Një zjarr ka rënë në malin e Shpiragut në Berat. Dyshohet se shkak është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë. Mësohet se dhjetëra forca zjarrfikëse janë nisur drejt zonës. Për shkak të mungesës së rrugës, zjarrfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë, dhe po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.
Author: tirana
Një 12-vjeçar është sulmuar nga 6 qen në fshatin Rusan të Delvinës. Fëmija është transportuar në urgjencën e Spitalit të Sarandës, me plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe me hemorragji. I mituri me iniciale Sh. H, është sulmuar nga qentë teksa ndodhej në një stan.
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shëngjin. Nga të dhënat paraprake raportohet për një person që ka marrë një plumb në këmbë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Forcat policore kanë rrethuar zonën.
Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici është shprehur se prej disa javësh Kadastra është nën sulme të vazhdueshme. Ky reagim vjen pas noterë, sistemi bankar dhe tregu imobiliar kanë ngritur prej disa ditësh shqetësimin e përbashkët lidhur me vonesat në kthimin e përgjigjeve nga Agjencia Kombëtare e Kadastrës dhe mungesën e profesionalizmit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bici shkruan se noterët kanë filluar të “ngrenë krye” pasi ASHK ka nisur procesin e ri të punës pas rinxhinierizimit të sistemit duke thënë se ata tregoheshin apatik para këtij zhvillimi për problemet e njerëzve. “Pse kërkojnë të gjithë me…
Në listën e publikuar nga Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror me emrat e pasagjerëve që humbën jetën një ditë më parë në veri të Moskës, ndodhej edhe stjuardesa Kristina Raspopova. Emri i 39-vjeçares mori shumë vëmendje për faktin se ishte e vetmja femër që ndodhej në avionin që u rrëzua. Ajo punonte në kompaninë MNT Aero dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private. Pak para tragjedisë, ajo u ankua te të dashurit e saj për një vonesë misterioze në fluturim. Disa orë para udhëtimit, e ndjera postoi në rrjetet sociale valixhet e saj me mbishkrimin “Kabina”. Vëllai i saj është zëvendësprokurori i Jemanzhelinsk, Yevgeny…
Unë jam një blogere udhëtimesh nga Londra. Të intriguar prej kohësh nga gjithçka që kisha dëgjuar për Shqipërinë e ardhshme, partneri im Dan dhe unë rezervuam një fundjavë katërditore në kryeqytet, Tiranë, shkruan në një artikull Laura Millar, të botuar në “Lonely Planet”. Megjithëse nuk kisha bërë shumë kërkime për qytetin, isha e vetëdijshme se vendi në tërësi ishte shumë më i lirë se Britania e Madhe, kështu që ne po prisnim të kënaqnim veten me ushqimet tradicionale, disa shëtitje dhe pak kulturë. Ne pamë hotele të mirë që fillonin nga rreth 45 dollarë, por ne zgjodhëm një vend të…
Xhorxha me akuzat se kishte planifikuar në mënyrë të paligjshme për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 në këtë shtet. Atij i është rezervuar një vend në burgun e qarkut, hera e parë kjo për një ish-president amerikan. Dorëzimi i Trump, që vjen mes një lëkundjeje të papritur të ekipit të tij ligjor, pason debatin presidencial në Milwaukee e një nate përpara mes rivalëve të tij kryesorë për nominimin republikan në 2024. Prania e tij në Xhorxha, ndonëse ka të ngjarë të jetë e shkurtër, ka tërhequr sërish vëmendjen e kundërshtarëve. Akuzat nga prokuroria e Qarkut Fulton përbëjnë çështjen e…
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video lidhur me situatën e zjarreve në Greqi, ku Shqipëria ka kontribuar me zjarrfikës dhe mjete. Kreu i qeverisë shkruan se efektivët shqiptarë në Greqi janë tërësisht të angazhuar për të shuar flakët në zonën e Aleksandropulit. “Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”, shkruan Rama.
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet opozita dhe përçarjen brenda PD-së. Ai thekson se nuk është dakord me Berishën kur vjen pjesa e bashkëpunimit me Metën, me argumentin se ky koalicion e ka rrënuar PD-në. “Berisha mund ta vlerësojë sa herë të dojë Metën. Berisha është Berisha, Murrizi është Murrizi dhe si unë mendojnë dhe të tjerë. Unë nuk jam dakord me Berishën në këtë pikë. Dhe s’kam qenë dakord edhe për koalicionin që do të bëhej në 24 maj. Nëse Berisha e quan sukses humbjen, është punë e tij. Ka rritur në mënyrë…
Dafina Zeqiri ka postuar një foto ku duket e përqafuar nga krahët e një mashkulli, ndonëse ka zgjedhur të mos e bëjë publike fytyrën. Ky postim ditën e sotme vjen pas disa fotografive me të njëjtin fustan të zi, të publikuara nga Dafina nga mbrëmja e djeshme me përshkrimin: Date night.
Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten Alil Demirin, i cili kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “terrorizëm” për vrasjen e pesë të rinjve më 2012 në Shkup, njoftoi policia maqedonase. Demiri, 38 vjeç, u arrestua më 24 gusht në Kosovë, ku besohet se ka qëndruar qëkur u arratis pasi u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2012 nga një gjykatë e shkallës së parë, në rastin e njohur si “Monstra”. Rasti u kthye në rigjykim dhe ai u dënua sërish me burgim të përjetshëm…
Italianët Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano humbën jetën pas një aksidenti në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. Mediat italiane shkruajnë se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit. Por ka rezultuar fatale, teksa janë përplasur nga Benz-i që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rraku, i cili ndodhej në mjet bashkë me një bashkëmoshatar. Lidhur me këtë aksident tragjik reagoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku njoftoi pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Adriatik Shehu.