Author: tirana

Një 39-vjeçar me inicialet H.D, banues në Prishtinë ka rënë në prangat e Policisë Kufitare të Morinës ditën e sotme pasi tentoi të kontrabandonte mallra të ndryshme drejt vendit tonë. “Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Grupi Wagner ka të ngjarë të mos ekzistojë më si një strukturë ushtarake paralele pothuajse e pavarur pas vdekjes së Prigozhin, sipas një instituti të ekspertëve amerikanë. Instituti për Studimin e Luftës, tha se humbja e udhëheqjes qendrore të grupit në rrëzimin do të thotë se grupi nuk ka gjasa t’i mbijetojë fushatës së ministrisë ruse të mbrojtjes për të shkatërruar organizatën pasi Prigozhin udhëhoqi luftëtarët e saj në një rebelim kundër Moskës në fundi i qershorit. Ministria ka krijuar kompani private ushtarake që kanë rekrutuar personelin aktual dhe të mëparshëm të Wagner për të marrë kontrollin e operacioneve të…

Read More

Juristi i njohur Shkëlqim Hajdari i pranishëm Portin e Durrësit për të pritur arkëmortin me eshtrat e ish-Prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit, tha se për të mbërritur deri tek kjo ditë rruga nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht u realizua. Gjithashtu ai theksoi se Qazim Mulleti ishte një figurë e madhe dhe se shqiptarët duhet ta mësojnë këtë gjë. “I jemi bashkangjitur vullnetit të familjes Mulletit për të ndihmuar sadopak, ka qenë jo e lehtë, por sot kemi arritur këtë ditë. Është një ditë e lumtur për familjen në radhë të parë, por për të gjithë komunitetin. Shqiptarët nga…

Read More

Zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen e flakëve të zjarrit në Malin Shpirag në Berat. 50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme kur zjarri mori përmasa të mëdha. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situata është e vështirë për shkak të terrenit, por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.

Read More

Makina në pronësi të Etnor Alushit, 29-vjeç, i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme. Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur rreth orës 02:00 të mëngjesit, pronarët kanë konstatuar mjetin në flakë. Alushi deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen e këtij gjesti. Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Read More

Kur kanë kaluar dy muaj nga masakra e Larushkut me një të vrarë e dy të plagosur, Policia e Shtetit ende nuk ka mundur të gjejë dhe marrë në pyetje Gentjan Bejtjan. Ai konsiderohet se ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në derën e vilës së tij. Nga ana e policisë ka dyshime se ai fshihet në disa baza në Lezhë, por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat. Viktimë e atentatit mbeti Ramazan Sino, kunati i Bejtjas dhe u plagosën dy djemtë e tij, kur njëri mori plagë të lehta. Pas ngjarjes policia arrestoi Valter Bamin, të cilit iu…

Read More

Amendamentet e Kodit Penal të Republikës Sërpska, të cilat kanë hyrë zyrtarisht në fuqi më 25 gusht në këtë entitet të Bosnje dhe Hercegovinës, duke e bërë shpifjen vepër penale. Më 25 gusht skadoi afati ligjor prej tetë ditësh pas publikimit të ndryshimeve në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska dhe ato dispozita hynë në fuqi. Sipas ndryshimeve ligjore të miratuara në seancën e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska më 20 korrik, shpifja u shndërrua në vepër penale. Bërja e deklaratave dashakeqe ose të pavërteta për një person definohet si shpifje dhe për këtë vepër parashihen gjoba nga 1.000 deri në…

Read More

Superjahti i Emirit të Katarit është ankoruar mëngjesin e së premtes në Portin e Durrësit “Katar” është jahti 124 m i gjatë, i cili kushton 400 milionë dollarë. Ai është ankoruar në kalatën numër 4 të portit të Durrësit. Ky jaht është ndërtuar në vitin 2010 nga kompania prestigjiozi “Lürssen”. Ai përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe kuverta nga druri tik. Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit.

Read More

Kthehen në atdhe nga Roma eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti. Arkëmorti me eshtrat e Milletit ka mbërritur në Portin e Durrësit. Ishte shoqata “Tirona Intellectum”, e cila njoftoi pak ditë më parë se eshtrat e ish-prefektit të Tiranës do të kthehen në Shqipëri. Familjarët e ish-prefektit e kanë pritur arkëmortin në Port, të shoqëruar nga kreu i shoqatës “Tirana”, ish-prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi si dhe juristi Shkëlqim Hajdari, i cili ka qenë koordinator i procesit për kthimin e eshtrave të tij. Ceremonia e rivarrimit të tij do të mbahet në 28 gusht në Shish-Tufinë. Mbesa e Qazim…

Read More

Shefi i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça i akuzuar nga opozita se ka ndërhyrë në serverin e sistemit TIMS, duke marrë të dhënat me një USB, thotë se është një gënjeshtër. Sipas Muçës, të dhënat e sistemit TIMS as janë transferuar, as janë tjetërsuar. Ai thotë se është i gatshëm të përballet për akuzat me këdo në organet e drejtësisë. “Pikërisht për këtë, unë në vijimësi kam kërkuar informacion mbi mënyrën e kryerjes së proçedurës së back-up nga personat që e kishin detyrë funksionale. Vërejta se back-up, një proçedurë aq e domosdomoshme dhe e rëndësishme, nuk ishte kryer…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar. Ermal (Fation) Skënder Dumo është i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge. Pritet ekstradimi në Itali. “Gjatë operacionit, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi Ermal (Fation) Skender Dumo, 39 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Apelit në Trento, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Në vijim të veprimeve procedurale, nga…

Read More

Një sherr mes të rinjëve mbrëmë në Shëngjin, ka lënë të plagosur dy persona. 28-vjeçari Alebert Gjinaj dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën. Nga pamjet dëgjohen klithma dhe të qara njerëzish. Fillimisht ka patur një sherr banal më herët mes personave të përfshirë në këtë përleshje të armatosur, ndërsa saktësuan se ata kanë qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe në zonë janë dëgjuar fillimisht zhurma të thyrjeve të gotave dhe shisheve brenda lokalit ku po qëndronin.

Read More