkesave për azil në Britaninë e Madhe, me 11,790 aplikime. Afganët ishin kombësia e dytë më e zakonshme, me 9,964 aplikime, pothuajse dyfishi i numrit në 12 muajt e mëparshëm (5,154). Më shumë se 19,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin deri më tani këtë vit, me 345 persona që kaluan të mërkurën. Statistikat e sotme të emigracionit zbuluan se numri i rasteve të azilit ka arritur një rekord të ri. Një total prej 175,457 personash prisnin një vendim fillestar për një kërkesë për azil…

Read More

Greqia është goditur nga valë të shumta zjarresh këtë javë, pretendimet e pabaza se azilkërkuesit qëndrojnë prapa tyre nxitën urrejtjen kundër emigrantëve në internet. Spekulimet u shtuan pasi një grup prej 13 burrash pakistanezë dhe sirianë u akuzuan nga vendasit se u kapën në flagrancë duke u përpjekur ta ndiznin një zjarr jashtë qytetit Alexandroupoli, në rajonin Evros, në kufi me Turqinë. Njëri nga vendasit e publikoi më 22 gusht një video të drejtpërdrejtë në Facebook, ku shiheshin emigrantë të grumbulluar në një rimorkio, teksa vendasi mburrej se i kishte kapur personat që po përpiqeshin të “na digjnin”. “Mos u…

Read More

Fatmira Breçani është prej shumë dekadash në skenë, por edhe në festa familjare dhe klubet më të njohura të vendit dhe disaporës. Mes shumë këngëve të zonës së saj dhe kryesisht të veriut ajo në repertorin e saj ka edhe një këngë për politikanin e djathtë Sali Berisha edhe ai me të njejtën origjinë si këngëtarja. Fatmira këtë këngë e ka kënduar prej vitesh madje edhe në festa ku vetë Sali Berisha ka qënë i pranishem madje për këtë këngë shpesh ajo është pyetur në emisione ku ka qënë e ftuar, por ditët e fundit hasëm në një video që…

Read More

Mbrëmjen e kaluar, dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në një lokal në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Të plagosurit janë Albert Gjinaj, 28-vjec, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B.C, F.C dhe K.C, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Informacion paraprak Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit…

Read More

Këtë të premte, parashikohet që pas mesditës dhe në vijim, vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat veriore dhe verilindore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të ulen si në dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 37°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Read More

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u dorëzua tek autoritetet e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020 në atë shtet, një proces që zgjati vetëm 20 minuta dhe që përfshiu një element historik: fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si i dyshuar. Ish-presidenti u la i lirë kundrejt një garancie prej 200,000 dollarësh dhe u kthye në aeroport për t’u rikthyer në Nju Xhersi, ku ai ka një nga rezidencat e tij. Dorëzimi i ish-presidentit Trump tek autoritetet e zbatimit të ligjit është bërë tashmë një pamje…

Read More

Dashi Fotografia astrale ju lejon të jetoni shumë më mirë. Kushdo që ka pasur një problem ekonomik apo pune, falë ndihmës së njerëzve të afërt, ka arritur të ndalojë gjithçka dhe të ulë dëmet. Afërdita është e favorshme dhe kjo është një periudhë e rëndësishme për këdo që synon të vërtetojë një histori. Demi Të premten gjatë orëve në vijim, disa borxhe të grumbulluara gjatë dy viteve të fundit mund të kthehen në peshë. Mund të ketë edhe disa rezultate për t’u vendosur në familje. Jupiteri në shenjë do të sjellë reagime. Kushdo që ka dyshime nëse do të rinovojë…

Read More