Author: tirana

Çështje Beleri vazhdon të jetë e nxehtë si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi, me shtetin fqinj të përfshirë “kokë e këmbë” dhe që kërcënon vendin tonë me veto për integrimin në BE, nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet nga burgu. Pak ditë më parë gazetari grek Pavlos Papadoupolos, publikoi një artikull kritikues për këtë çështje në të përditshmen “Kathemerini”. Kryeministri Rama i ka shkruar personalisht gazetarit dhe i ka kërkuar që për shkrimin do të duhej të kishte marrë edhe argumentat e tij, ndërsa po ashtu i ka kërkuar që edhe ai të ketë te drejtën e…

Read More

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, për një rast të përshtatjes së një lokali në Patos, për shitjen në doza, të drogave të forta, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. F., 39 vjeç, banues në Margëlliç, Patos. Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 298 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme perzirësish për këtë…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vendin. Balla shprehet se me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve. Postimi i plotë i ministrit Taulant Balla: Zjarret në vend, Me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit…

Read More

Shumë prej aktorëve që tashmë janë të rritur kanë qenë pjesë e paharrueshme e fëmijërisë sonë Por duke qenë se rritja është pjesë e jetës, disa nga këta aktorë kanë çuar më tej karrierën e tyre në Hollywood, ndërsa të tjerët thjesht zgjodhën një rrugë tjetër karriere. Bright Side përgatiti një listë me fotografi për t’ju treguar se si duken aktorët tuaj të preferuar fëmijë sot, të cilat lënë të kuptohen se koha me të vërtetë fluturon shumë shpejt. Raven-Symoné That’s So Raven — Raven Baxter Millie Bobby Brown Stranger Things — Eleven Angus T. Jones Two and a Half Men —…

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar një 59-vjeçar, i cili goditi me mjet prerës (kosore) vëllai e tij 74-vjeçar dhe mbesën 47-vjeçe. Njoftimi i policisë: DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, ku si pasojë, humbën jetën 2 shtetas italianë, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. R., 17 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe…

Read More

Një aksidenti i rëndë i mori jetën dy turistëve italianë në Sarandë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka rënë në prangat e policisë, bëhet fjalë për 17-vjeçarin Elio Raku. Ngjarja ndodhi në aksin Sarandë-Ksamil. Automjeti drejtohej nga 17-vjeçari, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar. Viktimë e këtij aksidenti të rëndë mbetën 24-vjeçari Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano. Lidhur me këtë aksident tragjik reagoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku njoftoi pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Adriatik Shehu.

Read More

Nga Anila Hoxha/*Histori e vështirë për t’u treguar.I lashë pushimet mbas një telefonate që më njoftoi: nesër del para gjyqtares Majlinda Doga, në Tiranë një nënë me shtatë vajzat e saj. Kërkojnë urdhër mbrojtjeje nga kryefamiljari sepse ai nuk pranon që të bijat të ndjekin shkollën.Kur po udhëtoja drejt Tiranës, mendova çdo version të mundshëm. Atë të disave që kam ndeshur në seanca gjyqësore, që nguten t’i martojnë bijat, të thyer nga paragjykimi dhe dobësia për t’i lënë të lira në jetën e tyre. Derisa ato të zgjedhin vetë. Të parat mbërritën vajzat dhe e ema. Ishin marrë në mbrotje…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ndërpresë çdo marrëdhënie financiare me deputetin Arben Ahmetaj. Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se me këtë vendim Ahmetaj nuk përfiton rrogën mujore të deputetit dhe asnjë tjetër përfitim financiar, siç janë dietat, shtesa e rrogës për pjesëmarrje në komisionet parlamentare, rimbursim i karburantit dhe telefonit, raporton BW. Vendimi ka hyrë në fuqi që prej datës 14 Korrik, ditë kur Kuvendi votoi dhënien e lejes Prokurorisë Speciale për të arrestuar ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, nën akuzën për korrupsion në çështjen e inceneratorëve. Në seancën e 14 Korrikut Kuvendi miratoi me 117 vota pro të mazhorancës…

Read More

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një shtetas në kërkim, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”. Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Laçit dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi: E. D., 42 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të…

Read More

Monica Bellucci ka folur për marrëdhënien e saj me Tim Burton, në një intervistë të dhënë për “Harper’s Bazaar” spanjolle. Aktorja e famshme italiane ka pozuar në kopertinën e revistës së famshme të modës dhe ka dhënë një panoramë të shkurtër të romancës së saj me regjisorin e njohur, të cilën e ka konfirmuar zyrtarisht pak javë më parë. Duke diskutuar për partnerin e saj, ajo e quajti Burton “të mrekullueshëm”. Në veçanti, ajo tha: “Kam gjetur te Tim [Burton] një shpirt të mrekullueshëm. Takova një shpirt spektakolar”. Romanca e saj me regjisorin amerikan vjen dhjetë vjet pas ndarjes nga…

Read More

Pothuajse në fundin e sezonit turistik, Policia Kufitare vijon monitorimin e vijës bregdetare, ku gjatë 24 orëve të fundit nga Ksamili në Shëngjin janë bllokuar 15 mjete lundruese. Bëhet fjalë për 6 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone të bllokuar për disa shkelje. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Nga Ksamili në Shëngjin, bllokohen 15 mjete të tjera lundruese, si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare. 12 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokur nga Policia Kufitare e qarkut Durrës. Mjetet e bllokuara: 6 Jet…

Read More

Këtë verë, Tirana, për herë të parë nuk ka shfaqur asnjë problematikë serioze nga zjarret. Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi punën e zjarrfikësve, por edhe u shprehu mirënjohjen qytetarëve, të cilët, tha ai, kanë vepruar në kohë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga flakët në kryeqytet. Falë kësaj, shtoi Veliaj, Tirana nuk ka pasur gjatë muajit Gusht as probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. “Dua të falënderoj të gjithë kolegët, sidomos kolegët e zjarrfikësve sepse ka qenë ndoshta, viti më i mirë për Tiranën, dhe falë vigjilencës, zjarret janë kapur në kohë, ndaj dua të vlerësoj jashtë mase punën…

Read More