Policia e Tiranës nëpërmjet pamjeve filmike ka evidentuar shkelje të qarkullimit rrugor. Bëhet me dije se drejtuesi i një “Benzi” është gjobitur me 60 000 lekë, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara. “Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara. Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor! Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!“, njofton policia.
Author: tirana
E njohur për rolin si “Gruaja mace”, aktorja Halle Berry është divocuar nga ish-bashkëshorti i saj Olivier Martinez. Çifti i ka dhënë fund martesës së tyre 3-vjeçare dhe kanë rënë dakord me një marrëveshje mbi kujdestarinë e djalit të tyre Maceo. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata përmes një deklarate në rrjetet sociale. “Me zemër të thyer ne kemi marrë vendimin për divorc. Ne do ecim përpara me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe do të fokusohemi tek ajo që është më e mira për djalin tonë. I urojmë njëri-tjetrit veç lumturi në jetë dhe shpresojmë që edhe…
PS do të përfaqësohet nga Albert Halilaj në zgjedhjet e 24 shtatorit që do të zhvillohen në Kukës për kreun e ri të Bashkisë. Lajmin e ka konfirmuar drejtuesi politik i PS për Kukësin, Pandeli Majko. “Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim”, shkruan Majko në një postim në rrjetet sociale. Vendi i kryebashkiakut në Kukës mbeti vakant me largimin e Safet Gjicit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas rrëzimit të avionit, ku raportohet se ka ndërruar jetë Prigozhin. Putin u ka dërguar ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve, ndërsa e përshkroi kreun e Wagner, Yevgeny Prigozhin, si një njeri të talentuar. “Së pari dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave, kjo është gjithmonë një tragjedi”, tha ai. “Do të doja të theksoja se këta njerëz kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në kauzën tonë të përbashkët në luftën kundër regjimit neonazist”, shtoi Putin, duke iu referuar luftës së Rusisë…
Almeda Abazi do të rikthehet në Shqipëri si prezantuese. Kryefjala.com ka mësuar se Almeda ka marrë ftesë për të prezantuar festivalin e fundvitit në RTSH. Organizatorët dhe drejtori i përgjithshëm gazetari i mirënjohur, Alfred Peza po merren seriozisht me eventin më të madh të vitit. Almeda ka prezantuar vite më parë “Kënga Magjike” si dhe programin “Dancing with the Stars”. Ajo jeton prej vitesh në Turqi dhe është martuar me një prej aktorëve më të famshëm turk, Tolgahan Sayisman. Së fundmi çifti ishte me pushime në jug të Shqipërisë, por mesa duket Almeda do të rikthehet sërish në fundvit për festivalin në…
Sektori energjetik në vend ka regjistruar një performancë pozitive. Prodhimi i energjisë ka pësuar një rritje të fortë me 37,8% në periudhën prill –qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të Instat për shkak të reshjeve gjatë kësaj kohe rezerva ujore dhe prodhimi nga hidrocentralet arriti vlerën 2.269 Gwh nga 1.647 Gwh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022. Kjo bëri që nevojat për energji të plotësohen nga prodhimi vendas duke ulur blerjet e energjisë dhe duke rritur eksportet .Në raportin e INSTAT theksohet se Importi i energjisë elektrike shënoi një rënie me 46,5 % ndërsa Eksporti…
Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Dushë Verri në Kopaçëz të Delvinës. Zjarri për momentin është i izoluar dhe larg zonës së banuar. Sakaq vatra të tjera zjarri janë regjistruar edhe në zonën e Stillos dhe Likojanit në Konisopol.
Partizani mundet 1-0 në Kazakistan nga vendasit e Astanës në ndeshjen e parë të play-off të Conference League, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit në grupe të këtij kompeticioni. Një humbje minimale që lë shanse për të kuqtë në kthim. Vendasit ushtruan presion që në fillim të ndeshjes dhe krijuan disa mundësi shënimi, ndërsa të kuqtë më shumë u mbrojtën dhe nuk shfrytëzuan për asnjë moment në pjesën e parë kundërsulmin. Dhe pas shumë tentativash, kazakët gjetën golin e parë në minutën e 41-të me anë të Loçar, i cili me një gjuajtje nga jashtë zone mposht portierin Qirko.…
Qeveria këtë të enjte ka vendosur për të kaluar Kalanë e Lëkursit kalon në administrim të ministrisë së Kulturës. Sipas vendimit mësohet se kalaja me sipërfaqe totale 8211.4 (tetë mijë e dyqind e njëmbëdhjetë pikë katër) m2, por dhe 7 ndërtesat që ndodhen në këtë kala do i kalojnë nën administrim ministrisë së Kulturës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të enjten se vendi i tij nuk ka “të bëjë asgjë” me vdekjen e supozuar të shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, nga rrëzimi i një avioni më 23 gusht. Ai ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për këtë. “Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë situatë, kjo është e sigurt. Mendoj se të gjithë e dinë se kush është përgjegjës”, tha Zelensky më 24 gusht, një ditë pasi një avion privat, në të cilin Prigozhin ishte i regjistruar si udhëtar, u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut. Hetuesit i kanë…
Saga e Mbappe duket se nuk ka fund, por deklarata e Ancelottit duket se e ka konfirmuar diçka. Në një konferencë për shtyp, Ancelotti ka deklaruar se skuadra e tij është e kompletuar. “Unë nuk dua më nënshkrime të reja, 100% i sigurt për këtë. Skuadra ime është totalisht e kompletuar”, kanë qenë fjalët e teknikut italian. Duket se Real Madrid nuk do të tentojë të transferojë sulmuesin francez, të paktën për këtë sezon. Ndoshta në janar ose në merkaton e radhës të verës, klubi spanjoll do të bëjë tentativën e fundit për Kylian Mbappe.
Të paktën një person mbeti i vrarë dhe 16 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ruse ndaj Ukrainës këtë të enjte, njoftuan zyrtarët vendas, ndërsa Kievi shënon 32 vjetorin e pavarësisë nga Moska. Sulmet ku mbetën të plagosur civilët u kryen në qytetet Kherson dhe Dnipro dhe në një qytet që ndodhet në vijën e frontit, Kurakhove. Një fermer u vra nga sulmet në Kherson, ndërsa mes tre të plagosurve ishte edhe një fëmijë. Dhjetë persona të tjerë u plagosën në qendër të qytetit të Dnipros, ndërsa autoritetet shtuan gjithashtu se nga sulmet u dëmtuan më shumë se…